27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MËSIMI 5.1; 5.2

Dhjetëshet e plota. Njihu me numrin 100

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të emërtojë numrat deri në 100 me dhjetëshe të plota.

Të klasifikojë përbërësit e numrave dyshifrorë në rendet përkatëse: njëshe

(kube), dhjetëshe (shufra), qindëshe (pllaka).

Të dallojë rendet në numrat dyshifrorë.

KONCEPTET KRYESORE: kube (njëshe), shufra (dhjetëshe), pllaka (qindëshe),

rende, numra njëshifrorë, numra dyshifrorë.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Mësuesja zhvillon këtë veprimtari:

-Para se të kalohet në punën me librin, e gjithë veprimtaria e zhvilluar ka lidhje me

paraqitjen e kubeve, shufrave dhe rendeve që përfaqësojnë ata te numrat me dy shifra.

Mësuesja shkruan në tabelë numra njëshifrorë e dyshifrorë dhe kërkon që vetë nxënësit

të dallojnë dy llojet e bashkësive të formuara dhe cilësinë e tyre të përbashkët. Termat

njëshifrorë dhe dyshifrorë duhen shoqëruar me kubet dhe shufrat. Kryhen disa paraqitje

të numrave të ndryshëm, që nxënësit të dallojnë figurativisht ndryshimin e tyre.

Bashkohen 10 kube para se të jepet koncepti i shufrës; gjithashtu bashkohen 10 shufra,

që të jepet kuptimi i pllakës. Kjo veprimtari duhet zhvilluar me kujdes, që nxënësit të

kuptojnë paraqitjen e ushtrimeve të librit të tipit: 1 shufër=10 kube apo 1 pllakë=10

shufra për të arritur te barazimi 1 pllakë=100 kube.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Hapet teksti dhe punohen ushtrimet që synojnë të bëhen këmbime të shufrave me

kubet, drejtshkrim të dhjetësheve të plota, mbledhje me to (të ndihmuar nga mbledhja e

numrave brenda dhjetëshes së parë). E rëndësishme është puna me boshtin numerik

(me dhjetëshe të plota), si dhe zgjidhja e situatave problemore (të shoqëruara nga

paraqitja me skemë).

3- REFLEKTIMI

Në këtë fazë bëhet kontrolli i dijeve të marra gjatë orës së mësimit.

Mund të punohen vargje numrash apo shkrimi i numërorëve, që mësuesja mund të japë

të paraqitur me shufra apo me kube.

Detyrë shtëpie:

Punohet fleta e punës e mësimit ose, si detyrë plotësuese për nxënësit e nivelit të parë,

mësuesja mund të kërkojë që të emërtohen numrat deri në 100 si shumë dy ose tre

mbledhorësh (sigurisht me dhjetëshe të plota).

43

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!