27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

MËSIMET 4.9, 4.10

Veprimet me numrin 20

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të emërtojë numrat si shumë.

Të zbërthejë numrin 20 si shumë dy mbledhorësh.

Të gjejë shumën në boshtin numerik.

Të zhvillojë situata të ndryshme problemore nisur nga zbatimi i mbledhjes deri në 20.

KONCEPTET KRYESORE: operatorë, varg numerik, bosht numerik, mbledhur +

mbledhur = shumë, rendi i dhjetësheve, rendi i njësheve.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Mësuesja zhvillon këtë veprimtari:

-Gjen shumën me objekte të ndryshme, të cilat i paraqet në tabelë duke dalluar termat e

mbledhjes. Mund të operohet me dy-tre mbledhorë.

Jepet vargu i numrave deri në 20 duke bërë krahasimin midis dhjetëshes së parë e të dytë.

Do të ndalohet në drejtshkrimin e saktë të numrave me fjalë si dhe në zbërthimin e

numrave si shumë dy ose më shumë mbledhorësh (për nxënës të përparuar).

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Hapet teksti. Njihen nxënësit me temën.

Jepen në tabelë ushtrime tipike me boshtin numerik, ku nxënësit mund të kenë

paraqitur vështirësi (sidomos mbledhja ose zbritja në të, pasi është një mënyrë

abstrakte e të menduarit të nxënësit). Qarkimi me nga 10 dhe plotësimi i tabelës nuk

paraqet vështirësi për nxënësit, pasi janë familjarizuar me të.

3- REFLEKTIMI

Këtë çast mësuesja mund ta shfrytëzojë për t’u kërkuar nxënësve të zgjidhin situata të

ndryshme problemore, ku kërkohet zbatimi praktik i njohurive të marra.

Detyrë shtëpie:

Jepet fletorja e punës dhe ushtrime plotësuese që përfshijnë zbritjen në boshtin

numerik, zbërthimin e numërorëve në dy ose tre mbledhorë, zbritjen në shtyllë etj.

PUNË E PAVARUR

Ushtrimet janë një përmbledhje e njohurive të marra për emërtimin e numërorëve me

dy dhe tre mbledhorë. Ushtrimi 2 synon të plotësohet tabela me faktet e mbledhjes (e

cila, për nxënës të përparuar do të jepet të shkruhet në formë barazimesh në fletore).

Ushtrimi 3 synon të rikujtojë njohuritë e marra në gjeometri/plan për të ndërtuar

segmente me gjatësi të dhënë krahasuar me një segment të ndërtuar nga vetë nxënësit.

41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!