27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MËSIMI 4.8

Krahasimi i gjatësive (me sy)

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të dallojë ndryshimet e trupave në gjatësi.

Të përdorë fjalët më i/e gjatë apo më i/e shkurtër për të krahasuar gjatësitë e trupave.

Të vërë në dukje karakteristikën e veçantë të një trupi, krahasuar me trupat e tjerë.

Të përshkruajë mënyrën e krahasimit të gjatësisë së trupave.

KONCEPTET KRYESORE: gjatësi, më i/e gjatë, më i/e shkurtër.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Mësuesja zhvillon këtë veprimtari:

-Nxjerr para klasës 3-4 fëmijë të gjatësive të ndryshme (vajza dhe djem) dhe u kërkon

të gjejnë ndryshimet e tyre pa e përmendur fjalën gjatësi. Nxënësit mund të sugjerojnë

ndryshimet në ngjyrën apo modelin e flokëve, shëndetin apo bukurinë e tyre. Aq më

mirë! Në këtë mënyrë dallimet do të jenë në funksion të mësimit të ditës. Mësuesja

ndalon në çastin kur fillon të krahasohet gjatësia dhe duhet pasur shumë kujdes në

përdorimin e saktë të fjalëve krahasuese më i/e gjatë apo më i/e shkurtër, sepse shpesh

nxënësit kanë vështirësi në përdorimin e tyre. (Përdoren më i lartë apo më i ulët dhe

anasjelltas për sende dhe njerëz.)

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Hapet teksti. Njihen nxënësit me temën.

Nxënësit nxiten të mendojnë për figurat e paraqitura dhe të dallojnë gjatësitë e

fëmijëve apo të sendeve në figurë. Duhen pyetur sa më shumë nxënës, në mënyrë që të

përdorin fjalët krahasuese edhe me saktësi gjuhësore.

Ushtrimi 2,3,4 krahason gjatësinë e segmenteve duke përdorur termat e njohur: më i

gjatë se…..më i shkurtër se…..po aq…..sa. Duhet theksuar se ky dallim mund të bëhet

vetëm DUKE KRAHASUAR apo duke vendosur pranë njëri-tjetrit segmentet ose

objektet për krahasim.

Në ushtrimin 6 bëhet një ripërsëritje e fakteve të mbledhjes deri në 20.

3- REFLEKTIMI

Në këtë fazë bëhet kontrolli i dijeve të marra gjatë orës së mësimit.

Mësuesja mund t’i nxitë nxënësit që ata, vetë, të dallojnë objekte për krahasim gjatësish duke

përdorur mjetet e punës apo objektet e ndryshme në klasë. Në këtë çast mund të përdoret

puna në grupe dyshe, që nxënësit, nëpërmjet punës ndërvepruese, të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Detyrë shtëpie:

Jepet fletorja e punës ku nxënësit duhet të vizatojnë segmente sipas kërkesës dhe të

krahasojnë gjatësinë e objekteve. Kjo fletë pune duhet të korrigjohet për të gjithë

klasën që mësuesja të ketë të qartë shkallën e përvetësimit të krahasimit të objekteve,

kuptimin e segmentit, drejtëzës apo gjysmëdrejtëzës nga të gjithë nxënësit.

40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!