Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print Matematika 2 - Media Print

mediaprint.al
from mediaprint.al More from this publisher
27.12.2014 Views

Zhvillimi i mësimit 1- EVOKIMI Mësuesja zhvillon këtë veprimtari: Para se të kalohet në punën me librin, e gjithë veprimtaria e zhvilluar ka lidhje me paraqitjen e kubeve, shufrave dhe rendeve që përfaqësojnë ata te numrat me dy shifra. Mësuesja shkruan në tabelë numra një e dyshifrorë dhe kërkon që vetë nxënësit të dallojnë dy llojet e bashkësive të formuara dhe cilësinë e tyre të përbashkët. Termat njëshifrorë dhe dyshifrorë duhen shoqëruar me kubet dhe shufrat. Kryhen disa paraqitje të numrave të ndryshëm, që nxënësit të dallojnë figurativisht ndryshimin e tyre. Bashkohen 10 kube, para se të jepet koncepti i shufrës. Kjo veprimtari duhet zhvilluar me kujdes, që nxënësit të kuptojnë paraqitjen e ushtrimeve të librit të tipit: 1 shufër =10 kube. 2- REALIZIMI i KUPTIMIT Hapet teksti. Në fillim është dhënë paraqitja e disa numrave dyshifrorë të “përkthyer” në kube. Ushtrimet e para në mësim synojnë të japin figurativisht përbërjen e numrave brenda 20, formimin e tyre duke i dhënë herë si numërorë të zbërthyer e herë si numërorë të plotë. Do të ngulmohet në përdorimin e termave matematikorë si: rendi i dhjetësheve, boshti numerik. Ushtrimet për renditjen e numrave në vargje numerike do të ndihmojnë mësuesen si një lloj matjeje diagnostike për të ndihmuar nxënësit që akoma kanë vështirësi në dallimin e numrave më të vegjël apo më të mëdhenj. 3- REFLEKTIMI Në këtë fazë bëhet kontrolli i dijeve të marra gjatë orës së mësimit. Mund të punohet me vargje numrash apo shkrim të numërorëve, që mësuesja mund t’i japë të paraqitur me shufra apo me kube. Detyrë shtëpie: Punohet fleta e punës e mësimit ose, si detyrë plotësuese për nxënësit e nivelit të parë, mësuesja mund të kërkojë që vetë nxënësit të krijojnë vargje numrash dhe të argumentojnë se çfarë llojesh kanë krijuar. Problemat duhen argumentuar të nesërmen në klasë për të dalluar nëse nxënësit përdorin me qartësi dijet e tyre në zgjidhjen e situatave të përditshme. MËSIMI 4.3 Vijat dhe llojet e tyre (drejtëz, gjysmëdrejtëz, segment) OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: Të emërtojë vijat sipas llojit të tyre. Të dallojë segmentet nga drejtëzat e gjysmëdrejtëzat. Të vizatojë segmente, drejtëza e gjysmëdrejtëza duke i emërtuar. KONCEPTET KRYESORE: drejtëz, gjysmëdrejtëz, segment, vijë e lakuar e hapur (e mbyllur), vijë e drejtë. 37

Zhvillimi i mësimit 1- EVOKIMI Mësuesja zhvillon këtë veprimtari: Mësuesja vizaton në tabelë disa vija të drejta, të vendosura në pozicione të ndryshme. Nxënësit do të tregojnë se çfarë janë ato. Duhet ngulmuar në përdorimin e termit vija dhe jo viza, siç është prirja të përdoret në gjuhën e përditshme. Më pas mësuesja vizaton disa vija të lakuara të llojeve të ndryshme. Nxënësit duhet të dallojnë ndryshimin midis llojeve të tyre dhe t’i paraqesin me fjalët e veta. Kjo figurë (ose tjetër, e ngjashme) mund të paraqitet që nxënësit të dallojnë llojet e ndryshme të vijave të ndërthurura në të njëjtën figurë. Nëse shihet e nevojshme, mund të shfrytëzohet edhe në një moment tjetër të mësimit (p.sh. në fazën e reflektimit.) Për t’i dalluar më lehtë, mund të përdoren shkumësat me ngjyra të ndryshme. Shumë rëndësi ka përdorimi i saktë i termave vijë e drejtë, vijë e lakuar për të arritur tek kuptimi i drejtëzës, gjysmëdrejtëzës dhe segmentit. 2- REALIZIMI I KUPTIMIT Në punën me librin synohet të bëhet dallimi midis drejtëzës, gjysmëdrejtëzës dhe segmentit. Nxënësit do të dallojnë vijat në figurë dhe në planin e saj. Ushtrimi 3 synon të realizojë të kuptuarit e llojeve të ndryshme të njohura më parë dhe t’i ndërthurë këto njohuri me ato të sapomarra. Rubrika MBAJ MEND duhet të lexohet e të ndalohet aty, derisa nxënësit ta kenë kuptuar plotësisht. 38

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Mësuesja zhvillon këtë veprimtari:

Mësuesja vizaton në tabelë disa vija të drejta, të vendosura në pozicione të ndryshme.

Nxënësit do të tregojnë se çfarë janë ato. Duhet ngulmuar në përdorimin e termit vija

dhe jo viza, siç është prirja të përdoret në gjuhën e përditshme.

Më pas mësuesja vizaton disa vija të lakuara të llojeve të ndryshme.

Nxënësit duhet të dallojnë ndryshimin midis llojeve të tyre dhe t’i paraqesin me fjalët e veta.

Kjo figurë (ose tjetër, e ngjashme) mund të paraqitet që nxënësit të dallojnë llojet e

ndryshme të vijave të ndërthurura në të njëjtën figurë. Nëse shihet e nevojshme, mund

të shfrytëzohet edhe në një moment tjetër të mësimit (p.sh. në fazën e reflektimit.) Për

t’i dalluar më lehtë, mund të përdoren shkumësat me ngjyra të ndryshme. Shumë

rëndësi ka përdorimi i saktë i termave vijë e drejtë, vijë e lakuar për të arritur tek

kuptimi i drejtëzës, gjysmëdrejtëzës dhe segmentit.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Në punën me librin synohet të bëhet dallimi midis drejtëzës, gjysmëdrejtëzës dhe

segmentit. Nxënësit do të dallojnë vijat në figurë dhe në planin e saj.

Ushtrimi 3 synon të realizojë të kuptuarit e llojeve të ndryshme të njohura më parë dhe

t’i ndërthurë këto njohuri me ato të sapomarra. Rubrika MBAJ MEND duhet të lexohet

e të ndalohet aty, derisa nxënësit ta kenë kuptuar plotësisht.

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!