27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Mësuesja zhvillon këtë veprimtari:

Para se të kalohet në punën me librin, e gjithë veprimtaria e zhvilluar ka lidhje me

paraqitjen e kubeve, shufrave dhe rendeve që përfaqësojnë ata te numrat me dy shifra.

Mësuesja shkruan në tabelë numra një e dyshifrorë dhe kërkon që vetë nxënësit të dallojnë

dy llojet e bashkësive të formuara dhe cilësinë e tyre të përbashkët. Termat njëshifrorë dhe

dyshifrorë duhen shoqëruar me kubet dhe shufrat. Kryhen disa paraqitje të numrave të

ndryshëm, që nxënësit të dallojnë figurativisht ndryshimin e tyre. Bashkohen 10 kube, para

se të jepet koncepti i shufrës. Kjo veprimtari duhet zhvilluar me kujdes, që nxënësit të

kuptojnë paraqitjen e ushtrimeve të librit të tipit: 1 shufër =10 kube.

2- REALIZIMI i KUPTIMIT

Hapet teksti. Në fillim është dhënë paraqitja e disa numrave dyshifrorë të “përkthyer” në kube.

Ushtrimet e para në mësim synojnë të japin figurativisht përbërjen e numrave brenda

20, formimin e tyre duke i dhënë herë si numërorë të zbërthyer e herë si numërorë të

plotë. Do të ngulmohet në përdorimin e termave matematikorë si: rendi i dhjetësheve,

boshti numerik.

Ushtrimet për renditjen e numrave në vargje numerike do të ndihmojnë mësuesen si një

lloj matjeje diagnostike për të ndihmuar nxënësit që akoma kanë vështirësi në dallimin

e numrave më të vegjël apo më të mëdhenj.

3- REFLEKTIMI

Në këtë fazë bëhet kontrolli i dijeve të marra gjatë orës së mësimit.

Mund të punohet me vargje numrash apo shkrim të numërorëve, që mësuesja mund t’i

japë të paraqitur me shufra apo me kube.

Detyrë shtëpie:

Punohet fleta e punës e mësimit ose, si detyrë plotësuese për nxënësit e nivelit të parë,

mësuesja mund të kërkojë që vetë nxënësit të krijojnë vargje numrash dhe të argumentojnë

se çfarë llojesh kanë krijuar. Problemat duhen argumentuar të nesërmen në klasë për të

dalluar nëse nxënësit përdorin me qartësi dijet e tyre në zgjidhjen e situatave të përditshme.

MËSIMI 4.3

Vijat dhe llojet e tyre (drejtëz, gjysmëdrejtëz, segment)

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të emërtojë vijat sipas llojit të tyre.

Të dallojë segmentet nga drejtëzat e gjysmëdrejtëzat.

Të vizatojë segmente, drejtëza e gjysmëdrejtëza duke i emërtuar.

KONCEPTET KRYESORE: drejtëz, gjysmëdrejtëz, segment, vijë e lakuar e hapur (e

mbyllur), vijë e drejtë.

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!