27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Problema 6 është vetëm për nxënësit e talentuar në matematikë. Ajo kërkon vëmendje,

aftësi kuptimore, matematikore dhe një të kuptuar krijues e kritik për të arritur në

zgjidhjen e saj sipas kërkesave. Faza finale përmbyllet me dhënien e zgjidhjes së saj në

formë veprimesh të përmbledhura me operatorë.

3-REFLEKTIMI

Kjo fazë shfrytëzohet për të përmbushur nevojat e veçanta të nxënësve që nuk kanë

kuptuar gjatë zgjidhjes së problemave.

Detyrë shtëpie:

Mund të jepen problema të librit (që nuk janë zgjidhur në klasë) ose problema të

formuluara nga vetë mësuesja. Në këtë orë, domosdoshmërisht që duhen dhënë

problema të përshtatura sipas niveleve të nxënësve.

MËSIMI 3.8

Mënyra të ndryshme të mbledhjes

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të emërtojë numrat si shumë.

Të gjejë shumat e dy mbledhorëve.

Të mbledhë sipas mënyrës së kërkuar.

KONCEPTET KRYESORE: Plotësim i 5, veçim i 5, mbledhorë të barabartë.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Jepet kuptimi i fjalës plotëso duke dhënë shembuj me numra. P.sh: Plotëso 5 në

ushtrimin 4+3. Sa i duhen 4 për t’u bërë 5 Ku do ta marrë borxh Sa ngelet 3 kur i

marrim borxh Etj.

Jepet kuptimi i fjalës veço duke dhënë shembuj. P.sh: 6+3 veçojmë 5 nga 6 →

6+2→5+3 etj.

Jepet kuptimi i mbledhorëve të barabartë duke ndarë p.sh 4=2 + 2; 6=3+3; 8=4+4, etj.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Hapet teksti. Jepen në tabelë ushtrime si të shembujve të librit që nxënësit të kenë të qartë

zgjidhjen e ushtrimeve sipas kërkesave të dhëna, duke i shoqëruar me punën me rrethorë.

3- REFLEKTIMI

Në këtë fazë bëhet kontrolli i dijeve të marra gjatë orës së mësimit. Do të punohet

ushtrimi 5, ndërsa ushtrimi 6 do të kthehet në barazime në fletore.

Detyrë shtëpie:

Do të punohet fleta e punës së mësimit.

Pas këtij mësimi do të zhvillohet punë e pavarur.

33

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!