Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print Matematika 2 - Media Print

mediaprint.al
from mediaprint.al More from this publisher
27.12.2014 Views

MËSIMI 3.4 Si të gjesh numrin sekret OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: Të dallojë vargjet e numrave rritës ose zbritës në një kufizim të dhënë. Të eliminojë numrat sipas kërkesës. Të shpjegojë mënyrën e veprimit sipas kërkesës. Të zgjidhë situata të ndryshme nisur nga zbatimi i kërkesave të dhëna. KONCEPTET KRYESORE: varg numerik, numër sekret. Zhvillimi i mësimit 1- EVOKIMI Zhvillohet një bisedë mbi kuptimin e fjalës sekret apo numër sekret. Do të pranohen mendimet e nxënësve dhe do të tentohet të zhvillohen veprimtari për gjetjen e një fjale apo numri që mësuesja mendon, por pa dhënë asnjë orientim. Pas disa tentativave, nxënësit do të arrijnë në përfundimin se nuk mund ta gjejnë një numër sekret, nëse nuk dinë asgjë për të. Atëherë do të jepen të dhëna një e nga një. Mund të fillohet me një të dhënë p.sh: është numër nga 0-5. Lihen nxënësit të tentojnë dy herë. Jepet një orientim i ri: është numër më i madh se 2. Jepen disa përgjigje. Më pas: është numër më i vogël se 4. Tani nxënësit e gjejnë numrin sekret. Mësuesja dhe nxënësit arrijnë në përfundimin, se për të gjetur numrin sekret duhet të jepen disa të dhëna. Mund të zhvillohen disa veprimtari të tilla. 2- REALIZIMI I KUPTIMIT Gjatë kësaj faze zhvillohet puna me librin, duke ndaluar në çdo hap për t’u kuptuar mirë nga nxënësit. E rëndësishme është që çdo fazë të përvetësohet mirë para se të hidhemi në hapin tjetër. 3-REFLEKTIMI Në këtë moment mund të kalohet në punën me grupe dyshe me numra sekretë të menduar nga njëri prej nxënësve të grupit dhe gjetur nga tjetri. Mësuesja mund të shfrytëzojë të dhëna mungesore, të dhëna gabim nga nxënës të caktuar dhe kërkon që të gjenden gabimet e të korrigjohen këto gabime nga vetë fëmijët. Detyrë shtëpie: Jepen detyrë vargje numrash me numra “sekretë” dhe kërkohet nga nxënësit që të përcaktojnë të dhënat për gjetjen e tyre p.sh: në vargun 6 7 9 10 ku mungon numri 8, nxënësit do të japin të dhënat: 31

Numri është midis numrit 6 deri në 10. Numri është më i vogël se 9 dhe më i madh se 6. Numri është mes numrit 7 dhe 9 etj. Gjithsesi do të pranohen të dhëna të formuluara sipas dëshirës së nxënësve, mjafton që të japin të dhëna të sakta dhe orientuese. PUNË E PAVARUR (pas mësimit 3.5) Me këto ushtrime synohet të jepen emërtime të ndryshme të numrave si shumë dy mbledhorësh, si dhe krahasime të shumave apo ndryshesave të numrave brenda dhjetëshes së parë. Rëndësi ka ushtrimi 2, që synon të dallohet veprimi i duhur që e kthen barazimi në të vërtetë. Tek problema duhet ngulmuar në shpjegimin e skemës që paraqet zgjidhjen e saj. MËSIMI 3.7 Problema OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: Të kuptojë të dhënat e problemave. Të shpjegojë mënyrën e veprimit sipas kërkesës. Të zgjidhë situatat problemore duke shpjeguar veprimet e bëra. KONCEPTET KRYESORE: numër sekret, shumë, mbledhor, rezultat. Zhvillimi i mësimit 1- EVOKIMI Mësimi fillon me situata problemore të improvizuara me numra sekretë dhe të dhëna që orientojnë drejt zgjidhjes së tyre. 2- REALIZIMI I KUPTIMIT Nxënësit lihen të lirë e të pavarur, të lexojnë e të zgjidhin problemat 1, 2, 3 dhe 4. Pas punimit kontrollohet zgjidhja e tyre dhe ndihmohen nxënësit që nuk kanë arritur në një zgjidhje të saktë. Problema 5 është e një vështirësie më të madhe: ajo zgjidhet me operatorë dhe është e përbërë nga zgjidhje komplekse prej dy veprimesh. Në këtë problemë ushtrohen nxënësit të lexojnë me kujdes problemën dhe të nxjerrin të dhënat që lexojnë (në këtë mënyrë shmanget puna mekanike). Gjithashtu edhe fjalori i përdorur është më specifik. Fjala rezultati është përdorur për të zgjeruar gamën e fjalëve që tregojnë përfundimin e një veprimi ose zgjidhjen e një probleme. 32

Numri është midis numrit 6 deri në 10.

Numri është më i vogël se 9 dhe më i madh se 6.

Numri është mes numrit 7 dhe 9 etj.

Gjithsesi do të pranohen të dhëna të formuluara sipas dëshirës së nxënësve, mjafton që

të japin të dhëna të sakta dhe orientuese.

PUNË E PAVARUR (pas mësimit 3.5)

Me këto ushtrime synohet të jepen emërtime të ndryshme të numrave si shumë dy

mbledhorësh, si dhe krahasime të shumave apo ndryshesave të numrave brenda

dhjetëshes së parë. Rëndësi ka ushtrimi 2, që synon të dallohet veprimi i duhur që e

kthen barazimi në të vërtetë. Tek problema duhet ngulmuar në shpjegimin e skemës që

paraqet zgjidhjen e saj.

MËSIMI 3.7

Problema

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të kuptojë të dhënat e problemave.

Të shpjegojë mënyrën e veprimit sipas kërkesës.

Të zgjidhë situatat problemore duke shpjeguar veprimet e bëra.

KONCEPTET KRYESORE: numër sekret, shumë, mbledhor, rezultat.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Mësimi fillon me situata problemore të improvizuara me numra sekretë dhe të dhëna

që orientojnë drejt zgjidhjes së tyre.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Nxënësit lihen të lirë e të pavarur, të lexojnë e të zgjidhin problemat 1, 2, 3 dhe 4. Pas

punimit kontrollohet zgjidhja e tyre dhe ndihmohen nxënësit që nuk kanë arritur në një

zgjidhje të saktë.

Problema 5 është e një vështirësie më të madhe: ajo zgjidhet me operatorë dhe është e

përbërë nga zgjidhje komplekse prej dy veprimesh. Në këtë problemë ushtrohen

nxënësit të lexojnë me kujdes problemën dhe të nxjerrin të dhënat që lexojnë (në këtë

mënyrë shmanget puna mekanike). Gjithashtu edhe fjalori i përdorur është më specifik.

Fjala rezultati është përdorur për të zgjeruar gamën e fjalëve që tregojnë përfundimin e

një veprimi ose zgjidhjen e një probleme.

32

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!