27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MËSIMI 3.4

Si të gjesh numrin sekret

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të dallojë vargjet e numrave rritës ose zbritës në një kufizim të dhënë.

Të eliminojë numrat sipas kërkesës.

Të shpjegojë mënyrën e veprimit sipas kërkesës.

Të zgjidhë situata të ndryshme nisur nga zbatimi i kërkesave të dhëna.

KONCEPTET KRYESORE: varg numerik, numër sekret.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Zhvillohet një bisedë mbi kuptimin e fjalës sekret apo numër sekret. Do të pranohen

mendimet e nxënësve dhe do të tentohet të zhvillohen veprimtari për gjetjen e një fjale

apo numri që mësuesja mendon, por pa dhënë asnjë orientim. Pas disa tentativave,

nxënësit do të arrijnë në përfundimin se nuk mund ta gjejnë një numër sekret, nëse nuk

dinë asgjë për të. Atëherë do të jepen të dhëna një e nga një. Mund të fillohet me një të

dhënë p.sh:

është numër nga 0-5. Lihen nxënësit të tentojnë dy herë.

Jepet një orientim i ri:

është numër më i madh se 2. Jepen disa përgjigje.

Më pas:

është numër më i vogël se 4. Tani nxënësit e gjejnë numrin sekret.

Mësuesja dhe nxënësit arrijnë në përfundimin, se për të gjetur numrin sekret duhet të

jepen disa të dhëna.

Mund të zhvillohen disa veprimtari të tilla.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Gjatë kësaj faze zhvillohet puna me librin, duke ndaluar në çdo hap për t’u kuptuar

mirë nga nxënësit. E rëndësishme është që çdo fazë të përvetësohet mirë para se të

hidhemi në hapin tjetër.

3-REFLEKTIMI

Në këtë moment mund të kalohet në punën me grupe dyshe me numra sekretë të

menduar nga njëri prej nxënësve të grupit dhe gjetur nga tjetri. Mësuesja mund të

shfrytëzojë të dhëna mungesore, të dhëna gabim nga nxënës të caktuar dhe kërkon që

të gjenden gabimet e të korrigjohen këto gabime nga vetë fëmijët.

Detyrë shtëpie:

Jepen detyrë vargje numrash me numra “sekretë” dhe kërkohet nga nxënësit që të

përcaktojnë të dhënat për gjetjen e tyre p.sh: në vargun 6 7 9 10 ku mungon numri 8,

nxënësit do të japin të dhënat:

31

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!