27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MËSIMI 2.4

Mosbarazimet. Operatori në veprime me numrat

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të riprodhojë faktet e mbledhjes dhe të zbritjes brenda 5.

Të lidhë mbledhorët me veprimin e mbledhjes (e të zbritjes) në tabelat me operatorë.

Të planifikojë zbatime të këtyre veprimeve në situata problemore të jetës së

përditshme.

KONCEPTET KRYESORE: operatorë, numra njëshifrorë, ndryshesë, shumë,

mbledhorë, krahasim.

Zhvillimi i mësimit

1. EVOKIMI

Mësuesja zhvillon këtë veprimtari:

Për këtë mësim, veprimtaritë e zhvilluara në këtë fazë përmbledhin fakte të mbledhjes

apo të zbritjes brenda 5. Mund të përdoren forma të larmishme: me gojë, me shkrim,

situata problemore. Rikujtohet lidhja midis termave mbledhor + mbledhor = shumë.

Punohen tabela të tipit:

MBLEDHOR 2 4 1 2

MBLEDHOR 1

SHUMË 5 3 2

Në këto tabela është e rëndësishme të bëhet i zakonshëm nga nxënësit përdorimi i

termave mbledhor apo shumë. Ky moment do t’i përgatitë fëmijët për të krijuar bazat e

para të një fjalori aktiv matematikor. Pyetje të llojit:

- Çfarë është dhënë (SHUMA)

- Çfarë mungon (mbledhori)

- Si e gjejmë

I orientojnë nxënësit drejt një të menduari kritik dhe praktik.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Hapet teksti. Ushtrimi 2 synon rikujtimin e punës me operatorët e mbledhjes e të

zbritjes. Në ushtrimin 3 duhet nënvizuar krahasimi i gjatësisë së shufrave që nxënësi të

dallojë madhësinë e numrit gjatë krahasimit edhe figurativisht (pra numri 5 që është më

i madh, ka më shumë kube se numri 4 që është më i vogël etj.).

Tabela e ushtrimit 5 duhet të kopjohet në fletore (barazimet e saj) që nxënësi të kuptojë

mënyrën e paraqitjes si barazim të këtyre ushtrimeve.

Problema 6 është një situatë problemore për nxënës të nivelit të përparuar. Ajo synon

që numri 5 të emërtohet si shumë 3 mbledhorësh.

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!