Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print Matematika 2 - Media Print

mediaprint.al
from mediaprint.al More from this publisher
27.12.2014 Views

2- REALIZIMI I KUPTIMIT Puna me tekstin mbështetet në të njëjtat veprimtari të zhvilluara gjatë evokimit. Qëllimi është që nxënësit të punojnë të pavarur duke u mbështetur në kërkesat e ushtrimeve. 3- REFLEKTIMI Në këtë fazë bëhet kontrolli i dijeve të marra gjatë orës së mësimit. Për të kontrolluar njohuritë e marra mësuesja mund të përdorë forma të larmishme: mund të paraqiten situata problemore të cilat zgjidhen në tabelë ose me dyshe nxënësish. E rëndësishme është që gjithçka të jetë argëtuese dhe jo e lodhshme për nxënësit. Detyrë shtëpie: Mund të jepen ushtrime mbledhjeje dhe vargje numrash që, jo detyrimisht, mund të nisin nga 1; p.sh: vargjet mund të nisin nga numri 6 dhe t’u kërkohet nxënësve të formojnë vargje rritëse dhe zbritëse deri në një kufi të dhënë. P.sh nga 6 deri tek 12; ose nga 9 deri tek 2 (varg zbritës). Gjithsesi mësuesja mund të jetë më e aftë të përcaktojë ushtrime në përshtatje me nivelin e klasës së saj. MËSIMI 1.2 Emërtimi i trupave dhe figurave gjeometrike OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: Të emërtojë figurat ose trupat gjeometrike. Të dallojë figurat gjeometrike nga trupat gjeometrikë. Të lidhë trupat gjeometrikë me objektet sipas ngjashmërisë. KONCEPTET KRYESORE: trupa gjeometrikë, figurat gjeometrike. Zhvillimi i mësimit 1- EVOKIMI Mësuesja zhvillon këtë veprimtari: Përsëriten njohuritë mbi trupat dhe figurat gjeometrike. Dallohen figurat (të vizatuara) nga trupat (që preken fizikisht). Mësuesja duhet të praktikojë punën me trupat të cilët mund të jenë pjesë e kompletit të trupave gjeometrikë ose të mjeteve rrethanore të cilat kanë ngjashmëri me ta. 2- REALIZIMI I KUPTIMIT Në punën me librin mjafton që të kuptohen kërkesat (mësuesja duhet të fillojë punën vetëm pasi të gjithë nxënësit të dinë se çfarë u kërkohet) dhe nxënësit të punojnë të pavarur për të plotësuar ushtrimet. 21

3- REFLEKTIMI Për të kontrolluar njohuritë e marra, mësuesja mund të përdorë veprimtari të ndryshme praktike. Është shumë e rëndësishme që, në fund të çdo teme mësimore, mësuesja të jetë e qartë për vështirësitë që kanë grupe të caktuara nxënësish dhe të mundohet me anë të detyrave të diferencuara të plotësojë boshllëqet e tyre për ta pasur më të lehtë punën në të ardhmen. Përdorimi i fjalorit të duhur është i rëndësishëm për të arritur objektivat e këtyre gruptemave. Detyrë shtëpie: Si detyrë shtëpie mund të jepet sjellja në klasë e trupave me forma të ndryshme (që mund të përgatiten nga vetë nxënësit me materiale të përpunueshme). Në klasë mësuesja mund të zhvillojë më pas veprimtari interesante që përfshijnë klasifikimin e tyre sipas formës, madhësisë ose veprimtari të tjera në lidhje me figurat gjeometrike. MËSIMI 1.3 Dallimi sipas cilësisë së elementeve OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: Të shpjegojë lloje të ndryshme të cilësive të figurës. Të vërë në dukje cilësinë dalluese të elementeve të bashkësisë. Të interpretojë dallimin e cilësive të elementeve të bashkësisë. KONCEPTET KRYESORE: cilësi, formë, ngjyrë, madhësi, elementë, bashkësi. Zhvillimi i mësimit 1- EVOKIMI Mësuesja zhvillon këtë veprimtari: Në tabelë paraqiten të vizatuara petëza të formave, ngjyrave dhe madhësive të ndryshme, duke kërkuar që ato të grupohen sipas secilës prej cilësive që mësuesja cakton: FORMËS, NGJYRËS apo MADHËSISË. Mund të punohen edhe vargje figurash sipas një cilësie të dhënë. P.sh: trekëndor-blu, rrethor-i kuq, katror-i verdhë dhe nxënësit do të vazhdojnë këtë varg figurash. 2- REALIZIMI I KUPTIMIT Edhe në punën me librin mësuesja drejton veprimtarinë, duke orientuar nxënësit për mënyrën e punës në lidhje me cilësinë e elementeve të bashkësive. Ushtrimi 2 dhe 4 synojnë që të plotësohet etiketa ose elementet e bashkësisë sipas kësaj etikete të dhënë. Ushtrimi 3 dhe 5 janë plotësues ndaj njëri-tjetrit për të formuar, sipas modelit, vargje figurash. 22

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Puna me tekstin mbështetet në të njëjtat veprimtari të zhvilluara gjatë evokimit. Qëllimi

është që nxënësit të punojnë të pavarur duke u mbështetur në kërkesat e ushtrimeve.

3- REFLEKTIMI

Në këtë fazë bëhet kontrolli i dijeve të marra gjatë orës së mësimit.

Për të kontrolluar njohuritë e marra mësuesja mund të përdorë forma të larmishme: mund

të paraqiten situata problemore të cilat zgjidhen në tabelë ose me dyshe nxënësish. E

rëndësishme është që gjithçka të jetë argëtuese dhe jo e lodhshme për nxënësit.

Detyrë shtëpie:

Mund të jepen ushtrime mbledhjeje dhe vargje numrash që, jo detyrimisht, mund të

nisin nga 1; p.sh: vargjet mund të nisin nga numri 6 dhe t’u kërkohet nxënësve të

formojnë vargje rritëse dhe zbritëse deri në një kufi të dhënë. P.sh nga 6 deri tek 12;

ose nga 9 deri tek 2 (varg zbritës). Gjithsesi mësuesja mund të jetë më e aftë të

përcaktojë ushtrime në përshtatje me nivelin e klasës së saj.

MËSIMI 1.2

Emërtimi i trupave dhe figurave gjeometrike

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të emërtojë figurat ose trupat gjeometrike.

Të dallojë figurat gjeometrike nga trupat gjeometrikë.

Të lidhë trupat gjeometrikë me objektet sipas ngjashmërisë.

KONCEPTET KRYESORE: trupa gjeometrikë, figurat gjeometrike.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Mësuesja zhvillon këtë veprimtari:

Përsëriten njohuritë mbi trupat dhe figurat gjeometrike. Dallohen figurat (të vizatuara)

nga trupat (që preken fizikisht). Mësuesja duhet të praktikojë punën me trupat të cilët

mund të jenë pjesë e kompletit të trupave gjeometrikë ose të mjeteve rrethanore të cilat

kanë ngjashmëri me ta.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Në punën me librin mjafton që të kuptohen kërkesat (mësuesja duhet të fillojë punën

vetëm pasi të gjithë nxënësit të dinë se çfarë u kërkohet) dhe nxënësit të punojnë të

pavarur për të plotësuar ushtrimet.

21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!