27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KAPITULLI 17

Në kapitullin e shtatëmbëdhjetë është përfshirë linja e numrit (kuptimi dhe veprimi me

numrin). Ky kapitull synon që nxënësit në fund të tij:

‣ Të lexojnë, të shkruajnë dhe të numërojnë numra natyrorë deri në 1000, duke

kuptuar lidhjen ndërmjet vendit të çdo shifre me vlerën e saj.

‣ Të përdorin kuptimin e numrit natyror për të krahasuar numrat natyrorë deri

në 1000.

Në fund të këtij kapitulli nxënësi duhet të jetë i aftë:

Niveli i ulët Niveli i mesëm Niveli i lartë

Të rishkruajë emërtimin e

numrit si shumë.

Të interpretojë numërorin e

plotë, si numëror të

zbërthyer.

Të përdorë mbledhjen për

të emërtuar ndryshe

numërorin e plotë, si të

zbërthyer, edhe anasjelltas.

Të vërë në dukje lidhjen

midis rendeve në paraqitjen

e numrit.

Të hartojë zgjidhje të

situatave të ndryshme

problemore nga jeta e

përditshme.

Të krahasojë vargjet rritëse

dhe ato zbritëse.

MËSIMI 17,1; 17.2; 17.3

NJ, DH, Q. Numëror i rregullt. Numëror me zero

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të riprodhojë emërtime të numrave deri në 1000.

Të zbatojë njohuritë mbi rendet e numrave.

Të interpretojë numërorin e plotë si numëror të zbërthyer dhe anasjelltas.

Të përcaktojë rendet në numërorët e dhënë.

KONCEPTET KRYESORE: shufra, kube, pllaka, numra një, dy dhe treshifrorë, varg

numrash, numëror i zbërthyer, numëror i plotë, numërator.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

-Para se të kalohet në punën me librin, e gjithë veprimtaria e zhvilluar ka lidhje me

paraqitjen e vendosjes së numërorëve në numërator. Mësuesja duhet ta përqendrojë

punën e saj në dhënien e kuptimit të çdo rendi shoqëruar me anën kuptimore dhe

figurative në numra konkretë. P.sh: për numrin treshifror 234 tregohet që në këtë

130

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!