27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mësuesja diskuton ushtrimet një për një, duke ngritur nxënës të ndryshëm në tabelë, të

cilët punojnë me mjete në secilin prej tyre. Të njëjtën gjë bëjnë edhe nxënësit e tjerë.

Disa prej tyre lexojnë barazimet nga libri ose tabela.

Në çdo rast mësuesja i nxit nxënësit që të korrigjojnë vetveten ose shokun.

*Nëse keni kohë në këtë pjesë të orës ju mund t`u jepni nxënësve detyra plotësuese si

p.sh:

1- Puno si ushtrimi 2, barazimet e ushtrimeve 4,5 në fletore.

Kontroll individual e vlerësim i punës.

3-REFLEKTIMI: minitest

U shpërndahen nxënësve fletët me një mbledhje dhe një zbritje shkurt në shtyllë, me

numra treshifrorë me dhjetëshe të plota të cilat nxënësit i zgjidhin brenda 5 minutash.

Detyrë shtëpie:

Si detyrë shtëpie mund të jepet një ushtrim nga teksti, ushtrime të ndryshme për çdo

nivel ose një nga ushtrimet e mësipërme.

MËSIMI 15.4; 15.5

Monedhat. Problema

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të dallojë dhe të emërtojë monedhat dhe kartëmonedhat.

Të lidhë monedhat e duhura, për të formuar çmimin e mallrave.

Të zgjidhë situata të thjeshta, për të kryer këmbime monedhash e

kartëmonedhash.

KONCEPTET KRYESORE: mall, çmim, këmbim, monedha, kartëmonedha.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Gjatë evokimit rikujtohen njohuritë mbi paratë, llojet e tyre, ndryshimi dhe të

përbashkëtat midis tyre. Mund të përcaktohen çmimet e sendeve shkollore që nxënësit i

kanë në klasë dhe të kërkohet prej tyre të “formojnë” çmimin e këtyre mallrave me

para të sjella në klasë.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Mbështetet në punën me librin dhe zgjidhjen e situatave të dhëna. Për çdo zgjidhje do

të kërkohet argumentimi i saj. Gjithashtu mësuesja mund të shfrytëzojë gabimet që

bëjnë nxënësit në llogaritjen e çmimeve dhe të kërkojë që vetë nxënësit të gjejnë

zgjidhje duke ndihmuar shokët e tyre.

125

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!