27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

-Para se të kalohet në punën me librin, e gjithë veprimtaria e zhvilluar ka lidhje me

paraqitjen e kubeve, shufrave dhe dhënien e konceptit të pllakës dhe kubit të madh që

përfaqëson rendin e mijësheve. Mësuesja duhet ta përqendrojë punën e saj në dhënien e

kuptimit të çdo rendi shoqëruar me anën kuptimore dhe figurative në numra konkretë.

P.sh: për numrin treshifror 230, tregohet që në këtë numër NJËSHET përfaqësohen nga

numri 0 (zero), DHJETËSHET nga numri 3 dhe QINDËSHET nga numri 2. Të

ngulmohet në emërtimin e numrit në disa mënyra të cilat duhet të shprehen qartë nga

mësuesja, p.sh:

- Emërto si numëror të plotë 2Q + 4DH + 0NJ →240

- Emërto si numëror të zbërthyer numrin 570→5Q+7DH+0NJ ose 500+70+0. Nxënësit

nxiten të punojnë në grupe dyshe, për të kontrolluar dhe për të korrigjuar njëri-tjetrin.

Puna në tavolinë duhet të shoqërohet me paraqitjen e ushtrimeve në tabelë:

2 shufra+3 kube=23 kube ose 2 DH+3 NJ=20+3=23 etj.

2 pllaka+6shufra+0kube=2Q+6DH+0NJ=200+60+0 etj.

Mund të zhvillohen veprimtari edhe për vargjet e numrave, duke nisur nga brenda 10,

duke kaluar në vargjet brenda 100 (me dhjetëshe të plota), e më pas për të arritur tek

numri 1000.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Në punën me librin me mjaft rëndësi janë ushtrimet që emërtojnë numërorët si të

zbërthyer ose të plotë dhe anasjelltas. Gjithashtu i tillë edhe dallimi i rendeve në

numërorë. Për çdo numëror të plotë mësuesja mund të kërkojë nga nxënësit që të

përcaktojë rendet në të. Faktet e mbledhjes e të zbritjes do të jenë më të lehta për t’u

kuptuar nëse lidhen me veprimet brenda dhjetëshes së parë.

3- REFLEKTIMI

Në këtë moment nxënësve mund t’u jepen ushtrime rikrijuese, për të kthyer paraqitjet e

shumës së numrave në forma të ndryshme:

100+30+0=130→ 1Q+3 DH+0NJ=130 ose 100+30+0=130→1 pllakë +3 shufra +0

kube =130 kube

Gjithashtu nxënësve mund t’u jepen vargje numrash në tabelë, për plotësim individual

ose në formë konkursi.

Për nxënës të talentuar mund të jepen ushtrime të një niveli më të lartë p.sh:

23 DH + 6 DH = fgfh DH = fgfh Q etj

Detyrë shtëpie:

Punohet fleta e punës së mësimit dhe mund të jepet edhe drejtshkrimi i numërorëve të

ndryshëm, duke pasur kujdes të vazhdueshëm ndaj një pune pa gabime gjuhësore.

PUNA E PAVARUR që do të zhvillohet pas mësimit 15.2, synon zbatimin e njohurive

të marra deri tani për numrat deri në 1000. Momenti më i rëndësishëm mbetet puna me

numëratorin: vendosja e numrave sipas rendeve përkatëse, emërtimi i numrave si

123

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!