27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Detyrë shtëpie:

Si detyrë mund të jepen dy ushtrimet e fundit tek Fleta e Punës, fq. 55 ose ushtrimi 3

dhe problema në varësi të nivelit të nxënësve.

Punë e pavarur 2

Ushtrime fletë pune fq. 56

OBJEKTIVAT E ARRITJES SIPAS NIVELEVE (O.A.N):

Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë në gjendje:

Niveli i ulët:

Të vendosë shumën në mbledhjet shkurt, të dy numrave dyshifrorë, pa e kaluar

dhjetën.

Të vendosë shumën në mbledhjet shkurt në shtyllë, të dy numrave dyshifrorë,

duke e kaluar dhjetën i ndihmuar nga mjetet ose figura.

Niveli i mesëm:

Të përdorë zbërthimin si shumë të dy mbledhorëve, vetinë e ndërrimit e të

shoqërimit për të gjetur shumën e dy numrave dyshifrorë, pa e kaluar dhjetën,

sipas një modeli që i jepet.

Të njehsojë shkurt e gjatë në shtyllë, shumën e dy numrave dyshifrorë, duke

kaluar dhjetën.

Niveli i lartë:

Të shpjegojë me gojë veprimet për të njehsuar shumën e dy numrave

dyshifrorë, pa e kaluar dhjetën, duke përdorur zbërthimin si shumë të dy

mbledhorëve, vetinë e ndërrimit e të shoqërimit.

Të shpjegojë me gojë veprimet për të njehsuar shkurt e gjatë në shtyllë,

shumën e dy numrave dyshifrorë, duke kaluar dhjetën.

KONCEPTET KRYESORE: veprim, mjete, mbledhje, shumë, zbërthim, operatorë,

vetia e ndërrimit,vetia e shoqërimit.

Zhvillimi i mësimit

1--EVOKIMI: Shkrim i lirë

Mësuesja e ndan klasën në grupe.

Grupi A: Shkruaj numrat tek brenda 20-s.

Grupi B: Shkruaj numrat çift brenda 20-s.

Dy nxënës i shkruajnë ato në tabelë. Klasa plotëson përgjigjet e tyre.

2-REALIZIMI I KUPTIMIT: Punë e pavarur

Hapet fleta e punës. Njihen nxënësit me temën. Sqarohen ata për punën që do të bëjnë.

99

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!