02.12.2014 Views

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në nenin 1 të saj thuhet se të gjithë kanë të drejtë të marrin pjesë në jetën kulturore

dhe të njohin përgjegjësitë e tyre individuale dhe kolektive ndaj trashëgimisë

kulturore.

Në nenin 3 flitet për Trashëgiminë e përbashkët të Evropës në të cilën bëjnë

pjesë: gjithë format e Trashëgimisë Kulturore në Evropë që përbëjnë një burim të

përbashkët kujtimesh, kuptimesh dhe identiteti, krijimtari dhe ideale, parime e

vlera që vijojnë nga përvoja e mëparshme, qe promovojnë zhvillimin e një shoqërie

paqësore dhe të qëndrueshme, e bazuar mbi respektimin e të drejtave të njeriut, mbi

demokracinë dhe shtetin e së Drejtës.

Në pjesën e dytë flitet për kontributin e trashëgimisë kulturore në zhvillimin e

njeriut dhe shoqërisë. Ndërsa në pjesën e tretë flitet për përgjegjësitë në drejtim të

trashëgimisë kulturore dhe pjesëmarrjen e publikut.

Në pjesën e katërt flitet për kontrollin dhe bashkëpunimin midis shteteve anëtare

për ruajtjen e trashëgimisë kulturore nëpërmjet mekanizmit të monitorimit dhe

bashkëpunimit në veprimtaritë e kontrollit. Ndërsa në pjesën e pestë janë klauzolat

finale që kanë të bëjnë me firmosjen e kësaj konvente nga shtetet anëtare dhe më pas

aprovimi në Këshillin e Evropës.

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PALËVE

Neni 5

Rregulli i përgjithshëm në lidhje me të drejtat dhe detyrimet

1. Palët, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, parimet e së drejtës

ndërkombëtare dhe instrumente për të drejtat e njeriut të njohura në botë, pohojnë

sërish të drejtën e tyre sovrane për të formuluar dhe zbatuar politikat e tyre kulturore

dhe për të miratuar masat për të mbrojtur dhe zhvilluar larminë e shprehjeve

kulturore, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për arritjen e qëllimeve

të kësaj Konvente.

2. Kur një palë zbaton politika dhe merr masa për të mbrojtur dhe zhvilluar

larminë e shprehjeve kulturore brenda territorit të saj, politikat dhe masat e saj do të

jenë në përputhje me dispozitat e kësaj Konvente.

Neni 6

Të drejtat e palëve në nivel kombëtar

1. Secila Palë, brenda kuadrit të politikave dhe masave të saj kulturore, sikurse

përkufizohen në nenin 4.6 dhe duke pasur parasysh rrethanat dhe nevojat e saj të

veçanta, mund të miratojë masat që synojnë mbrojtjen dhe zhvillimin e larmisë së

shprehjeve kulturore brenda territorit të saj.

2. Këto masa mund të përfshijnë sa më poshtë:

a) masat rregullatore që synojnë mbrojtjen dhe zhvillimin e larmisë së shprehjeve

kulturore;

b) masat që, në mënyrën e duhur, sigurojnë mundësi për veprimtari të mira dhe

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!