02.12.2014 Views

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

si burim i memories kolektive evropiane dhe instrument studimi historiko-shkencor.

Trashëgimi arkeologjike quhen të gjitha objektet, të mirat dhe të gjitha gjurmët e

ekzistencës së njeriut në të kaluarën, ruajtja dhe studimi i të cilave na lejon të

përshkruajmë evoluimin e historisë së njeriut dhe lidhjen e tij me natyrën.

Në nenin e dytë flitet për identifikimin e trashëgimisë dhe masat mbrojtëse. Në

nenin në vijim flitet për garancinë shkencore në çastin e kërkimit shkencor. Në nenin

4 flitet për mbrojtjen fizike të siteve arkeologjike. Ndërsa në nenin 5 bëhet fjalë për

konservimin e integruar të trashëgimisë kulturore. Në nenin 6 flitet për financimin

e kërkimit shkencor dhe konservimit arkeologjik. Ky nen është tepër i rëndësishëm

për kërkimin shkencor, pasi pa mbështetjen financiare shtetërore dhe të pushtetit

lokal, ky kërkim nuk mund të realizohet. Në këtë nen kërkohet që këto organizma

shtetërore të planifikojnë një fond të caktuar për kërkimin shkencor dhe mbrojtjen

e trashëgimisë arkeologjike. Në nenin 7 bëhet fjalë për mbledhjen dhe përhapjen e

informacionit shkencor. Në nenin 8 dhe 9 flitet për ndërgjegjësimin e publikut për

vlerën e trashëgimisë arkeologjike. Ndërsa në nenin 10 flitet për parandalimin e

qarkullimit të elementeve të trashëgimisë arkeologjike. Në nenin 11 dhe 12 flitet për

asistencën teknike dhe shkencore. Neni 13 merret me respektimin e ligjeve të kësaj

konvente. Nenet në vazhdim flasin për mënyrën e aplikimit të kësaj konvente dhe

për marrëveshjet midis shteteve të ndryshme anëtare.

c- Konventa Europiane e Mjedisit, Firence 2000

Kjo konvetë përbëhet nga katër kapituj me nenet përkatëse. Ne kapitullin e

parë neni 1 bëhet përkufizimi i peizazhit që përbën një pjesë të caktuar të territorit,

e njohur nga popullsitë, karakteri i së cilës rrjedh nga aksioni i faktorëve natyror ose

njerëzor dhe nga marrëdhëniet midis tyre.

Në kapitullin e dytë flitet për masat paraprake në nivel kombëtar për ruajtjen e

kësaj trashëgimie.

Në kapitullin e tretë bëhet fjalë për bashkëveprimin midis shteteve anëtare për

mbrojtjen e trashëgimisë. Në kapitullin e katërt flitet për klauzolat përfundimtare,

firma, ratifikimi dhe hyrja në fuqi.

d- Konventa Evropiane për rëndësinë e vlerave të trashëgimisë kulturore për

shoqërinë Faro, Portugali, 2005

Kjo konventë ndahet në pesë pjesë me rreth 23 nene. Në pjesën e parë jepet

përkufizimi:

a) trashëgimia kulturore përbën një bashkësi rezervash të trashëguara nga

e shkuara që disa persona identifikojnë, pavarësisht se kush është pronari,

si refleks dhe shprehje e vlerave të tyre, besimeve, njohurive dhe traditave

në evolucion të vazhdueshëm. Ai përfshin të gjitha aspektet e ambientit të

derivuara nga bashkëveprimi i njeriut me ambientin;

b) një komunitet trashëgimor është i përbërë nga persona që u japin vlerë disa

aspekteve të veçanta të trashëgimisë kulturore, të cilët duan që në kuadër të një

veprimi publik, të arrijnë ta ruajnë dhe t’ia transmetojnë brezave të ardhshëm.

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!