Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime Libër mësuesi - Erik Botime

erikbotime.com
from erikbotime.com More from this publisher
02.12.2014 Views

Kreu VI. Legjislacioni për Trashëgiminë natyrore dhe kulturore 6. 1. Konventa Ndërkombëtare për Trashëgiminë Botërore Në përfundim të mësimit do të jeni të aftë: - të përcaktoni se ç’është Konventa Ndërkombëtare e Trashëgimisë Botërore; - të renditni të drejtat dhe detyrat që rrjedhin nga të qenit anëtar i kësaj konvente; - të shpjegoni përmbajtjen, strukturën dhe institucionet e saj. Më poshtë po japim disa nga Konventat Ndërkombëtare për Trashëgiminë Botërore. a) Konventa Evropiane e Kulturës, Paris 1954 Konventa e Parisit përbëhet nga 11-të nene. Në nenin e parë thuhet se çdo palë kontraktuese do të marrë masa të rëndësishme për mbrojtjen, inkurajimin dhe zhvillimin e pasurisë kulturore të përbashkët evropiane. Në nenin e dytë flitet për inkurajimin nga ana e çdo shteti për mësimin e gjuhëve të huaja. Ndërsa në nenin 3 dhe 4 flitet për organizimin e veprimtarive të përbashkëta, si dhe për qarkullimin dhe shkëmbimin e njerëzve dhe objekteve me vlerë kulturore. Në nenin 5 dhe 6 flitet për një pikë të rëndësishme që ka të bëjë me atë se, çdo vend që zotëron një element të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të përbashkët, do të marrë masa të nevojshme për t’i mbrojtur ato. Të gjitha propozimet nga vendet e ndryshme do t’i kalojnë një komisioni ekspertësh në fushën e kulturës i caktuar nga Këshilli i Evropës. Në nenin 9 të Konventës thuhet se ajo është e hapur për firmë ndaj anëtarëve të Këshillit të Evropës. Duhet të ratifikohet, dhe instrumentet e ratifikimit do të depozitohen pranë sekretarit gjeneral të Këshillit të Evropës, i cili do të notifikojë instrumentet e ratifikimit dhe aderimin e gjithë anëtarëve të Këshillit dhe shteteve pjesëmarrëse. Në nenin 10 thuhet se çdo shtet duhet të specifikojë territoret ku do të aplikohen këto ligje dhe do t’i nisin sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës një deklaratë që ai ua dërgon të gjithë palëve Kontraktuese. b- Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike Valleta, Spanjë, 1992 Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike, e zhvilluar në Valeta, përbëhet nga 18 nene. Në nenin e parë jepet përkufizimi i trashëgimisë arkeologjike 36

si burim i memories kolektive evropiane dhe instrument studimi historiko-shkencor. Trashëgimi arkeologjike quhen të gjitha objektet, të mirat dhe të gjitha gjurmët e ekzistencës së njeriut në të kaluarën, ruajtja dhe studimi i të cilave na lejon të përshkruajmë evoluimin e historisë së njeriut dhe lidhjen e tij me natyrën. Në nenin e dytë flitet për identifikimin e trashëgimisë dhe masat mbrojtëse. Në nenin në vijim flitet për garancinë shkencore në çastin e kërkimit shkencor. Në nenin 4 flitet për mbrojtjen fizike të siteve arkeologjike. Ndërsa në nenin 5 bëhet fjalë për konservimin e integruar të trashëgimisë kulturore. Në nenin 6 flitet për financimin e kërkimit shkencor dhe konservimit arkeologjik. Ky nen është tepër i rëndësishëm për kërkimin shkencor, pasi pa mbështetjen financiare shtetërore dhe të pushtetit lokal, ky kërkim nuk mund të realizohet. Në këtë nen kërkohet që këto organizma shtetërore të planifikojnë një fond të caktuar për kërkimin shkencor dhe mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike. Në nenin 7 bëhet fjalë për mbledhjen dhe përhapjen e informacionit shkencor. Në nenin 8 dhe 9 flitet për ndërgjegjësimin e publikut për vlerën e trashëgimisë arkeologjike. Ndërsa në nenin 10 flitet për parandalimin e qarkullimit të elementeve të trashëgimisë arkeologjike. Në nenin 11 dhe 12 flitet për asistencën teknike dhe shkencore. Neni 13 merret me respektimin e ligjeve të kësaj konvente. Nenet në vazhdim flasin për mënyrën e aplikimit të kësaj konvente dhe për marrëveshjet midis shteteve të ndryshme anëtare. c- Konventa Europiane e Mjedisit, Firence 2000 Kjo konvetë përbëhet nga katër kapituj me nenet përkatëse. Ne kapitullin e parë neni 1 bëhet përkufizimi i peizazhit që përbën një pjesë të caktuar të territorit, e njohur nga popullsitë, karakteri i së cilës rrjedh nga aksioni i faktorëve natyror ose njerëzor dhe nga marrëdhëniet midis tyre. Në kapitullin e dytë flitet për masat paraprake në nivel kombëtar për ruajtjen e kësaj trashëgimie. Në kapitullin e tretë bëhet fjalë për bashkëveprimin midis shteteve anëtare për mbrojtjen e trashëgimisë. Në kapitullin e katërt flitet për klauzolat përfundimtare, firma, ratifikimi dhe hyrja në fuqi. d- Konventa Evropiane për rëndësinë e vlerave të trashëgimisë kulturore për shoqërinë Faro, Portugali, 2005 Kjo konventë ndahet në pesë pjesë me rreth 23 nene. Në pjesën e parë jepet përkufizimi: a) trashëgimia kulturore përbën një bashkësi rezervash të trashëguara nga e shkuara që disa persona identifikojnë, pavarësisht se kush është pronari, si refleks dhe shprehje e vlerave të tyre, besimeve, njohurive dhe traditave në evolucion të vazhdueshëm. Ai përfshin të gjitha aspektet e ambientit të derivuara nga bashkëveprimi i njeriut me ambientin; b) një komunitet trashëgimor është i përbërë nga persona që u japin vlerë disa aspekteve të veçanta të trashëgimisë kulturore, të cilët duan që në kuadër të një veprimi publik, të arrijnë ta ruajnë dhe t’ia transmetojnë brezave të ardhshëm. 37

Kreu VI. Legjislacioni për Trashëgiminë

natyrore dhe kulturore

6. 1. Konventa Ndërkombëtare për Trashëgiminë Botërore

Në përfundim të mësimit do të jeni të aftë:

- të përcaktoni se ç’është Konventa Ndërkombëtare e Trashëgimisë Botërore;

- të renditni të drejtat dhe detyrat që rrjedhin nga të qenit anëtar i kësaj

konvente;

- të shpjegoni përmbajtjen, strukturën dhe institucionet e saj.

Më poshtë po japim disa nga Konventat Ndërkombëtare për Trashëgiminë

Botërore.

a) Konventa Evropiane e Kulturës, Paris 1954

Konventa e Parisit përbëhet nga 11-të nene. Në nenin e parë thuhet se çdo

palë kontraktuese do të marrë masa të rëndësishme për mbrojtjen, inkurajimin dhe

zhvillimin e pasurisë kulturore të përbashkët evropiane. Në nenin e dytë flitet për

inkurajimin nga ana e çdo shteti për mësimin e gjuhëve të huaja. Ndërsa në nenin

3 dhe 4 flitet për organizimin e veprimtarive të përbashkëta, si dhe për qarkullimin

dhe shkëmbimin e njerëzve dhe objekteve me vlerë kulturore.

Në nenin 5 dhe 6 flitet për një pikë të rëndësishme që ka të bëjë me atë se, çdo

vend që zotëron një element të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të përbashkët,

do të marrë masa të nevojshme për t’i mbrojtur ato. Të gjitha propozimet nga vendet

e ndryshme do t’i kalojnë një komisioni ekspertësh në fushën e kulturës i caktuar nga

Këshilli i Evropës.

Në nenin 9 të Konventës thuhet se ajo është e hapur për firmë ndaj anëtarëve

të Këshillit të Evropës. Duhet të ratifikohet, dhe instrumentet e ratifikimit do të

depozitohen pranë sekretarit gjeneral të Këshillit të Evropës, i cili do të notifikojë

instrumentet e ratifikimit dhe aderimin e gjithë anëtarëve të Këshillit dhe shteteve

pjesëmarrëse.

Në nenin 10 thuhet se çdo shtet duhet të specifikojë territoret ku do të aplikohen

këto ligje dhe do t’i nisin sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës një deklaratë

që ai ua dërgon të gjithë palëve Kontraktuese.

b- Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike Valleta,

Spanjë, 1992

Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike, e zhvilluar në Valeta,

përbëhet nga 18 nene. Në nenin e parë jepet përkufizimi i trashëgimisë arkeologjike

36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!