02.12.2014 Views

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Sofra e Skënderbeut (1876 m)

Syri i kaltër

Shkëmb në trajtën e një pllake të madhe e

të rrumbullakët, që gjendet në juglindje të

Librazhdit dhe në veri të Përrenjasit, në rrëzë

të malit të Skurës. Sipas gojëdhënave, në këtë

«sofër» të stërmadhe ka drekuar Skënderbeu

pas njërës prej betejave të tij. Njihet edhe si

Guri i Pishkashit, sipas emrit të fshatit që

ndodhet aty pranë.

Burimi më i madh karstik i Shqipërisë, që del

rrëzë shpatit perëndimor të malit të Gjerë, afër

fshatit Muzinë, 160 m mbi nivelin e detit. Ka

prurje të qëndrueshme me luhatje të vogla

stinore e vjetore. Për vlerat e mëdha natyrore

është shpallur monument natyre, me status të

veçantë mbrojtjeje.

Shpella e Haxhi Alisë Shpellë karstike detare në skajin veriperëndimor

të Karaburunit, përballë Sazanit,

me një gjatësi prej 100 m e gjerësi deri në 40

m. Lartësia e tavanit nga niveli i detit është

60 m. Në tavanin e sallës së shpellës gjendet

një oxhak, që ngjitet drejt sipërfaqes së tokës,

por që nuk del asgjëkund. Shpella ka rëndësi

historike, sepse ka qenë strehë piratësh që në

kohët antike. Emrin e ka marrë nga Haxhi Alia,

një nga detarët dhe piratët më të famshëm

ulqinakë të shekullit XVIII.

Ujëvara e Sotirës

Ndodhet në verilindje të Tomorit, në rrethin e

Gramshit, 700 m mbi nivelin e detit. Përreth

saj rriten gështenja të egra dhe drurë të tjerë.

Përveç bukurisë së rrallë, ka dhe vlera të

konsiderueshme shkencore e turistike.

Viroi (mëma e ujit) i Gjirokastrës

Del në rrëzën veri-perëndimore të Malit të

Gjerë, nëpërmjet një guve në formë hinke, 196

m mbi nivelin e detit. Prurjet e tij ndryshojnë

gjatë vitit, në varësi të reshjeve. Përreth tij janë

ngritur disa objekte turistike.

Në këtë kre nxënësit do të kuptojnë se ruajtja e vlerave natyrore dhe kulturore

bëhet nëpërmjet një legjislacioni të fuqishëm për zbatimin e të cilit është përfshirë dhe

vendi ynë. Marrëveshjet dhe protokollet ndërkombëtare, ligjet e vendit dhe rregullat

lokale janë pjesë e linjës së legjislacionit, ku një vend të rëndësishëm zë edhe njohja

me organizatën botërore për edukimin, kulturën dhe shkencën UNESCO.

35

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!