02.12.2014 Views

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ka lidhë gjokun brenda në nji imshte

(ahishte me drurë të rinj)

Imshta ishte tanë ahishte

Vetë shatorret nëpër muzg të natës po i

lyp

Kur ta mbrrite të çadra e kuqe…

Ka zane vend përmbas nji lisi

Rranjët e lisit shpërnda në lumë…

Sa urtisht djali që po e msyn (sulmon)

Ma ka nxjerrë thikë ma të mprehtën

Kamba-doras asht avitë…

- Po kët fytyrë ku e ka pa

që po me gjet me të Halilit?-

Ma gjatë djali s’ka durue:

- Po je a njëri që ke besë?

- Të thafshin krahët more djalë i ri

se fort thellë që paske hy!…

Hajde brenda, kopil (djalë i shkathët); -

po i thotë

Se ja vdesim të dy përnjiherë

Ja të dy kemi shpëtue!-

Atëherë djali brenda ka hy

E ka marrë vasha për dore

Shpejt e shpejt te nj’odë i prin…

I ka zgjedhë nji palë petka ma të mirat…

Krejt si çikë djali po ngjan…

N’breg të detit, përmbi shkamb

Dymbëdhjetë katesh kulla e naltë

Kurrkund shoqen nuk e kishte

Treqind hapash kulla e gjanë

Të tana ballet guri te lëmue

Anash krejt guri te latue

Latue shkambi prej mermeri

Aty gurrat me flladitë

Aty kopshti me u mahitë (për të kaluar

kohën)

Aty velat me valzue (për të lundruar)

Me valzue për shpinë të detit…

Me Halilin brenda kanë hy…

Sa fort shpejt kralica gati asht ba!…

Kur ka pa sokol Halilin

A dredhë mbrapsht si dridhet gjarpni…

Edhe derën e ka shkrepë (ka hapur me

forcë)

Fill te krali paska shkue…

- Të kanë ardhe cubat e Jutbinës

e ty kullat t’i kanë zaptue

erzin marrë, çikat çnjërezue! -

Krali shpejt qënka shtrengue

t’dy prej krahu krajli i ka kapë…

n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye

rrugën e madhe Tanushës ia ka dhanë

Mirë po e ndal Jovani (një mik) e po e

pyet:

- Ç’asht ky vaj Tanushe lum motra? – i

thotë-

Se kso britme kurrë nuk kemi ndi!

- Rob kanë zanë Halilin e Mujit

e mue rrugët tata m’i ka dhanë

ma për t’gjallë te shpia mos me kthye!…

Nji fjalë Mujit te dera me ia çue

Me i ra mbrapa Halilit sa ma parë

Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbë! –

E ka gjetë nji njëri të besës

Menjiherë Mujit natën ia ka nisun

N’nestret nadje djali asht kapë te kulla

Nji ka nji punët ia kallzon Mujit

T’madhe burri paska nisë me qeshë:

- A t’kam thanë taraku (dëm, mëzat) i

Kotorrit

se Kotorret kanë me ta hangër kryet?…

Ka dalë trimi në beden të kullës

Me nji kushtrim ka thirrë Jutbinë e

Krahinë

- S’kam çka u them more aget e mi

veç me koriti sokol Halili

Me u shtrengue burra si të mundni

Se dita e vdekjes ma e veshtirë nuk vjen! –

Kanë ba ashtat trimat me ushtue

Kanë ba lumin trimat mu turbullue

Kanë ba gjoket trimat me fluturue

E t’janë kapë te Kotorret e Reja…

Nëpër ranë t’detit Muji i ka shpërnda:

- Vër me gojë mos guzojë kush me ba…

Se shumë njërëz qenkan mbledhë

n’Kotorre!

Me kushtrim krali i ka thirrë –

Midis logut asht nji djalë i ri

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!