02.12.2014 Views

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

T’tanë për darkë Muji i ka ndalë

Kqyr çka bani Gjeto Basho Muji

E ka vu një barrë dru t’vogël në zjarr

Treqind vetë priherë m’u nxeh…

Sa shpejt fryma burrave u ka ardhë

Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet!

Kanë marrë llafin e po llafiten

Kanë marrë gazin e po gazmojnë

Kanë nisë trimat Mujin, po pyesin

- N’vatër tande, Muje, kemi qëllue

mos na ki randë për nji fjalë…

Qysh Halilin s’e martove?…

Janë martue krejt mosha e tij…

Djemt’e tyne n’lojë të tanë kanë dalë

A t’u dhimbsen paret për me i dhanë?

A t’u dhimben dasmat për me i ba?

Tutna djalin dikush po na e rre

Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja

Rob të gjallë djalin po e zanë

Le konakun, Muje, po ta fikin

Ma zi fisin, Muje, po na koritin…

- Faqebardhë, more shokë, ju qofshi

Se mirë hallin po ma ditki, burra!…

Ju t’pavllazen shokë s’keni qëllue

Kujt po i dhembë dasmat për vlla t’vet?

Ky edhe s’asht or burra cub flligshish

Mirë e njihni se asht daji trimnish-

Atëherë djali ka nisë me folë

- Kah kam vlla e kah kam motër

vdeksha para n’u martofsha

se gjithë gratë e Krahinës ku janë

se gjithë vashat e Jutbinës ku janë

bash si motra që po m’duken

dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit

po s’e mora Tanushën e kralit

E unë Tanushën vetë e kam pa

Gja ma t’mirë s’sheh njëri nën këtë diell

Vetulla e saj e drejtë si fiskaja

Shtegu i ballit si shtegu i malit

Kur merr hana me prendue

Syni i saj si kokrra e qërshis

E ka qërpikun si krahu i dallëndyshes

Fytyra e saj si kuqet molla n’degë

Hunda e drejt-o si kalemi i Tushës

Goja e vogël si lulja që shpërthen

Dhambët e bardhë si gurëzit e lumit

Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli

Qafa e saj si qafa e pëllumbit

Shtati i saj porsi shtat çetine

Mishi i dorës posi rremi i shemshirit (lloj

druri)

Por n’qafë m’paçi mor Bjeshkët e Nalta

Kurrrkund nji shteg që nuk më latë

Për me dalë deri në Krajli!-

Sa mirë nama bjeshkët m’i paska gjue!

Sa shpejt deti ka ndigjue!

E e ka çue nji frymë të fortë

E e ka çue një frymë të nxehtë

Bijnë orteqet nëpër gropa

Ushtojnë malet si prej motit!

Por tri ditë e ma s’ka zgjatë

A shkri bora e ka ra n’lumë

Por tri javë e ma s’ka zgjatë

Çka e ka ba lumi atë të bardhë?

T’bardhët e bjeshkëve krejt e ka mbytë

n’det

Ç’po këndojnë bilbilat n’mal

ç’po lodrojnë fëmija n’fushë

- Shpejt më dalë te t’bani (stan në bjeshkë)

se ka shpërthye ahi! –

Atëherë djali Mujit i ka thënë:

- Qetash gjokun, Muje, ti me ma dhanë…

Atëherë djali i ka kçye gjokut n’shpinë:

- T’mirë u pafshim! – Mujit i ka thanë

Ka marrë rrugën për krali

Dy herë djalin kurkush s’e ka pa

Kalojnë male e kalojnë lugje

Kalojnë brështë (pyll me bredha) e

kalojnë ashtë (pyll me ahe)

Kalojnë ditë e kalojnë net…

- Ç’ka ka hana që s’po del?

Kan e pyet bilbilat e malit

Pritni pak more zogjt e malit

Ju me kndue tjetër punë s’keni

Hana sonte ka ndodhë zanë

Ka nji ndorë (në mbrojtje) me përcjellë…-

Qatëherë djali sa kish ra n’breg t’lumit

28

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!