02.12.2014 Views

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kanë lanë kangën zogjtë e malit,

kanë lanë kangën me vështrue!

- Po a s’e din se kush ka ardhë,

që nuk çohesh për m’u falë,

more i miri i nanes-o ?

Amanet, o more bir,

dil nji here ksi burgut t’erret,

fol me nanen që t’ka rrite

s’m’kë lanë kurrë kaq shumë me pritë!

More Omer i nanës-o;

A thue gjokun me ta prue?

Dil nji herë për me lodrue

bjer ndër gurra me u freskue

kërko majat bashkë me zana

se ty varrin ta ruen nana,

mori i miri i nanës-o !

Lum e lum për t’lumin Zot,

Nu’jem kanë e Zoti na ka dhanë !

Kurr ish’kanë Muja djalë i ri,

M’a kish çue baba n’rrogë tu njizotni;

Çoban lopesh zotnija e ka ba,

Për gjith ditë bjeshkët Muja tu’i kërkue;

Për gjith ditë nder gurra t’u u freskue,

Për gjith ditë nder mriza tuj pushue

Rrugë as shtek pa njoftë nuk ka lanë

M’i çon lopët gjithherë ku s’i’n kanë

I natë lopët çobanit i paskan hupë

E tu shpija nu’ka mujtë me dredhë

Buzë nji shkambit m’u ndalë asht

ngushtue

Asht ule djali aty për me fjetë

Paj dy djepa aty ki’n qillue;

E kan marrë brimën e tuj kjajtë

M’asht avitë Muja me i shikjue

Po i pajton tuj i pëkunde

E t’dy djepat ika vun në gjumë

Bardhë si drita dy Zana atëherë kanë

ardhë

- Ty, qysh të thonë – Mujon e kan pyete-

Zo’ ! ç’të ka pru n’ket vend e shka t’ka

tretë!-

Muja atëherë shka u ka thanë

Rrogtar lopesh un kam qillue

Për gjith ditë kto bjeshkë i kam kërkue

Mue rreziku sot ka ardhë me më ndeshë

M’kan hupë lopët, e askund s’kam mujtë

më i gjetë

Ktu m’xu nata e u ngja për me fjetë,

“ Fuqia e Mujit”

S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie

Ishin kanë tuj kajtë këta dy fmi

Kurrkund çarje fmia nu’m’kan lanë

M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue

I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue

Po Zo’! shka jeni me gjithë ket drite?-

- Zana jemi, Mujo, tuj shetite,

- Tuj u sjelle na njërzvet me u ndihmue,

Ti çfarë ndere, Mujo, po na lypë?

Qi dy djepat na ike vu në gjumë?

A don forcë, Mujo, me qindrue?

A don luftë, Mujo, me luftue?

A don gja, Mujo, a don mall?

A don, dije, Mujo a don gjuhë?

Lyp shka të duesh Mujos te i kan thanë

Kqyr Muji atëherë ç’ka qitë e ka thanë:

- Shpesh po m’ngucin çobanija

Shum inat çobajt si me kanë

Paj me forcë me ja u kalue un due

Njana shoqes Zanat atëherë i kan

thanë:

- Tamel gjiut Mujit për me i dhanë

Tamel gjiut i kan dhanë me pi

Me tri pika djalin m’a kan ngri

E ika falë Zoti kaq fuqi

Sa me e luejte shkambin ma t’madhin

- Kape gurin! - Zanat i kan thanë

Njimi okesh e ma guri ish’kanë

E ka kap gurin njimi okesh

Badihava peshue me duer e ka;

Der n’nye t’kamës veç e n’mujt ma

26

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!