02.12.2014 Views

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nxënësit tregojnë se ç’vend zë kjo muzikë në trashëgiminë tonë kulturore dhe

përshkruajnë karakteristikat e saj me vlerë unike.

Informacion i ri – Kllaster

Mësuesi e ndan klasën në grupe dyshe dhe u shpjegon të lexojnë tekstin, duke

vendosur shenjat në tabelën e mëposhtme:

(kontrollo) + (plus) - (minus) ? (pikëpyetje)

Nxënësit do të plotësojnë ndarjen e parë të tabelës me njohuritë që kanë për

Këngët e Kreshnikëve, tiparet dhe të veçantat e tij; në ndarjen e dytë do të vendosin

informacionin e ri që mësuan nga teksti; në ndarjen e tretë do të vendosin shënimet

për ato gjëra që dalin ndryshe në tekst nga ato që dinin; në ndarjen e fundit do të

shkruajnë pyetje ose kërkesa për sqarim të mëtejshëm.

Puna e kryer në grup: konsultohet me grupin, më pas dalin me një përfaqësues që

lexon punën e bërë. Këtu futet edhe mësuesi, i cili mund të japë informacionin e ri ose

të sqarojë konceptet e paqarta.

Kjo teknikë shmang monotoninë dhe pasivitetin e orës së mësimit.

Veprimtari praktike – recitim

Nxënësit më të mirë të klasës recitojnë në klasë pjesë nga “Këngët e Kreshnikëve”.

Më poshtë po japim dy nga pjesët më të bukura të “Këngëve të Kreshnikëve”:

“Vajtimi i Ajkunës” dhe “Fuqia e Mujit”.

Vajtimi i Ajkunës

Drita a dalë e dritë s’po ban,

ka le dielli e nuk po nxeh:

ça ka ba Gjeto Basho Muji;

Djalin n’dhe Muji e ka shti...

A dredhe Muji e në shpi ka shkue,

nana e djalit po e pyet;

- Mujo, djalin ç’ma ka gjetë?

N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbetë?

Qyqe vetëm rrugën paska marrë,

kanë zanë vend yjt’ vajin me e ndie!

Kur ka dalë ndër Lugjet t’Verdha,

atëherë nana hanën ka mallkue:

- T’u shkimtë (shoftë) drita ty, o mori hanë,

që s’ma çove atë natë nji fjalë,

n’Lugje t’Verdha, shpejt me dalë

bashkë me hy n’nji varr me djalë!

Kur ka shkue te varri i djalit,

ka pa ahin treqind vjeç,

ahi ishte rrema-rrema,

nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin

Mire po pshtetet për degë t’ahit

pikon loti mbi varr të djalit

25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!