02.12.2014 Views

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kreu III. Trashëgimia kulturore shpirtërore

Në këtë linjë nxënësit kuptojnë elementet e identitetit human, kombëtar dhe

ndërkombëtar që lidhen me zhvillimin shoqëror të vendeve të ndryshme. Trashëgimia

shpirtërore konsiston në aftësitë tradicionale, besimet, traditat, muzika, këngët, vallëzimi,

drama etj. Të gjitha këto nuk mund të qëndrojnë në muzeum, por interpretohen

dhe përcillen nga një brez në tjetrin dhe nga një rajon në tjetrin. Karakteristikat

e vlerave historike, artistike dhe shkencore të kësaj trashëgimie trupëzohen në

monumentet dhe kryeveprat e realizuara nga popujt dhe personalitetet e shquara

të trashëgimisë kulturore në fushat e gjuhësisë, folklorit, artit pamor dhe muzikor,

lojërave dhe valleve, ritualeve dhe festave, etj. Linja u ofron nxënësve njohje dhe aftësim

praktik me listën e shpallur të monumenteve shpirtërore vendore dhe botërore

ku përfshihet edhe isopolifonia shqiptare, si dhe me ditët kombëtare dhe ndërkombëtare

të trashëgimisë shpirtërore. Veprimtaritë praktike si vizitat, organizim panairesh

dhe ekspozitash, projektet zënë vend të rëndësishëm në edukimin e të rinjve

me trashëgiminë kulturore shpirtërore.

3.7 Iso-polifonia popullore

Në përfundim të mësimit do të jeni të aftë:

- të klasifikoni llojet e iso-polifonisë;

- të përshkruani vlerat e iso-polifonisë popullore shqiptare si dukuri

unikale e shumëzëshit popullor tradicional botëror;

- të vlerësoni vendin e kësaj kryevepre në trashëgiminë botërore.

Struktura e mësimit

E Brainstormig 5 min

R Lexim i drejtuar/ kllaster 25 min

R Bashkëbisedim 15 min

Evokim – Brainstorming

Mësuesja shkruan në dërrasë fjalën “iso-polifoni” dhe nxënësit shprehin

mendimin e tyre të shkujdesur, pa u përpjekur të riprodhojnë tekstin, por të thonë

atë që ata dinë, pa u vënë në siklet nëse ajo që thonë është ose jo e saktë shkencërisht.

Realizimi i kuptimit: Lexim i drejtuar / klaster

Nxënësit e ndarë në grupe lexojnë tekstin sipas paragrafëve dhe nxjerrin përfundime.

Ata bëjnë pyetje për ato që nuk kuptojnë dhe së bashku me mësuesin/es u japin

zgjidhje.

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!