02.12.2014 Views

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nxënësit lihen disa minuta të imagjinojnë të ndihmuar edhe nga harta e më pas

shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin sipas grupeve të punës (4-5 veta). Më pas flasin

përfaqësuesit e grupeve:

Grupi i parë: Njëri prej përfaqësuesve të grupit tregon se për të shkuar në

Berat i duhet të kalojë në Tiranë – Durrës – Kavajë – Rrogozhinë – Berat. Një ndalesë

mjaft interesante ishte edhe ajo në qytetin e Durrësit, pikërisht në kryeqendrën e

mbretërisë së Arbërisë (e shpallur si e tillë më 21 shkurt 1272 nga Karli I Anzhu). Kur

mbërritëm në Berat, gjëja e parë që na ra në sy ishin shtëpitë karakteristike.

Grupi i dytë: Njëri prej përfaqësuesve të këtij grupi tregon se një vit më parë

kishte shkuar në Gjirokastër dhe kishte ndjekur këtë itinerar: Tiranë – Durrës –

Kavajë – Lushnjë – Rrogozhinë - Fier – Vlorë – Qafë e Llogarasë – Bregdeti shqiptar

– Sarandë – Gjirokastër.

Gjatë kësaj rruge ai ndaloi në qytetin e Fierit (Sipas studiueses së njohur angleze

Edith Durham, e cila vizitoi vendin tonë në vitin 1903, Fieri ishte një fshat i vogël, pronë

e një beu, me shumë iniciativë, i cili kishte ndërmend ta kthente në një qendër tregtare. Ai

kishte ngritur pazarin, godinat solide prej guri, me një arkitekturë çuditërisht moderne); të

Vlorës (Aulon, sipas studiuesve, rrënojat e një fortese me mure guri të latuar me gjatësi 40m,

lartësi 75 m dhe trashësi 2 m, të gjetura ndër vite, dëshmojnë për një qytet antik) etj. Ajo që

më mbeti në mendje që në hapat e parë në këtë qytet ishte kalldrëmi i rrugëve që na

ndiqte në çdo hap. Në një moment m’u duk sikur isha personazh i librit “Kronikë në

gur” të Ismail Kadaresë.

Nxënësit jo vetëm që përmendën itinerarin që ndoqën, por edhe disa nga vlerat

e qyteteve nëpër të cilat kaluan për të shkuar në destinacionin e paracaktuar.

Përgjigjet e dhëna nga nxënësit demonstrohen në hartë.

Ndërtim i njohurive –

lexim i orientuar i tekstit dhe përpunim i informacionit shtesë

Në këtë fazë të mësimit, mësuesja u kujton se qytet muze muze quhet një qendër

urbane, e cila për vlerat e saj të rëndësishme historike, urbanistike e arkitekturore, jo vetëm që

vihet në mbrojtje të shtetit, por edhe mirëmbahet e restaurohet prej institucioneve përkatëse

të tij.

Mësuesja u kërkon nxënësve që të lexojnë materialin që ndodhet në tekst, por

edhe informacionet që kanë grumbulluar nga burime të ndryshme dhe me anë të saj

të ndërtojnë pasaportën e secilit qytet.

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!