02.12.2014 Views

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kreu II. Trashëgimia kulturore materiale

Objektet janë të rëndësishme për studimin e historisë sepse ato japin një bazë

konkrete për idetë dhe mund t’i bëjnë të vlefshme ato. Në këtë linjë nxënësit

kuptojnë domosdoshmërinë e njohjes së të kaluarës nëpërmjet vendeve historike,

mjediseve gjeografike, kalave, monumenteve, amforave etj. Njohja me veprat e artit

dhe monumentet e natyrës është një pjesë e rëndësishme që brezat i përcjellin njeri

tjetrit si pasuri e pakufi dhe me vlera të mëdha identiteti njerëzor kombëtar dhe

ndërkombëtar. Trashëgimia materiale është më e lehtë për t’u ruajtur dhe për t’u

promovuar se sa trashëgimia shpirtërore pasi qendrat historike dhe muzetë, veprat

historike dhe artistike janë të mirë përcaktuara fizikisht dhe të mbrojtura me ligje dhe

rregulla të veçanta.

2. 3. Qytetet muze në Shqipëri

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jeni të aftë:

- të përkufizojnë se ç’është qyteti muze;

- të tregojnë se cilat janë qytetet muze në Shqipëri;

- të përshkruajnë karakteristikat e tyre.

Struktura e mësimit

Fazat e

Strukturës

Parashikimi,

Përgatitja për të nxënë

Ndërtimi i njohurive,

përpunimi i

përmbajtjes

Përforcimi, konsolidimi

i të nxënit

Strategjitë mësimore

Metodat

Imagjinatë e

Drejtuar

Lexim i orientuar i

tekstit dhe përpunim

i informacionit

shtesë

Ese

Veprimtaritë

e nxënësve

Të lexuarit ndërveprues \

Diskutimi i ideve

Ndërtimi i shprehive

studimore

Paraqitja me shkrim e

informacionit

Organizimi

i nxënësve

Punë në grupe

Punë në grupe

Punë në grupe

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar

Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve që të bëjnë një udhëtim imagjinar drejt qytetit

muze të Beratit dhe Gjirokastrës: “Nga do të kaloni për të shkuar në njërin prej këtyre

qyteteve? Përshkruani në hartë itinerarin që do të ndiqni nga vendbanimi juaj drejt

qytetit muze të Beratit apo Gjirokastrës. Përcaktoni vendin e parë që do të vizitoni

kur të mbërrini atje”.

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!