02.12.2014 Views

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

Libër mësuesi - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Të dhëna shtesë mbi monumentet e natyrës

Parku Kombëtar i Dajtit (Tiranë) (10612 ha) shtrihet mbi rrugën automobilistike

Tiranë-Linzë-Bizë, nga gryka e Tërkuzës në veri, deri te gryka e Skoranës në jug.

Në këtë park ruhet e padëmtuar bota e gjallë, që mund të shërbejë si material bazë

gjenetik për rigjenerimin e zonave të dëmtuara të vendit.

Rëndësi të veçantë kanë bimët e rralla deri endemike, si: Ramonda serbica,

e përqendruar mbi lartësinë 1500-1600 m në lindje të Dajtit. Mjaft e pasur dhe

interesante është fauna e Parkut, që përbëhet nga tetë lloje gjitarësh: ariu, ujku, lepuri,

iriqi, lundërza, disa lloje lakuriqësh nate, ketri etj., nga 11 lloje shpendësh: tre lloje

shqiponjash: petriti, huta, katër lloje qukapikësh: thëllëza e maleve etj.; nga shtatë

lloje zvarranikësh: zhapiku, shigjeta, nepërka, breshka etj., nga katër lloje amfibësh:

bretkosa, tritoni etj.

Gjetjet e vendbanimeve të hershme në rrethinat e parkut dhe të kalasë së vjetër në

tarracën detare të Dajtit, e bëjnë akoma më interesante. Këtu kalonin rrugë që lidhnin

pjesën perëndimore të vendit me brendësinë e tij, njëkohësisht ajo vendoste lidhjen

me kalanë e Krujës dhe të Petrelës.

Bokërrimat e Mnerit (Tiranë) ndodhen në afërsi të fshatit me të njëjtin emër, në

lartësinë 400m mbi nivelin e detit. Ato përfaqësojnë një peizazh të degraduar, në të

cilin mungon tërësisht mbulesa bimore. Kjo gjendje është rezultat i erozionit intensiv

në shpatet me përbërje fushore. Pyllëzimi me pyje në disa shpate, kohë më parë,

kufizuan zgjerimin e erozionit. Bokërrimat e mjerit kanë vlera të veçanta edukuese

ambientaliste.

Uji i Ftohtë (Vlorë) – Burimet karstike bregdetare dhe nëndetare, në bregdetin

lindor të gjirit të Vlorës, 4-5 km në jug të qytetit, shpërthejnë në zonën uji i Ftohtë –

Jonufër. Këto burime të tipit karbonatik furnizojnë qytetin me ujë të pijshëm. Zona

rreth burimeve është një nga pikat turistike më të bukura.

Rrapi i Leskovikut (Gjendet pranë qendrës së bashkisë së Leskovikut, 900m mbi

nivelin e detit. Përfaqëson një dru të veçantë rrapi me kurorë në trajtën e një kupole,

lartësi 18m, diametër të trungut 140 cm, perimetër 440m, me moshë 300 vjeçare. Ka

vlera shkencore, estetike e turistike.

Përforcimi – Veprimtari praktike

Kjo pjesë e mësimit ka si qëllim që të nxisë kreativitetin te nxënësit dhe dashurinë për

vendlindjen. Ata do të përgatisin një fletëpalosje për një nga monumentet e natyrës

që kanë parë në zonën e tyre. Në të do të pasqyrojnë vendndodhjen, sipërfaqen,

madhësinë, vlerat natyrore, si dhe fotografitë përkatëse. Më pas, punën e tyre

nxënësit duhet ta hedhin në faqen elektronike të shkollës.

Vlerësimi i nxënësve:

Vlerësimi i nxënësve duhet të jetë sa më objektiv, në përputhje me kontributin e

nxënësve në punën në grup, por edhe të njohurive dhe punës së tij individuale.

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!