01.12.2014 Views

Hutbeja e xhumasë dhe çështjet aktuale - Mburoja

Hutbeja e xhumasë dhe çështjet aktuale - Mburoja

Hutbeja e xhumasë dhe çështjet aktuale - Mburoja

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1 MBUROJA.net

Hutbeja e xhumasë dhe çështjet aktuale

Nga Sa'ud ibn Meluuh el-Anzi

Revista "el-Asaleh", botimi 20, f.73-78

Shumë folës fusin në temën e xhumasë atë çfarë nuk është pjesë e saj dhe e shmangun

nga synimi për të cilën është parashkruar. Kështu, ata kanë krijuar një metodologji të re

për prezantimin e saj, që është në kundërshtim me mënyrën në të cilën mbahej hutbeja e

pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, dhe, po ashtu, hutbeja e halifeve të drejta dhe e

Imamëve.

Kjo metodologji është shpikur nga folës, shpirtrat e të cilëve janë të përvëluar për

politikë, kështu që e ndryshuan ligjëratën [hutben] e xhumasë në një leksion për analizë

politike, duke marrë materialin për ligjëratat e tyre nga gazetat, revistat e radioprogramet!

Kjo shkon deri në atë masë, sa s'mund të dëgjosh një ajet apo një hadith në

hutbet e tyre, duke shpërfillur kështu faktin që Selefët e dënonin hutben, në të cilën nuk

përmendeshin ajete nga Libri i Allahut apo hadithe nga Suneti i të dërguarit të Allahut,

salallahu alejhi ue selam.

Gjatë rrjedhës së kësaj analize politike, e cila hallakatet në hutben e xhumasë,

muslimanët që prezantojnë në faljen e xhumasë humbin rastin për të kuptuar çështjet e

fesë së tyre dhe s'mund të gjejnë ndokënd që mund t'ua zbusë zemrat, të cilat u janë

preokupuar me punët e tyre të përditshme për shtatë ditët e kaluara. Kështu, ndoshta,

muslimani vjen me shpresë për të dëgjuar ndonjë ajet që do t'ia lartësojë shpirtin apo që,

nëpërmjet dëgjimit të tij, do t'ia zbutë zemrën. Por, në vend të kësaj, ai s'gjen gjë, përveç

një përsëritje që e dëgjon në lajmet e emetuara!

Këta folës harrojnë apo e lënë pas dore faktin që shumica e njerëzve, të cilët vijnë për të

dëgjuar, nuk e kryejnë adhurimin si duhet, të cilin duhet ta kryejnë vazhdimisht, gjatë

ditës dhe natës, në mënyrë të saktë. Në fakt, në mesin e të pranishmëve mund të gjesh

ata që kryejnë akte shirku që mohojnë Teuhidin, të cilin e përziejnë në adhurimin e vet,

duke menduar se po bëjnë diçka të mirë. Pra, s'ka dyshim se këta njerëz dhe të ngjashmit

me ta kanë tepër nevojë të shpëtohen nga këto akte shirku dhe të përmirësojnë

adhurimin e tyre.

Por, fatkeqësisht, po hasim në një shkujdesje dhe mosdashje nga ana e këtyre folësve

politikë dhe thirrësve për çështjet aktuale në përmbushjen e kësaj detyre madhore, për

synimin e së cilës janë dërguar pejgamberët dhe lajmëtarët. Në të vërtetë, këto hutbe të

bazuara në politikë janë shkak për shpërthimin e shumë fitneve. Kështu, në vend që

mimberët e tyre të shërbejnë si pishtarë që ndriçojnë rrugën e udhëzimit, ata shërbejnë si

shkrepëse për zjarrin e fitnes, viktimë e të cilit kanë rënë shumë shpirtra të pafajshëm

dhe nga i cili umeti ynë ende po digjet. Gjendja në të cilën janë sot muslimanët dëshmon

për vërtetësinë e kësaj.

2 MBUROJA.net

Ngaqë këta folës kanë të drejtën që ne duhet t'i këshillojmë, atëherë, vërtet, i thërrasë që

ta kenë frikë Allahun lidhur me umetin e Muhamedit dhe ta lenë këtë metodologji, të

cilën po kërkojnë ta prezantojnë. Dhe, i thërras t'i përmbahen udhëzimit të të dërguarit

të Allahut dhe halifeve pas tij për hutbet e tyre.

El-Izz ibn AbdisSelam, rahimehullah, ka thënë:1"Folësi nuk bën të përmendë në hutbe

ndonjë gjë, përveç atë që përputhet me synimet e saja, si lavdërimi i Allahut, lutjet,

inkurajimi i muslimanëve për të bërë mirë dhe paralajmërimi i tyre kundra së keqes,

përmendja e premtimeve dhe kërcënimeve, si edhe gjithçka që nxit për bindje dhe

pengon nga mosbindja. Njëlloj, duhet të ketë edhe recitim Kurani. Pejgamberi, salallahu

alejhi ue selam, shpesh mbante hutbe me temën e sures Kaf2, ngaqë ajo përmbante

përmendje të Allahut, lavdërim të Tij, përmend dijen e Tij mbi atë çfarë i pëshpëritë

shpirti vetvetes dhe çfarë shënojnë engjëjt për njeriun nga veprat e mira e të këqija.

Pastaj, përmend vdekjen dhe agoninë e saj, Ditën e Gjykimit dhe tmerret e saj si dhe

dëshminë kundra veprimeve të krijesave. Pastaj, përmend xhenetin dhe xhehenemin,

dhe përmend daljen e njerëzve nga varret për t'u gjykuar. Më pas, ka këshillim dhe

urdhër për ta falur namazin. Pra, kushdo që del nga fusha e këtyre synimeve, ai është

një bidatçi. Nuk është me vend që në të të përmenden halifet, apo mbretërit e

udhëheqësit,3 sepse ky është një vend posaçërisht i rezervuar për Allahun dhe të

dërguarin e Tij, salallahu alejhi ue selam, ku duhet nxitur njerëzit për t'iu bindur Atij

dhe të përmbahen nga kundërshtimi ndaj Tij – "Xhamitë i përkasin Allahut, kështu që

mos thërrisni të tjerë krahas Allahut" [Xhin, 18]. Por, nëse ndodh ndonjë incident me

muslimanët, atëherë s'prish punë të flitet rreth këtij incidenti, për sa kohë që feja nxitë

dhe urdhëron për këtë. Kjo është, për shembull, kur të vijë ndonjë armik dhe folësi nxit

njerëzit për të bërë xhihad kundra tij dhe, po ashtu, kur ka thatësi për të cilën duhet bërë

Istiska [lutje për shi], që hatibi [folësi] të mund të lutet për heqjen e saj [thatësirës]".

1. Fetaua El-Izz Ibn Abdis-Selam. f.77-78.

2. Është transmetuar në Sahih Muslim, f.873, që Umm Hisham bin Haritheh ka thënë:"Nuk e kam mësuar

përmendsh "Kaf. Pasha Kuranin lavdiplotë" [sureja 50] veçse nga gjuha e të dërguarit të Allahut, të cilën e

kishte zakon ta recitonte çdo të premte, ndërsa ishte në mimber dhe po u mbante ligjëratë njerëzve".

3. Në Tefsirin e vet [18/107] el-Kurtubi ka cituar ez-Zemekhsherin të thotë:"'Nëse të thuhet: Si mundet që

kujtimi i Allahut [që përmendet në suren el-Xhumua] t'i referohet hutbes, kur ajo përmban të tjera gjëra,

përveç kësaj. Them: Çfarë gjendet në përmendjen e të dërguari të Allahut, lavdërimit të tij, halifeve të drejta

të tija dhe besimtarëve të devotshëm, këshillimit dhe kujtimit, e gjithë kjo është kujtim i Allahut. Për sa i

përket asaj çfarë është përtej kësaj nga përmendja e udhëheqësve tiranikë dhe titujve të tyre, duke i

lavdëruara ata dhe duke bërë du'a për ta, ndonëse ata janë më meritorë për të kundërtën e kësaj, atëherë kjo

është kujtim i dreqit'. Them [el-Kurtubi]:'Opinioni i saktë është se s'ka gjë të keqe të bësh du'a për

udhëheqësit tiranikë, që Allahu t'i udhëzojë ata, dhe kështu me radhë. Kjo me kushtin që kjo të mos bëhet

sunet [shprehi e zakonshme], në mënyrë që do të konsiderohej pjesë e hutbes së xhumasë. Fjalët e

mësipërme të ez-Zemekksherit janë rezultat i akidesë Mu'tezilite të tij, si edhe besimeve të tyre lidhur me

udhëheqësit'".

3 MBUROJA.net

Ibn el-Attar, rahimehullah, ka thënë:4"Ligjërata, në çdo vend e kohë, duhet të bëhet në

përputhje me çfarë njerëzit kanë nevojë nga gjërat për të cilat nuk kanë njohuri, si

vendimet fetare dhe ajo që çon njerëzit drejt bindjes ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij,

salallahu alejhi ue selam. Po ashtu, duhet të ketë një përmendje të shkurtër të çështjeve

të përbotshme, veças nga çështjet e jetës së përtejme. Duhet të ketë edhe gjëra që

drejtojnë kah besimi në ringjalljen, dhënien [e shënimeve të veprave të njerëzve],

xhenetin e xhehenemin. Duhet të ketë nxitje për të bërë vepra të mira dhe të qenët i

sinqertë në këtë, si edhe për të qenë të drejtë ndaj njëri-tjetrit, mbajtjen e lidhjeve me

njëri-tjetrin dhe të qenët i mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit. Duhet të ketë paralajmërim nga

ndërprerja e lidhjeve me njëri-tjetrin, kundërshtimit me njëri-tjetrin dhe padrejtësive

ndaj njëri-tjetrit. Në të duhet të ketë edhe nxitje për bashkëpunim reciprok mes njëritjetrit

në mirësi dhe frikë ndaj Allahut, si dhe për ndihmë ndaj të shtypurit dhe

shtypësit, duke e ndalur atë nga shtypja. Folësi duhet të nxisë5 udhëheqësit të jenë të

drejtë dhe ta lënë shtypjen, mëkatin dhe shkeljen. Ai duhet t'i nxisë njerëzit të marrin

përsipër detyrën e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, e cila është shkak që

largon provat dhe sjell fitore ndaj armikut, dhe është shkak që Mbreti i të gjithë

mbretërve t'u përgjigjet lutjeve, që bekimet të zbresin dhe mëkatet të falen. Ai mund të

përmendë edhe kohët e dobishme dhe muajt e dobishëm të vitit6, dhe t'i nxisë njerëzit të

falen e të agjërojnë, të bëjnë haxh dhe t'u përmbahen të gjitha rregullave fetare. Kjo ka

qenë mënyra e të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selam, e halifeve të drejta dhe e

Imamëve e dijetarëve lidhur me hutbet e tyre, këshillimet dhe kujtimet. Synimi i tyre

ishte të paralajmërojnë dhe të përgëzojnë. Pra, ky është Suneti, dhe çfarë është jashtë

kësaj, është një bidat".

4. Adab-ul-Khatib, f.125-126.

5. Sipas mënyrës së diktuar në tekstet fetare.

6. Ato kohëra, dobitë e të cilave janë vërtetuar në Kuran dhe në Sunet.

Ibn Kajjim el-Xheuzije, rahimehullah, ka thënë:"Sfera e hutbes së pejgamberit

përqendrohej në lavdërimin e Allahut, falënderim ndaj Tij për bekimet e Tij,

përshkrimin e përsosurisë së Tij dhe cilësive të lavdërueshme të Tij, mësimin e parimeve

islame, përmendjen e xhenetit, Zjarrit, Ditës së Kthimit, urdhërimin e njerëzve për të

kryer detyrat ndaj Allahut, dhe shpjegimin rreth asaj çfarë shkakton hidhërimin e

Allahut dhe çfarë sjell kënaqësinë e Tij. Rreth këtyre gjërave përqendrohej hutbeja e të

dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selam".7

Ai, po ashtu, ka thënë:"Në hutbe, ai ua mësonte shoqëruesve te vet bazat e ligjit fetar, i

urdhëronte dhe i ndalonte, nëse një urdhër apo ndalim i prezantohej atij".8

Imam el-Bejheki, rahimehullah, ka thënë:9"E pëlqej që imami ta kufizojë hutben në

lavdërimin e Allahut, të dërgojë salawate mbi të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue

selam, t'i këshillojë njerëzit, të recitojë Kuran, dhe që mos të kalojë përtej kësaj".10

4 MBUROJA.net

Ai, po ashtu, ka thënë:11"Abdul-Mexhid na e ka transmetuar nga Ibn Xhurejxh të ketë

thënë:'Ajo çfarë thërrasin sot njerëzit në hutbe, a ju është përcjell nga pejgamberi,

salallahu alejhi ue selam, apo nga dikush pas pejgamberit? Ai u përgjigj:'Jo, por kjo është

shpikur. Hutbet kanë qenë vetëm një kujtim'".12

Shejh Sidik Hasan Khan, rahimehullah, ka thënë:"Për më shumë, ju duhet të dini se

hutbeja e ligjëruar është ajo çfarë vazhdimisht bënte pejgamberi, salallahu alejhi ue

selam, nga nxitja e njerëzve për të mirën, ndërsa i ndalonte nga e keqja. Në fakt, ky është

thelbi i hutbes për të cilën ajo është ligjëruar".13

Në librin e vet Es-Sunen uel-Mubted'iat, faqe 90, Esh-Shukeiri, rahimehullah, përvijon si

një nga bidatet e hutbes së xhumasë edhe "Që personi të mos këshillojë gjatë hutbes, të

mos instruktojë e të mos rikujtojë, të mos nxisë dhe të mos paralajmërojë, si edhe të mos

urdhërojë për të mirë dhe të mos ndalojë nga e keqja".

Ibn Kudame, rahimehullah, ndërsa ka përvijuar obligimet e hutbes, ka thënë:"E treta:

Këshillimi. Kjo, sepse pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, i këshillonte njerëzit. Ky

është i gjithë qëllimi pas hutbes, kështu që nuk është e lejueshme të lihet këshillimi gjatë

hutbes".14

Përmbledhje:15 Thelbi i hutbes është që ajo të jetë një këshillim i drejtë, i përftuar nga

Kurani apo nga burime tjera, ashtu siç u përmend më herët në fjalët e disa dijetarëve.

Duke pasur parasysh mënyrën se si e pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, e ruante

hutben e vet, në mënyrë që ajo të përbëhej nga urdhërimi për t'iu frikësuar Allahut dhe

për të kryer detyrat ndaj Tij, për të paralajmëruar për hidhërimin e Tij dhe për të nxitur

drejt asaj që sjell kënaqësinë e Tij, dhe për recitimin e Kuranit, na bëhet e qartë se prania

e këtyre gjërave në hutbe është një obligim. Kjo, sepse veprimi i pejgamberit, salallahu

alejhi ue selam, paraqet shpjegim të asaj çfarë është thënë përgjithësisht në ajetin që ka të

bëjë me xhumanë. Po ashtu, pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:"Faluni ashtu

siç më keni parë të falem".16

Të tjerë dijetarë kanë thënë që ngulmimi i vazhdueshëm i pejgamberit në një çështje

tregon në obligim. Është thënë në el-Bedr et-Tamaam:"Pejgamberi mbante dy hutbe dhe

ulej një herë mes tyre. Ai, po ashtu, recitonte Kuran dhe i kujtonte njerëzit".17

Tani, do të përmbledh disa gjëra, të cilave duhet t'u përmbahet folësi gjatë hutbes.

Kështu, them: atij i takon të bëjë gjërat në vijim:18

1- Ai duhet t'i instruktojë njerëzit e thjeshtë që të kenë njohuri rreth Allahut, çfarë është e

obligueshme të pranojnë për Të nga cilësitë e përsosura të Tij, çfarë është e lejueshme

dhe e palejueshme lidhur me Allahun dhe cilat janë të drejtat e pejgamberëve dhe e të

dërguarve të Allahut.

5 MBUROJA.net

2- Ai duhet t'i edukojë rreth shtyllave të fesë, si namazi, agjërimi, haxhi, zekati, dhe

duhet t'ua shpjegojë urtësinë në bërjen e këtyre shtyllave dhe dobitë e shumta nga të

cilat do të përfitojnë në këtë botë dhe në tjetrën.

3- Ai duhet t'i thërrasë për tek e mira dhe t'i zmbrapsë nga e keqja. Duhet t'i urdhërojë

për të bërë mirë dhe t'i ndalojë nga e keqja, t'i nxisë të mbahen për fenë, nëpërmjet

moralit dhe virtyteve të saj, dhe nëpërmjet çfarë kanë urdhëruar Allahu dhe i dërguari i

Tij, salallahu alejhi ue selam.

4- Ai duhet t'i nxisë të veprojnë dhe të përpiqen për këtë që u përmend më lart, dhe t'u

tregojë që secili shpirt do të shpërblehet për të mirën që e bën dhe do të dënohet për të

keqen që e bën. Allahu thotë:"Kushdo që bën mirë sa pesha e një atomi, do ta shohë

atë; kushdo që bën keq sa pesha e një atomi, do ta shohë atë". [el-Zelzele, 7-8]

5- Ai duhet t'i nxisë ta ndihmojnë njëri-tjetrin në kryerjen e obligimeve dhe në edukimin

e rritjen e fëmijëve. Ai duhet t'i inkurajojë të hyjnë në çdo çështje nga këndvështrimi i

duhur, t'i ruajnë besatimet dhe ta jetësojnë vëllazërinë, që është burimi kryesor i jetesës

së çdo populli, dhe shkak për përparimin në këtë botë përpara tjetrës. Allahu

thotë:"Kushdo që kërkon shpërblimin e kësaj bote, Ne ia japim [vetëm] atë". [Aali

Imran, 145]

6- Ai duhet t'i pastrojë zemrat e tyre nga keqkuptimet, përpara se ato të bëhen besime të

prishura. Dhe sa shumë të tilla ka sot, që janë përhapur midis muslimanëve. Kjo, në

mënyrë që njerëzit të mund t'i nënshtrohen Krijuesit të qiejve e të tokës, Shtrënguesit të

gjithë njerëzimit, derisa të thonë çfarë ka thënë Ibrahimi, alejhi selam:"Vërtet, e kam

kthyer fytyrën time kah Ai, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën, sinqerisht, vetëm për hir

të Tijin, dhe nuk jam nga idhujtarët" [el-En'am, 79]. Ngjashëm, i dërguari i Allahut,

salallahu alejhi ue selam, na ka urdhëruar të themi:"Thuaj: Namazi im, kurbani im,

jetesa ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve". [el-En'am, 162]

Pra, o ju folës politikë, çfarë situate ju thërret për të përshkuar një metodologji të tillë?

Këtu, treguam për mënyrën e pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, dhe të halifeve të

drejta në lidhje me këtë, dhe kjo nuk përmban asgjë nga ajo që keni prezantuar në hutbet

të bazuara në politikë. Ja ku i keni përpara jush librat e Sunetit dhe të historisë, të cilat

diktojnë metodologjinë e Selefëve [pararendësve] tanë. Pra, çfarëdo që është prezantuar

rishtas në kundërshtim me atë në çfarë ishin ata, në mënyrën më të lehtë të përshkrimit,

është një bidat, dhe çdo bidat është drejtim i keq, kurse çdo drejtim i keq është në Zjarr.

Pra, ejani me ne të punojmë sipas mënyrës që Allahu e ka ligjëruar për ne në thënien e

Tij:"Le të dalë prej jush një grup njerëzish të thërrasë për mirësi, duke urdhëruar për

të mirën dhe duke ndaluar nga e keqja. Këta janë të suksesshmit. Mos u bëni si ata që

u ndanë e u dalluan, pasi u kishin ardhur dëshmitë e qarta. Për këta do të ketë dënim

të tmerrshëm. Në Ditën kur disa fytyra do të zbardhen dhe disa fytyra do të nxihen.

Për sa u përket fytyrave që do të nxihen [do t'u thuhet]:'Refuzuat besimin pasi e

6 MBUROJA.net

pranuat?! Atëherë, shijoni dënimin për refuzimin e besimit'. Për sa u përket fytyrave

që do të zbardhen, ata do të jenë në mëshirën e Allahut [në xhenet] ku do të banojnë

përgjithmonë". [Aali Imran, 104-107]

7. Zaad el-Me'ad 1/188.

8. Zaad el-Me'ad 1/427.

9. Ma'rifet es-Sunen uel-Ethar 4/373.

10. Shiko el-Umm 1/202-203.

11. Ma'rifet es-Sunen uel-Ether 4/373.

12. Shiko el-Umm 1/203; Kaptina: Çka nuk pëlqehet nga të folurit gjatë hutbes.

13. er-Reudet-un-Nadijeh 1/373.

14. el-Kafi 1/328.

15. Transmetuar nga el-Kaul-ul-Mubiin fi Akhta el-Musallin, f.387.

16. Transmetuar nga el-Buhari.

17. Transmetuar nga Muslim, në Sahi-në e vet nr.862.

18. Shiko Tuhfet-ul-Ua'idh fi el-Khuteb uel-Mewa'idh e Ahmed Ferid, f.11-12.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!