2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Pasuritë natyrore FLETË PUNE Qyteti i mrekullueshëm Një herë moti, ishte një qytet i vogël afër detit. Ishte shumë i bukur, me det të pastër, të kaltër, rërë të butë si mëndafshi dhe pyje të mrekullueshme përgjatë e bregdetit. Njerëzit e quajtën atë të mrekullueshëm dhe ata jetonin në të të qetë dhe të lumtur. Gjuanin peshq, pritnin turistë në shtëpitë e tyre dhe u ofronin shëtitje në pyllin e afërt ose udhëtim me anije. U ofronin ushqim të përgatitur nga bimët dhe kafshët që gjendeshin në rrethinën e afërt. Një ditë banorët e Qytetit të mrekullueshëm ishin tubuar dhe kishin vendosur që ta ndryshojnë qytetin e tyre dhe ta shndërrojnë në një qendër të madhe atraktive turistike, e cila do t’u jipte mundësi për të fituar më tepër. E prenë pyllin dhe filluan të ndërtojnë hotele të reja. Gjithashtu, ndërtuan rrugë të gjera përgjatë bregdetit, me çka i shkatërruan brigjet me rërë dhe bimët. Shumë turistë vinin me automjetet e tyre në Qytetin e mrekullueshëm, me çka qyteti u bë shumë i zhurmshëm, Çdo ditë kamionët binin ushqime dhe prodhime nga vendet e largëta me qëllim që ti përmbushin nevojat e turistëve. Mbeturinat filluan të zmadhohen. Qyteti i mrekullueshëm vazhdimisht rritej. Pothuajse asgjë nuk mbeti nga ai qyteti i vogël — ai u ndryshua dhe nuk mund të njihej. Njerëzit tani më nuk mendonin për Qytetin e mrekullueshëm si për një vend të bukur për pushim dhe shumica më nuk vinin. Njerëzve, të cilët jetonin më parë në Qytetin e mrekullueshëm filloi t’u mungojë qyteti i mëparshëm. Një ditë, një i huaj u paraqit në sheshin qendror, ku tuboheshin shumë njerëz në mbrëmje. Ai qëndroi aty një kohë të gjatë, duke i dëgjuar njerëzit se si bisedojnë, ai në fund ua tregoi tregimin në vijim: Njëherë moti, na ishte një pulë e veçantë. Çdo ditë ajo sillte nga një vezë të artë, e cila shkëlqente si diell i vogël në kotec. Pronari i pulës e kontrollonte peshën e vesë çdo ditë. Vazhdimisht ankohej pse ato nuk janë më të mëdha dhe thoshte: „Ndoshta thjesht duhet ta mbys atë pulë. Patjetër të ketë pasuri në trupin e saj. Nëse e nxjerr, do të bëhem njeriu më i pasur në botë“. Një kohë të gjatë ai ishte hamendur, por në fund vendosi: e mbyti pulën dhe mund ta paramendoni tronditjen e tij kur kuptoi se brendia e pulës ishte e njejtë me ate të secilës pulë tjetër! Filloi të shkulë flokun e vet i dëshpëruar dhe duke qarë, por gjithçka ishte e kotë. Lakmitari i humbi edhe vezët edhe pulën. I panjohuri i shikoi njerëzit e trishtuar të qytetit dhe tha: „Ata të cilët shpejtojnë të pasurohen shpeshherë do të përfundojnë pa asgjë.“. 94

Popullata Toka gjithnjë e më tepër po bëhet e mbipopulluar. Në këtë periudhë, më tepër se 7 miliardë njerëz jetojnë në planetin Tokë. Nëse rritja e popullatës mbetet e njejtë, deri në mesin e këtij shekulli (2050) do të ketë më tepër se 10 miliardë njerëz në Tokë. Shkaku kryesor për këtë gjë, është fakti se më tepër njerëz lindin se sa vdesin. Në ditët e sotme, njerëzit jetojnë një jetë më cilësore dhe më të gjatë për shkak të ndryshimeve në mënyrën e jetesës. Me shtimin e popullatës rritet nevoja për shfrytëzimin më të madh të pasurive natyrore në Tokë. Numri më i madh i njerëzve, gjithashtu, nënkupton kërkesë më të madhe për ushqim dhe për ujë të pijshëm, e me këtë edhe nevojë të shtuar për sipërfaqe më të madhe punuese. Problemi i mbipopullimit është shumë serioz, nuk mund të veprohet në drejtim të zgjidhjes së tij. Duke e shqyrtuar gjendjen momentale të numrit të njerëzve dhe aftësinë e rrethit jetësor që t’i sigurojë pasuritë e domosdoshme natyrore dhe kushtet adekuate për jetesë, shumë vende ndërmarrin masa që ta kontrollojnë këtë gjendje. Ndonjëherë natyra arrinë ta kontrollojë numrin e njerëzve në një mënyrë të rëndomtë dhe mizore, përmes katastrofave dhe fatkeqësive natyrore (tërmeteve, përmbytjeve, sëmundjeve dhe epidemive). Në vendet europiane ka një rritje të vogël të popullatës. Në disa pjesë të veçanta në botë është vërejtur rënie e natalitetit të popullatës, ndërsa në rajone të veçanta mbipopullim. Në Maqedoni, në rajone të ndryshme të vendit, ka shpërndarje jo të barabartë të popullatës. Sidomos, dallimi vërehet gjatë krahasimit midis mjedisit të fshatrave dhe qyteteve. 95

Popullata

Toka gjithnjë e më tepër po bëhet e mbipopulluar. Në këtë periudhë, më tepër se 7 miliardë

njerëz jetojnë në planetin Tokë. Nëse rritja e popullatës mbetet e njejtë, deri në mesin e këtij

shekulli (2050) do të ketë më tepër se 10 miliardë njerëz në Tokë. Shkaku kryesor për këtë gjë,

është fakti se më tepër njerëz lindin se sa vdesin. Në ditët e sotme, njerëzit jetojnë një jetë

më cilësore dhe më të gjatë për shkak të ndryshimeve në mënyrën e jetesës.

Me shtimin e popullatës rritet nevoja për shfrytëzimin më të madh të pasurive natyrore në Tokë.

Numri më i madh i njerëzve, gjithashtu, nënkupton kërkesë

më të madhe për ushqim dhe për ujë të pijshëm, e me këtë

edhe nevojë të shtuar për sipërfaqe më të madhe punuese.

Problemi i mbipopullimit është shumë serioz, nuk mund

të veprohet në drejtim të zgjidhjes së tij. Duke e shqyrtuar

gjendjen momentale të numrit të njerëzve dhe aftësinë e rrethit

jetësor që t’i sigurojë pasuritë e domosdoshme natyrore dhe

kushtet adekuate për jetesë, shumë vende ndërmarrin masa që ta

kontrollojnë këtë gjendje. Ndonjëherë natyra arrinë ta kontrollojë

numrin e njerëzve në një mënyrë të rëndomtë dhe mizore, përmes

katastrofave dhe fatkeqësive natyrore (tërmeteve, përmbytjeve,

sëmundjeve dhe epidemive). Në vendet europiane ka një rritje të vogël të popullatës.

Në disa pjesë të veçanta në botë është vërejtur rënie e natalitetit të popullatës,

ndërsa në rajone të veçanta mbipopullim. Në Maqedoni, në rajone të ndryshme të vendit,

ka shpërndarje jo të barabartë të popullatës. Sidomos, dallimi vërehet gjatë krahasimit

midis mjedisit të fshatrave dhe qyteteve.

95

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!