30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pasuritë natyrore

FLETË PUNE

Qyteti i mrekullueshëm

Një herë moti, ishte një qytet i vogël afër detit. Ishte shumë

i bukur, me det të pastër, të kaltër, rërë të butë si mëndafshi

dhe pyje të mrekullueshme përgjatë e bregdetit.

Njerëzit e quajtën atë të mrekullueshëm dhe ata jetonin

në të të qetë dhe të lumtur. Gjuanin peshq, pritnin turistë

në shtëpitë e tyre dhe u ofronin shëtitje në pyllin e afërt ose

udhëtim me anije. U ofronin ushqim të përgatitur nga bimët

dhe kafshët që gjendeshin në rrethinën e afërt.

Një ditë banorët e Qytetit të mrekullueshëm ishin tubuar dhe kishin vendosur që ta

ndryshojnë qytetin e tyre dhe ta shndërrojnë në një qendër të madhe atraktive turistike,

e cila do t’u jipte mundësi për të fituar më tepër. E prenë pyllin dhe filluan të ndërtojnë

hotele të reja. Gjithashtu, ndërtuan rrugë të gjera përgjatë bregdetit, me çka i shkatërruan

brigjet me rërë dhe bimët. Shumë turistë vinin me automjetet e tyre në Qytetin

e mrekullueshëm, me çka qyteti u bë shumë i zhurmshëm, Çdo ditë kamionët binin

ushqime dhe prodhime nga vendet e largëta me qëllim që ti përmbushin nevojat

e turistëve. Mbeturinat filluan të zmadhohen. Qyteti i mrekullueshëm vazhdimisht rritej.

Pothuajse asgjë nuk mbeti nga ai qyteti i vogël — ai u ndryshua dhe nuk mund të njihej.

Njerëzit tani më nuk mendonin për Qytetin e mrekullueshëm si për një vend të bukur

për pushim dhe shumica më nuk vinin. Njerëzve, të cilët jetonin më parë në Qytetin

e mrekullueshëm filloi t’u mungojë qyteti i mëparshëm.

Një ditë, një i huaj u paraqit në sheshin qendror, ku tuboheshin shumë njerëz në mbrëmje.

Ai qëndroi aty një kohë të gjatë, duke i dëgjuar njerëzit se si bisedojnë, ai në fund ua tregoi

tregimin në vijim:

Njëherë moti, na ishte një pulë e veçantë. Çdo ditë ajo sillte nga një vezë të artë, e cila

shkëlqente si diell i vogël në kotec. Pronari i pulës e kontrollonte peshën e vesë çdo ditë.

Vazhdimisht ankohej pse ato nuk janë më të mëdha dhe thoshte: „Ndoshta thjesht duhet

ta mbys atë pulë. Patjetër të ketë pasuri në trupin e saj. Nëse e nxjerr, do të bëhem njeriu

më i pasur në botë“.

Një kohë të gjatë ai ishte hamendur, por në fund vendosi: e mbyti pulën dhe mund ta

paramendoni tronditjen e tij kur kuptoi se brendia e pulës ishte e njejtë me ate të secilës

pulë tjetër! Filloi të shkulë flokun e vet i dëshpëruar dhe duke qarë, por gjithçka ishte e kotë.

Lakmitari i humbi edhe vezët edhe pulën. I panjohuri i shikoi njerëzit e trishtuar të qytetit

dhe tha: „Ata të cilët shpejtojnë të pasurohen shpeshherë do të përfundojnë pa asgjë.“.

94

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!