30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Pasuritë natyrore

Pjesa II: Për pulën dhe venë e artë

1

Shpjegojuni nxënësve se njerëzit vazhdimisht duhet të përpiqen që të kenë jetë sa më të

mirë. Shumica e tyre më tepër preferojnë aktivitete dhe shërbime me përfitim të shpejtë,

për arsye se mendojnë se do t’u sjellë përparim më të shpejtë, pa menduar për pasojat

e këtyre aktiviteteve. Efektet shpeshherë sjellin deri te problemi ose ndikimi negativ ndaj

mjedisit jetësor dhe shoqërisë.

2

Lexoni nxënësve si shembull tekstin „Qyteti i mrekullueshëm“ në faqen 94.

3

Pyesni nxënësit se çfarë mendime dhe ndjenja u shkaktoi ky rrëfim.

• A kanë gabuar diçka njerëzit e qytetit të mrekullueshëm?

• Çka mund të ndodhë gabimisht kur njerëzit veprojnë pa menduar ose kur kërkojnë

fitim të shpejtë?

Diskutoni dhe përfundoni se nevojat e njerëzve janë në baraspeshë me ato të natyrës.

Mundohuni ta dëshmoni se zgjidhja është në shfrytëzimin e pasurive natyrore.

Pjesa III: Loja — Kujdesi për gjeneratat e ardhshme

1

Zhvillimi i qëndrueshëm është shfrytëzimi maksimal i pasurive të ripërtëritura natyrore

të cilat ende munden të ripërtëriten. Për shembull prerja e drunjve duhet të jetë me plan

me qëllim që mund të ripërtëriten. Zhvillimi i qëndrueshëm varet nga vendi në vend,

nga rajoni në rajon dhe mund të ndërrohet varësisht nga kushtet. Shembull për shpjegim

më të lehtë të pasurive natyrore të ripërtëritura dhe të paripërtëritura janë lojërat në vijim.

Me këto nxënësit mund të mësojnë se si duhet drejtë të shfrytëzohen pasuritë me qëllim

të sigurimit të sasive të mjaftueshme edhe për gjeneratat e ardhshme.

2

Nevojiten më tepër pako me grisina, të cilat derdhen në një enë më të madhe. Në fletët

shënohen fjalët: Gjenerata e 1, Gjenerata e 2, Gjenerata e 3, por ashtu që, për shembull,

për 14 pjesëmarrës do të kishte nga dy fletë me fjalën Gjenerata 1, katër fletë me

Gjenerata e 2 dhe tetë fletë me Gjenerata e 3. Domethënë numri përmbyllës i fletëve të

shënuara të jetë gjithsej 14. Nëse kemi 28 nxënës, numri dyfishohet dhe kështu me radhë.

3

Loja fillon me ate se fletët fëmijëve u ndahen me përzgjedhje të rastësishme. Secili duhet

të shohë se çfarë i shkruan në fletë. Pastaj tregohet ena me grisinat. U shpjegohet fëmijëve

se grisinat në enë, në fakt, paraqesin pasuritë e paripërtëritura natyrore në Tokë.

Pastaj kërkohet nga të gjithë ata që kanë fletë, në të cilën shkruan Gjenerata e 1 të dalin

përpara dhe të vijnë para enës. U jipet qese ose salfetë e rëndomtë dhe u lejohet

që të marrin nga ena me ushqime kush sa don. Pastaj, ftohen nxënësit nga Gjenerata e 2.

E njejta vlenë edhe për ata. Pasi që të marrin edhe ata, vërehet se grisinat në enë

pakësohen dhe gjithnjë e më pak mbesin për të tjerët. Mund të ndodhë madje që mos

të mbesin për gjeneratën e tretë. Domethënë, në fund ftohen edhe ata të Gjeneratës së 3,

për të cilët vlejnë të gjitha rregullat. Grisina ka gjithnjë e më pak, ka mundësi edhe të mos

mbesin fare. Flisni me nxënësit se çfarë do të ndodhë nëse vërtetë ato do të ishin pasuri

të paripërtëritura natyrore, në këtë rast a e kuptojnë se çfarë kanë bërë.

Aktivitete tjera

• I lusni nxënësit që të diskutojnë me familjet e tyre për tregimin „Qyteti i mrekullueshëm“

dhe për pulën, e cila ka bërë vezë të arta. Bashkë me prindërit, ata mund të imagjinojnë

edhe tregime të tjera.

• Gjeni kohë në orën e ardhshme që të diskutoni për disa nga tregimet më interesante.

• Shpërndani kopje nga teksti „Çfarë dimë për pasuritë natyrore?“ dhe i lusni nxënësit

që ta përpunojnë si detyrë individuale.

• I lusni disa vullnetarë që të bëjnë një grup të vogël dhe të diskutojnë para tjerëve për

dilemën „Të peshkojmë ose jo peshq“.

• Me nxënësit luani lojën për pasuritë natyrore (në tekstin për lojën janë dhënë rregullat).

Pas lojës, diskutoni me nxënësit për shfrytëzimin e paarsyeshëm të pasurive natyrore

dhe për pasojat.

91

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!