2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Pasuritë natyrore Përgatitja ditore: Pasuritë natyrore Kohëzgjatja Koha vjetore Vendi Materialet Qëllimet Metodat 1-2 orë shkollore Të gjitha stinat Klasat Tabelë (grafikon) Nxënësit të: • mësojnë për llojet e pasurive natyrore • nxënësit të mësojnë se si ti shfrytëzojnë siç duhet pasuritë natyrore Diskutim, lojë, analiza e mësimit përmes shembujve Pjesa I: Pasuritë natyrore (Diskutimet) 1 I lusni nxënësit që ti përmendin disa gjëra, të cilat njerëzit i marrin nga natyra me qëllim që ti kënaqin nevojat e tyre (për shembull, ushqimi bimor ose i kafshëve, uji, ajri, energjia). Shënoni përgjigjet e tyre në tabelë ose në tabelë. 2 Shpjegojuni nxënësve se pasuritë natyrore janë të ripërtëritura ose të paripërtëritura. 3 Në kartela të veçanta, shënoni emrat e pasurive natyrore të energjisë dhe materialeve në vijim: • Nafta, gazi natyror, energjia solare, energjia e erës • Bimët, shtazët, ujërat e ëmbla (lumenjtë, liqenet, burimet), toka, ajri, minerali, (hekuri, metalet e tjera), materialet për ndërtim (argjil, gurë, rërë) etj. Vizatoni skemën në vijim: Pasuritë natyrore Të ripërtëritura Të paripërtëritura Filloni diskutimin dhe kategorizoni pasuritë natyrore nga kartelat dhe radhitni në mënyrë adekuate në dy kolona. Diskutoni me nxënësit për anët pozitive dhe negative të llojeve të ndryshme të pasurive natyrore. Përmendni shembuj. Shpjegoni se njerëzit sot shfrytëzojnë pasuri natyrore më tepër se në çfarëdo kohe tjetër në historinë e njeriut. Bashkë me nxënësit, vendosni se cilat nga pasuritë e përmendura natyrore janë më të disponueshme në vendin tonë. 4 Paraqitni shembuj për shfrytëzimi e arsyeshëm të pasurive natyrore: • Mos peshkoni më tepër se sa është e nevojshme. • Mos harxho ujë më tepër se sa ke nevojë (shiko videoklipin për shpenzimin e ujit nga CD-romi i „Paketa e Gjelbër“). • Mos i shkatërro bimët, ato të japin jetë (shiko videoklipin „Prerja e drunjve“ nga koleksioni i filmave ose CD-romi i „Paketa e Gjelbër“). 5 Shpërndani kopje nga loja për ndërlidhje „E qëndrueshme — E paqëndrueshme“. 90

Pasuritë natyrore Pjesa II: Për pulën dhe venë e artë 1 Shpjegojuni nxënësve se njerëzit vazhdimisht duhet të përpiqen që të kenë jetë sa më të mirë. Shumica e tyre më tepër preferojnë aktivitete dhe shërbime me përfitim të shpejtë, për arsye se mendojnë se do t’u sjellë përparim më të shpejtë, pa menduar për pasojat e këtyre aktiviteteve. Efektet shpeshherë sjellin deri te problemi ose ndikimi negativ ndaj mjedisit jetësor dhe shoqërisë. 2 Lexoni nxënësve si shembull tekstin „Qyteti i mrekullueshëm“ në faqen 94. 3 Pyesni nxënësit se çfarë mendime dhe ndjenja u shkaktoi ky rrëfim. • A kanë gabuar diçka njerëzit e qytetit të mrekullueshëm? • Çka mund të ndodhë gabimisht kur njerëzit veprojnë pa menduar ose kur kërkojnë fitim të shpejtë? Diskutoni dhe përfundoni se nevojat e njerëzve janë në baraspeshë me ato të natyrës. Mundohuni ta dëshmoni se zgjidhja është në shfrytëzimin e pasurive natyrore. Pjesa III: Loja — Kujdesi për gjeneratat e ardhshme 1 Zhvillimi i qëndrueshëm është shfrytëzimi maksimal i pasurive të ripërtëritura natyrore të cilat ende munden të ripërtëriten. Për shembull prerja e drunjve duhet të jetë me plan me qëllim që mund të ripërtëriten. Zhvillimi i qëndrueshëm varet nga vendi në vend, nga rajoni në rajon dhe mund të ndërrohet varësisht nga kushtet. Shembull për shpjegim më të lehtë të pasurive natyrore të ripërtëritura dhe të paripërtëritura janë lojërat në vijim. Me këto nxënësit mund të mësojnë se si duhet drejtë të shfrytëzohen pasuritë me qëllim të sigurimit të sasive të mjaftueshme edhe për gjeneratat e ardhshme. 2 Nevojiten më tepër pako me grisina, të cilat derdhen në një enë më të madhe. Në fletët shënohen fjalët: Gjenerata e 1, Gjenerata e 2, Gjenerata e 3, por ashtu që, për shembull, për 14 pjesëmarrës do të kishte nga dy fletë me fjalën Gjenerata 1, katër fletë me Gjenerata e 2 dhe tetë fletë me Gjenerata e 3. Domethënë numri përmbyllës i fletëve të shënuara të jetë gjithsej 14. Nëse kemi 28 nxënës, numri dyfishohet dhe kështu me radhë. 3 Loja fillon me ate se fletët fëmijëve u ndahen me përzgjedhje të rastësishme. Secili duhet të shohë se çfarë i shkruan në fletë. Pastaj tregohet ena me grisinat. U shpjegohet fëmijëve se grisinat në enë, në fakt, paraqesin pasuritë e paripërtëritura natyrore në Tokë. Pastaj kërkohet nga të gjithë ata që kanë fletë, në të cilën shkruan Gjenerata e 1 të dalin përpara dhe të vijnë para enës. U jipet qese ose salfetë e rëndomtë dhe u lejohet që të marrin nga ena me ushqime kush sa don. Pastaj, ftohen nxënësit nga Gjenerata e 2. E njejta vlenë edhe për ata. Pasi që të marrin edhe ata, vërehet se grisinat në enë pakësohen dhe gjithnjë e më pak mbesin për të tjerët. Mund të ndodhë madje që mos të mbesin për gjeneratën e tretë. Domethënë, në fund ftohen edhe ata të Gjeneratës së 3, për të cilët vlejnë të gjitha rregullat. Grisina ka gjithnjë e më pak, ka mundësi edhe të mos mbesin fare. Flisni me nxënësit se çfarë do të ndodhë nëse vërtetë ato do të ishin pasuri të paripërtëritura natyrore, në këtë rast a e kuptojnë se çfarë kanë bërë. Aktivitete tjera • I lusni nxënësit që të diskutojnë me familjet e tyre për tregimin „Qyteti i mrekullueshëm“ dhe për pulën, e cila ka bërë vezë të arta. Bashkë me prindërit, ata mund të imagjinojnë edhe tregime të tjera. • Gjeni kohë në orën e ardhshme që të diskutoni për disa nga tregimet më interesante. • Shpërndani kopje nga teksti „Çfarë dimë për pasuritë natyrore?“ dhe i lusni nxënësit që ta përpunojnë si detyrë individuale. • I lusni disa vullnetarë që të bëjnë një grup të vogël dhe të diskutojnë para tjerëve për dilemën „Të peshkojmë ose jo peshq“. • Me nxënësit luani lojën për pasuritë natyrore (në tekstin për lojën janë dhënë rregullat). Pas lojës, diskutoni me nxënësit për shfrytëzimin e paarsyeshëm të pasurive natyrore dhe për pasojat. 91

Pasuritë natyrore

Përgatitja ditore: Pasuritë natyrore

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

1-2 orë shkollore

Të gjitha stinat

Klasat

Tabelë (grafikon)

Nxënësit të:

• mësojnë për llojet e pasurive natyrore

• nxënësit të mësojnë se si ti shfrytëzojnë siç duhet

pasuritë natyrore

Diskutim, lojë, analiza e mësimit përmes shembujve

Pjesa I: Pasuritë natyrore (Diskutimet)

1

I lusni nxënësit që ti përmendin disa gjëra, të cilat njerëzit i marrin nga natyra me qëllim

që ti kënaqin nevojat e tyre (për shembull, ushqimi bimor ose i kafshëve, uji, ajri, energjia).

Shënoni përgjigjet e tyre në tabelë ose në tabelë.

2

Shpjegojuni nxënësve se pasuritë natyrore janë të ripërtëritura

ose të paripërtëritura.

3

Në kartela të veçanta, shënoni emrat e pasurive natyrore

të energjisë dhe materialeve në vijim:

• Nafta, gazi natyror, energjia solare, energjia e erës

• Bimët, shtazët, ujërat e ëmbla (lumenjtë, liqenet, burimet),

toka, ajri, minerali, (hekuri, metalet e tjera), materialet

për ndërtim (argjil, gurë, rërë) etj.

Vizatoni skemën në vijim:

Pasuritë natyrore

Të ripërtëritura

Të paripërtëritura

Filloni diskutimin dhe kategorizoni pasuritë natyrore nga kartelat dhe radhitni në mënyrë

adekuate në dy kolona. Diskutoni me nxënësit për anët pozitive dhe negative të llojeve

të ndryshme të pasurive natyrore. Përmendni shembuj. Shpjegoni se njerëzit sot

shfrytëzojnë pasuri natyrore më tepër se në çfarëdo kohe tjetër në historinë e njeriut.

Bashkë me nxënësit, vendosni se cilat nga pasuritë e përmendura natyrore janë

më të disponueshme në vendin tonë.

4

Paraqitni shembuj për shfrytëzimi e arsyeshëm të pasurive natyrore:

• Mos peshkoni më tepër se sa është e nevojshme.

• Mos harxho ujë më tepër se sa ke nevojë (shiko videoklipin për shpenzimin

e ujit nga CD-romi i „Paketa e Gjelbër“).

• Mos i shkatërro bimët, ato të japin jetë (shiko videoklipin „Prerja e drunjve“

nga koleksioni i filmave ose CD-romi i „Paketa e Gjelbër“).

5

Shpërndani kopje nga loja për ndërlidhje „E qëndrueshme — E paqëndrueshme“.

90

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!