30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Pasuritë natyrore

Kur flasim për pasuritë natyrore, flasim për gjëra, të cilat mund ti marrim nga mjedisi jetësor

dhe ti përdorim me qëllim të përmirësimit të jetës sonë. Disa nga këto pasuri natyrore,

siç janë energjia solare, ajri, uji i liqeneve dhe i lumenjve, bimët dhe shtazët, menjëherë na janë

në dispozicion për shfrytëzim. Pasuritë e tjera natyrore i kemi në dispozicion vetëm pas gërmimit

dhe përpunimit të tyre. Ato janë ujërat nëntokësore, karburantet natyrore, nafta, thëngjilli dhe

mineralet, siç është minerali i hekurit (e shfrytëzojmë për fitimin e çelikut).

Pasuritë natyrore mund të jenë të ripërtëritura dhe

të paripërtëritura. Pasuritë e ripërtëritura natyrore mund

të kompensohen vetë me kalimin e kohës. Ne mund

ta shfrytëzojmë fuqinë e erës që të krijojmë energji,

për arsye se erën nuk mund ta kemi vazhdimisht.

Pasuritë natyrore të paripërtëritura, nga ana tjetër, do të humbin

pasi ti kemi shfrytëzuar njëherë. Në tokë ka rezerva të mëdha

të naftës, por ato harxhohen. Njerëzit vazhdimisht kërkojnë

rezerva të reja të pasurive natyrore, por edhe ato një ditë gjithsesi

do të harxhohen.

Nëse ajri, uji, toka dhe diversiteti i botës së gjallë shfrytëzohen

në mënyrë të paarsyeshme, këto pasuri të ripërtëritura natyrore nuk do të mund përsëri

të ripërtëriten. Për këtë arsye, shoqëria moderne vendosi planin për shfrytëzimin e qëndrueshëm

të pasurive natyrore. Përdorimi i qëndrueshëm paraqet sasinë më të madhe të një pasurie

natyrore, e cila mund të përdoret për qëllimet tona dhe gjatë kësaj nuk e kërcënon ripërtëritjen

e saj natyrore. Shfrytëzimi i një pjese më të madhe të pasurive natyrore sjell deri te rënia

graduale e mjedisit jetësor.

89

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!