2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Shumëllojshmëria biologjike FLETË PUNE Çka dimë për... Dreri i kuq (Cervus elaphus) Përshkrimi: Gjatësia e trupit të tij është rreth 2 metra. Mashkulli është më i madh se femra. Gjatë verës, ngjyra e trupit është e kuqe në kafe, ndërsa në dimër është me ngjyrë hiri në kafe. Të vegjlit janë me njolla. Meshkujt kanë një palë brirë, të cilët mund të peshojnë deri 15 kg. Ata bien çdo vit dhe përsëri rriten edhe më të mëdhenj se të mëparshmit. Forma dhe madhësia e brirëve varet nga mosha dhe shëndetit të mashkullit dhe në masë të madhe e cakton statusin dhe rangun e tij midis anëtarëve të llojit të tij. Vendbanimi dhe hapësira: Dreri i kuq jeton në pyje, gjethërënëse, të përziera dhe me gjemba, si dhe në parqe dhe lugina të lumit përgjatë gjithë Europës. Shprehitë dhe të ushqyerit: Dreri i kuq vrapon dhe kërcen shumë mirë. Femrat jetojnë në grupe me të vegjlit e tyre. Meshkujt garojnë me kundërshtarët e tyre gjatë sezonit të shumimit (shtator-tetor). Dreri i kuq hanë gjethe, degë, lëvoret e drunjëve dhe fryte. Kjo kafshë impresive është viktimë e fatkeqësive të komunikacionit dhe e gjuetisë ilegale. Bufi i vogël (Athene noctua) Përshkrimi: Ky buf i vogël afërsisht me një gjatësi prej 25 cm, ka një kokë të madhe, të gjërë dhe të rrumbullakët, këmbë të gjata dhe bisht të vogël. Ka ngjyrë kafe me njolla të bardha, ai është i bardhë nën pendlat e larme në të kafta, me sy të verdhë. Vendbanimi dhe hapësira: Bufi i vogël më tepër dëshiron të rritet në hapësirë të hapur, të përzier me fusha, pyje, dërrasa, kopshte, parqe, drunj për rrethoja, shkëmbinj dhe gjysëmshkretëtira. Haset nëpër Europë, përveç se në Irlandë dhe në Veriun e Largët. Shprehitë dhe të ushqyerit: Bufi i vogël pjesërisht është gjallesë ditore, i cili shpesh mund të shihet nëpër degë. Ushqehet me minj, krimba, insekte, zogj, amfibe dhe zvaranikë. Bën folenë në vrima të drunjve, ndërtesave ose të shkëmbinjve. Është më i njohur për zërin e tij të ashpër. „kii -ivv“. Ky zog fascinues shpesh përmendet në mite, tregime fantastike dhe besime popullore. Pupëza (Upupa epops) Përshkrimi: E gjatë rreth 27 cm, pupëza është një nga zogjtë më të shprehur dhe më karakteristikë në Europë, me një kokë, qafë dhe kafaz krahërori ngjyrë roze që bie në sy dhe krahë bardh e zi, kurriz dhe bisht me vija. Sqepi i tij i gjatë dhe i ngushtë janë pak të lakuar nga poshtë. Ka pendla të drejta në maje të kokës, me ç’rast duket si një udhëheqës i indianëve. Vendbanimi dhe hapësira: Zog shtegtar i cili jeton nëpër kullosa të hapura me rrethoja dhe nëpër kaçuba. Gjendet nëpër Europë, përveç në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Europën Veriore. Shprehitë dhe të ushqyerit: Kënga e pupëzës është e ngjyrur „oopp-oop-oop“ e cila përsëritet disa herë. Bën folenë në vrima të drunjve ose të mureve. Nëse të vegjlit janë të shqetësuar, ata lëshojnë një lëngë me një aromë të pakëndëshme. Ushqehet kryesisht me insekte. Ky zog atraktiv lehtë dallohet në bazë të pamjes së tij të jashtme dhe këngës. 86

Shumëllojshmëria biologjike FLETË PUNE Çka dimë për... (vazhdon) Breshkën e kënetës (Emys orbicularis) Përshkrimi: e gjatë 36 cm, breshka e kënetës mund të jetojë deri në 70 vjet. Guaska e saj është pothuajse e rrafshtë, ngjyrë kafe në të zezë madje edhe e gjelbër dhe ngjyrë hiri me vija ose pika ngjyrë të hapur. Këmbët, qafa, koka dhe bishti janë ngjyrë hiri me njolla të verdha. Vendbanimi dhe hapësira: I banon të gjitha llojet e ujërave të ëmbla dhe gjysëm të njelmëta të kënetave madje edhe të moçaleve të vogla dhe gjendet në Europë dhe në Azinë Lindore. Shprehitë dhe të ushqyerit: Breshka e kënetës ushqehet me bretkoca, peshq, gjallesa të ujit dhe kafshë të ngordhura. Breshka e kënetës shumë varet nga qasja në fushat e kënetave. Shterrja e kënetave, në fakt është dënim me vdekje pët të. Bretkoca e drurit Europiane (Hyla arborea) Përshkrimi: E gjatë deri në 5 cm, me lara në maje të gjishërinjve, bretkoca e drurit europiane ka ngjyrë të ndryshme, varësisht nga mjedisi jetësor, temperatura dhe lagështia. Mund të jetë ngjyrë hiri në kafe ose e gjelbër e hapur. Vendbanimi dhe hapësira: banon në drunjtë gjethërënës dhe kaçuba dhe mund ta hasim në Europën Qendrore dhe Jugore. Shprehitë dhe të ushqyerit: Kjo bretkocë ngjitet në drunj shumë mirë. Dimrin e kalon nën shkëmbinj, drunj ose gjelbërim. Gjatë sezonit të shumimit, mashkulli bën thirrje me tingujt, të cilët i lëshon nga fyti dhe mund të dëgjohen në largësi prej 1 km. Është aktive kryesisht natën, por gjithashtu, edhe gjatë ditës. Ushqehet me gjallëresa të vogla. Kjo shtazë atraktive me lehtësi njihet. Shumimi varet nga mbijetesa e pellgjeve ujore. Bleta (Apis melifera) Përshkrimi: Bleta i adaptohet në mënyrë të përkryer mënyrës së vet të jetesës. Bletët punëtore dhe ato jopunëtore rriten deri në 15 mm gjatësi ndërsa ama e saj arrinë deri në 20 mm. Barkun e ka kryesisht të kaftë me vija të errëta dhe të hapura. Tërë trupin e ka të mbuluar me qime të buta, ndërsa në çiftin e këmbëve të prapme ka një thithëse të veçantë ku e mbledh polenin. Vendbanimi dhe hapësira: Popullata e egër e bletëve jeton në rajone shkëmbore dhe malore, por njerëzit shpesh ruajnë bletë me qëllim që të prodhojnë mjaltin. Ato gjenden në Europë, Afrikë dhe Azi. Shprehitë dhe të ushqyerit: Kolonitë e bletëve kanë shumë bletë punëtore, disa jopunëtore dhe një amë. Ato kanë një sistem komunikimi dhe shoqëri shumë të zhvilluar. Bletët e mjaltit mbledhin polen dhe prodhojnë mjaltë, i cili shërben si ushqim gjatë stinës së dimrit. Mjalti dhe larvat ruhen në hoje të bëra nga dyelli. Bletët shfrytëzojnë sistemin e sinjaleve për të këmbyer informata në lidhje me fushat e luleve. Në dimër, ato lëvizin me krahët me qëllim që ta mbajnë temperaturën konstante në koshere. Në situata kur duhet të mbrohen, kafshojnë d.m.th kafshojnë njëherë dhe pastaj vdesin. Disa shkencëtarë mendojnë se telefonat celularë i hutojnë bletët dhe e zvogëlojnë popullimin e tyre. 87

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Çka dimë për...

Dreri i kuq (Cervus elaphus)

Përshkrimi: Gjatësia e trupit të tij është rreth 2 metra. Mashkulli

është më i madh se femra. Gjatë verës, ngjyra e trupit është e kuqe

në kafe, ndërsa në dimër është me ngjyrë hiri në kafe. Të vegjlit janë

me njolla. Meshkujt kanë një palë brirë, të cilët mund të peshojnë

deri 15 kg. Ata bien çdo vit dhe përsëri rriten edhe më të mëdhenj

se të mëparshmit. Forma dhe madhësia e brirëve varet nga mosha

dhe shëndetit të mashkullit dhe në masë të madhe e cakton statusin

dhe rangun e tij midis anëtarëve të llojit të tij.

Vendbanimi dhe hapësira: Dreri i kuq jeton në pyje, gjethërënëse, të përziera dhe me gjemba,

si dhe në parqe dhe lugina të lumit përgjatë gjithë Europës.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Dreri i kuq vrapon dhe kërcen shumë mirë. Femrat jetojnë në

grupe me të vegjlit e tyre. Meshkujt garojnë me kundërshtarët e tyre gjatë sezonit të shumimit

(shtator-tetor). Dreri i kuq hanë gjethe, degë, lëvoret e drunjëve dhe fryte.

Kjo kafshë impresive është viktimë e fatkeqësive të komunikacionit dhe e gjuetisë ilegale.

Bufi i vogël (Athene noctua)

Përshkrimi: Ky buf i vogël afërsisht me një gjatësi prej 25 cm,

ka një kokë të madhe, të gjërë dhe të rrumbullakët, këmbë të gjata

dhe bisht të vogël. Ka ngjyrë kafe me njolla të bardha, ai është

i bardhë nën pendlat e larme në të kafta, me sy të verdhë.

Vendbanimi dhe hapësira: Bufi i vogël më tepër dëshiron të rritet

në hapësirë të hapur, të përzier me fusha, pyje, dërrasa, kopshte,

parqe, drunj për rrethoja, shkëmbinj dhe gjysëmshkretëtira.

Haset nëpër Europë, përveç se në Irlandë dhe në Veriun e Largët.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Bufi i vogël pjesërisht është gjallesë ditore, i cili shpesh mund

të shihet nëpër degë. Ushqehet me minj, krimba, insekte, zogj, amfibe dhe zvaranikë. Bën

folenë në vrima të drunjve, ndërtesave ose të shkëmbinjve. Është më i njohur për zërin e tij të

ashpër. „kii -ivv“.

Ky zog fascinues shpesh përmendet në mite, tregime fantastike dhe besime popullore.

Pupëza (Upupa epops)

Përshkrimi: E gjatë rreth 27 cm, pupëza është një nga zogjtë

më të shprehur dhe më karakteristikë në Europë, me një kokë,

qafë dhe kafaz krahërori ngjyrë roze që bie në sy dhe krahë bardh

e zi, kurriz dhe bisht me vija. Sqepi i tij i gjatë dhe i ngushtë janë pak

të lakuar nga poshtë. Ka pendla të drejta në maje të kokës, me ç’rast

duket si një udhëheqës i indianëve.

Vendbanimi dhe hapësira: Zog shtegtar i cili jeton nëpër kullosa

të hapura me rrethoja dhe nëpër kaçuba. Gjendet nëpër Europë, përveç në Mbretërinë

e Bashkuar, Irlandë dhe Europën Veriore.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Kënga e pupëzës është e ngjyrur „oopp-oop-oop“ e cila përsëritet

disa herë. Bën folenë në vrima të drunjve ose të mureve. Nëse të vegjlit janë të shqetësuar,

ata lëshojnë një lëngë me një aromë të pakëndëshme. Ushqehet kryesisht me insekte.

Ky zog atraktiv lehtë dallohet në bazë të pamjes së tij të jashtme dhe këngës.

86

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!