30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Livadhore 2 (vazhdon)

Miu polar (Clethrionomys glareolus)

Koka dhe trupi e këtij lloji të miut janë të gjatë deri në 12 cm, me bisht deri

në 7 cm. Pjesa e sipërme është më ngjyrë kafe në të kuqe, ndërsa pjesa

e poshtme me ngjyrë hiri. Të vegjlit kanë ngjyrë më të çelët kafe në të kuqe.

Jeton në pyje, rrethoja dhe kaçuba, si dhe në kopshtet e fshatrave. Gjendet

pothuajse se në të gjitha vendet nëpër Europë. Është aktiv edhe ditën edhe natën, ushqehet

me fara, fryte, gjethe, myshk, kërpudha dhe kafshë tjera të vogla. Ngjitet shumë mire dhe

shpesh i hanë frytet e drurit dhe kaçubave. Zakonisht ka tre-shtatë të vegjël përnjëherë.

Kërmilli i kopshtit (Helix pomatia)

Shtëpiza e kërmillit të vreshtës ka diametër 6-7 cm, ka formë të rrumbullakët

me ngjyrë kafe të çelur, ngjyrë hiri ose të verdhë, ndërsa poashtu, ka edhe

vija që janë të renditura përgjatë gjerësisë. Ka katër (dy çifte) brirthë,

me sy në çiftin e poshtëm. Shpërngulet në vendbanime të ndryshme,

siç janë gardhet e gjelbra, kopshtet, parqet barërat dhe pyjet. Gjendet nëpër tërë Europën.

Kërmijtë e vegjël rriten pothuajse tri vite. Gjatë dimrit, kërmijtë i mbyllin vrimat e guaskave

të tyre. Poashtu reagojnë edhe në kohën e periudhave të gjata të thata që të kursejnë ujë.

Më aktive janë në kushte të lagështa, posaçërisht në mëngjes për shkak të vesës

së mëngjesit. Ushqehen me bimë barishtore.

Bari i livadhit (Poa annua)

Ky bar rritet deri në 30 cm me lartësi dhe ka gjethe të gjelbëra të ndritshme

dhe dalin prej fidaneve rrafshore. Kalaveshët e luleve kanë disa degë. Lulet

pjalmohen përmes erës, ose vetë pjalmohen, madje edhe pa u hapur lulja.

Bari i livadhit vjetor ka një sistem shumë të dobët dhe të cekët në rrënjë.

Rritet mirë në fusha me ujë dhe me shumë diell. Mes tjerash, poashtu, mund të rritet mirë

në kushte me gjysëm hije. Në rajonet bregdetare ose në fushat me temperaturë mesatare,

ku barërat rregullisht ujiten, livadhi vjetor mund të mbijetojë tërë vitin. Në fushat më të

ngrohta në verë zakonisht vdes, Gjendet në toka të punuara, barëra dhe kopshte.

Luleshurdha (Taraxacum officinalis)

Luleshurdha ka gjethe kryesore që ndahen në disa rezhda triagonale.

Trungu ku gjindet lulja është i zbrazët dhe i gjatë 50 cm. Ka lule të verdha,

ndërsa fara e saj ka strukturë si lloji i ombrellores, që shërben si parashutë

kur fryen era. Kur gjethet ose trungujt thehen, rrjedh një lëng si i qumështit.

Rritet në vende të ndryshme të shkretuara, posaçërisht nëpër livadhe, përgjatë rrugëve

dhe në kopshtet nëpër tërë Europën.

Gjethe delli (Plantago major)

Është bimë e qëndrueshme me gjethe të gjera. Lulet e holla grupohen

në koka të gjata shumë të dendura me lule të errëta. Trungu ku gjendet

lulja është i gjatë deri në 50 cm. Lulja më e ulët hapet e para dhe rrathë

të thekëve ngjyrë vjollcë gradualisht ngjiten drejt kurorës së lules.

Ritet në hapësirë të hapur dhe e përballon shkeljen. Shpesh shihet në rrugët e trotuarëve.

Është e zakonshme për tërë Europën.

82

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!