30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Livadhore 1 (vazhdon)

Bulka polare (Gryllus campestris)

E gjatë deri në 3 cm, bulka polare kryesisht është e zezë, përpos në fillimin

e krahëve, që ka ngjyrë kafeje dhe me bazë të verdhë. Në kokën e saj të

madhe ka një antenë e bukur. Gjendet në Evropë, Azi të vogël dhe në

Amerikën veriore dhe rajonet e thata me diell, siç janë livadhet, kopshtet

dhe rrethojat në afërsi të rrugëve të fshatrave. E paaftë që të fluturojë, mashkulli e mbron

territorin e tij me cicërimë nga maji deri në shtator, duke i fërkuar këmbët e pasme. Fshihet

në vrima që i gërmon në tokë. Më shpesh ushqehet me bimë që përmajnë shumë ujë.

Bleta e tokës me bisht të verdhë (Bombus terrestris)

Matka është e gjatë mbi 2 cm dhe ka distancë mes krahëve deri në 43 mm.

Bletët punëtore dhe jopunëtore janë të gjata 14-17 mm dhe kanë distancë

mes krahëve 30-35 mm. Në këmbët e pasme ka koshere për polen, ku bleta

krijon një masë të madhe të polenit, pak të lagur me nektar. Pastaj dërgohet

në fole. Kjo është njëra prej llojeve më të shpeshta në Europë, ndërsa jeton në çfardë lloji

të vendbanimit me një vegjetacion të madh nëpër tërë Europën. Folenë e bën në tokë,

ndonjëherë në vrimën e miut ose në të urithit. Kur është plotësisht e zhvilluar, secila

bashkësi e bletëve ka një matkë-femër të vetme që lëshon vezë, dhe një numër steril

të femrave, të quajtura punëtore. Kryesisht në një familje bletësh ka minimum 100 bletë,

ndërsa bashkësitëmë të mëdha mund të përmbajnë më shumë se 600 bletë.

Tërfil i kuq (Trifolium pretense)

Gjethet e tërfilit të kuq janë ndarë në tri resë të veçanta me një shenjë

të zbehtë në formë të „V“ në qendër të secilës rezhdës. Trungujt e tyre

degëzohen dhe janë të gjatë deri në 50 cm. Lulet me ngjyrë rozë janë

grupuar drejt në krye të kurorave. Tërfili i kuq rritet në hapësira të hapura,

veçanërisht në livadhet dhe kullosat me ujë.

Ombrellore (Convolvulus arvensis)

Ombrellorja zvarritet, gjegjësisht ngjitet, ndërsa trungujt e saj rriten deri

në 200 cm me gjerësi, duke u kthyer në drejtim të kundërt nga shigjetat

e orës rreth secilës shtrirje adekuate. Gjethet kanë formën e majës

së shigjetës, ndërsa lulet e tyre janë në formë të hinkës me njyra të bardha

dhe rozë. Ombrellorja rritet në shkretëtira, barëra dhe rajone të punuara. Shpesh ngjitet

në trungujt e drithrave që rriten në fushë.

Murrizi (Crataegus monogyna)

Murrizi rritet si kaçubë e dendur me gjemba, por mund të jetë edhe një dru

i vogël me lartësi prej 12 metrave. Lëvorja e tij është me ngjyrë kafe të çelët

dhe me ngjyrë qumështi. Gjethet janë të ndryshme, por kryesisht kanë tri ose

katër çifte të rezhdave. Lulet e bardha paraqiten kah fund i majit dhe fillimi

i qershorit dhe mbetën ngjyrë rozë siç çelin. Fryti është i vogël, në formë të mollës,

me ngjyrë të kuqe të errët dhe piqet në shtator. Murrizi mund të gjendet nëpër Europë.

80

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!