2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Por, konsideroj se treguesi më i madh se paketa ndikoi edhe te aktorët kryesorë – nxënësit, është dëshmia se ata kanë filluar të njihen dhe identifikohen me „Paketën e Gjelbër Junior“, kështu që në çdo takim tonin u përpoqën të na tregojnë se sa ata ishin të zellshëm në plotësimin e detyrave të dhëna. Personalisht mendoj se shkollat nga komuna e Bosillovës e kishin këtë privilegj që ta ndjejnë „Paketën e Gjelbër Junior“ në mënyrë të drejtë, se ajo inicon ndryshime pozitive në secilin prej nesh dhe se sistemi arsimor është pasuruar me një mjet të mrekullueshëm dhe unik që në mënyrë të konsiderueshme do ta lehtësojë dhe zbukurojë procesin arsimor“. Liljana Shopova Shoqata e qytetarëve „Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm“, Komuna e Bosillovës ■ Të nderuar arsimtarë, pjesëmarrës, prindër Të nderuar shfrytëzues të kësaj pakete, Para jush është paketa multimediale „Paketa e Gjelbër Junior“ dedikuar për nxënësit e mësimit klasor. „Junior“ është hartuar si një vazhdim i idesë për aplikimin e arsimimit për zhvillim të qëndrueshëm në shkollat fillore të Maqedonisë, e cila filloi të realizohet me hartimin e „Paketës së Gjelbër“, paketë multimediale për nxënësit e mësimit lëndor, të cilën tashmë e keni në shkollat tuaja. Në këtë mënyrë me arsimimi për zhvillim të qëndrueshëm, të cilin do ta marrin nxënësit përmes shfrytëzimit të materialeve në „Paketën e Gjelbër Junior,“ është bazë për pasurimin e mëtejshëm të njohurive në këtë fushë përmes shfrytëzimit të „Paketës së Gjelbër“ deri në mbarimin e arsimit fillor të nxënësit. Dhe, përderisa „Paketa e Gjelbër“ deri tani është hartuar në 18 vende nga Europa Qëndrore dhe Lindore, „Paketa e Gjelbër Junior“ është paraniku ynë, për herë të parë e zhvilluar në Maqedoni, dhe ju, arsimtarë dhe nxënës të dashur e keni këtë privilegj të parët ta shfrytëzoni. Ajo pastaj do të jetë bazë, të cilën do ta shfrytëzojnë edhe vendet tjera, përcaktimi i të cilave është të investojnë në arsimimin e fëmijëve dhe në qëndrueshmërinë e jetesës në Planetin Tokë. U përpoqëm që të bëjmë një mjet mësimor interesant me shumë lojëra, tregime, kuize dhe eksperimente që do ta tërheqin vëmendjen tuaj dhe do të jenë interesante për nxënësit. Sinqerisht shpresojmë se arritëm sukses në qëllimet dhe përpjekjet tona. Do t’ju jemi shumë mirënjohës nëse i ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja lidhur me këtë paketë. U drejtojmë falënderim të sinqertë donatorëve tanë të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC), përmes njësisë së tyre operative Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA). Mirëkuptimi dhe besimi i tyre në atë që e punojmë na shoqëruan dhe inkurajuan gjatë muajve të punës së lodhshme për hartimin edhe të „Paketës së Gjelbër“ edhe të „Paketës së Gjelbër Junior“. Pa mbështetjen e tyre financiare „tregimi i gjelbër“ nuk do të ishte i mundur. Gjithashtu, falënderim të veçantë i drejtojmë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për mbështetjen e tyre të sinqertë dhe për financim të përbashkët të projektit, si dhe Byrosë për Zhvillim të Arsimit të Republikës së Maqedonisë, e cila bëri çmos me resurse njerëzore të pazëvendësueshme në hartimin e dy paketave multimediale „Paketës së Gjelbër“ dhe „Paketës së Gjelbër Junior“. Ekipi i projektit „Paketa e Gjelbër Junior“ 4

Shfrytëzimi i „Paketës së Gjelbër Junior“ Zhvillimi bashkëkohor i shoqërisë moderne tregoi se tërë diturinë tonë e drejtojmë në shfrytëzimin tej mase të natyrës, por jo edhe të mençurisë për mbajtjen e ekuilibrit natyror. Si pasojë e kësaj, ne i shkatërrojmë pyjet tona, i dëmtojmë malet, ua ndërrojmë rrjedhën lumenjve, i shtrojmë rrafshirat, e ndryshojmë klimën, e ndotim ajrin dhe e helmojmë gjakun tonë. Me një fjalë, ne krijojmë një botë, të cilën askush prej nesh nuk e dëshiron. Prandaj rritet edhe nevoja që publiku të kuptojë lidhshmërinë dhe kujdesin për mjedisin jetësor, kushtet sociale dhe ekonomike si dhe sigurinë. Arsimimi për zhvillimin e qëndrueshëm është një nga mjetet themelore në ndryshimin e modeleve të sjelljes sociale dhe ekonomike dhe ndikimin e tyre ndaj mjedisit jetësor. Tradicionalisht, arsimi në shkollat është i kufizuar në lëndë të caktuara dhe mësimi zhvillohet përmes një qasjeje që kryesisht është fokusuar që t'u mundësojë nxënësve t’i kalojnë testet dhe provimet dhe të zhvillojnë njohuri konkrete për një teknologji të caktuar. Megjithatë, sfida e sotme është që t’i trajnojmë nxënësit, ta rrisim vetëdijen e tyre dhe ata të zhvillojnë aftësi, qëndrime dhe vlera të reja për zhvillim të qëndrueshëm. Procesi arsimor duhet të përqëndrohet në aftësimin e qytetarëve që të mund të kenë rol aktiv në formimin e politikave dhe në zbatimin e tyre. „Paketën e Gjelbër Junior“, të cilën e mbani në duart tuaja, është zhvilluar në një mënyrë që do t’ju mundësojë arsimtarëve dhe nxënësve të tyre, përmes materialit origjinal, lehtësisht të arritshëm dhe atraktiv, të fillojnë të japin mësim dhe të mësojnë rreth çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm, duke filluar nga klasa e parë në shkollat fillore. Karakteri i saj multimedial është paraqitur nëpërmjet katër materialeve kryesore edukative: doracakut për arsimtarë, DVD-botimit interaktiv, librit me tregime edukative dhe lojërave me letra të gjitha të lidhura mes vete dhe të dedikuara për shfrytëzim paralel, si në orët mësimore ashtu edhe në aktivitetet jashtëshkollore. Doracaku për arsimtarë është ndarë në 12 tema, të cilat e trajtojnë lidhshmërinë reciproke midis mjedisit jetësor, shoqërisë dhe zhvillimit të ekonomisë. Janë përfshirë temat në vijim: ■ lidhshmëria ■ ajri ■ uji ■ toka ■ energjia ■ shumëllojshmëria biologjike ■ pasuritë natyrore ■ popullata ■ konsumi dhe mbeturina ■ zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor ■ mënyra e shëndoshë e jetesës ■ ndryshimet klimatike Këto tema janë zgjedhur që të tregohet se njerëzimi është i lidhur ngushtë dhe poashtu ka ndikim ndaj mjedisit të drejtpërdrejtë në të cilin jetojmë dhe që është posaçërisht e rëndësishme – çfarë do të thotë kjo për vetë shoqërinë. Çdo temë përbëhet nga një plan struktural me përmbajtje dhe materiale mbështetëse që janë të nevojshme për planin dhe për mësimdhënien që i përket kësaj teme. Përmbajtjet bazohen në mënyrën interaktive të mësimit nëpërmjet përdorimit të diskutimeve, shkëmbimeve të ideve, luajtjes së roleve, zgjidhjes së problemeve dhe testeve dhe aktiviteteve në natyrë. Secila nga përgatitjet ditore për përmbajtjen i mundëson mësuesit informata plotësuese për temën, qëllimet e mësimdhënies, metodologjinë e përdorur, cilat materiale janë të nevojshme, jep propozim për kohën e nevojshme për realizim dhe për vendin e mundshëm. Koha e propozuar në çdo përgatitje ditore mund të ndryshohet varësisht nga nevojat e mësimit. Në fund, nga secila përmbajtje, arsimtarët mund të gjejnë materiale plotësuese me të dhëna dhe skema, teste, lojëra- dilemë dhe tregime. Ato mund të fotokopjohen dhe t'u shpërndahen nxënësve si pjesë përbërëse e vet përmbajtjes. 5

Por, konsideroj se treguesi më i madh se paketa ndikoi edhe te aktorët kryesorë – nxënësit,

është dëshmia se ata kanë filluar të njihen dhe identifikohen me „Paketën e Gjelbër Junior“,

kështu që në çdo takim tonin u përpoqën të na tregojnë se sa ata ishin të zellshëm në plotësimin

e detyrave të dhëna.

Personalisht mendoj se shkollat nga komuna e Bosillovës e kishin këtë privilegj që ta ndjejnë

„Paketën e Gjelbër Junior“ në mënyrë të drejtë, se ajo inicon ndryshime pozitive në secilin

prej nesh dhe se sistemi arsimor është pasuruar me një mjet të mrekullueshëm dhe unik

që në mënyrë të konsiderueshme do ta lehtësojë dhe zbukurojë procesin arsimor“.

Liljana Shopova

Shoqata e qytetarëve „Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm“, Komuna e Bosillovës

■ Të nderuar arsimtarë, pjesëmarrës, prindër

Të nderuar shfrytëzues të kësaj pakete,

Para jush është paketa multimediale „Paketa e Gjelbër Junior“ dedikuar për nxënësit e mësimit

klasor. „Junior“ është hartuar si një vazhdim i idesë për aplikimin e arsimimit për zhvillim

të qëndrueshëm në shkollat fillore të Maqedonisë, e cila filloi të realizohet me hartimin

e „Paketës së Gjelbër“, paketë multimediale për nxënësit e mësimit lëndor, të cilën tashmë

e keni në shkollat tuaja. Në këtë mënyrë me arsimimi për zhvillim të qëndrueshëm, të cilin

do ta marrin nxënësit përmes shfrytëzimit të materialeve në „Paketën e Gjelbër Junior,“

është bazë për pasurimin e mëtejshëm të njohurive në këtë fushë përmes shfrytëzimit

të „Paketës së Gjelbër“ deri në mbarimin e arsimit fillor të nxënësit.

Dhe, përderisa „Paketa e Gjelbër“ deri tani është hartuar në 18 vende nga Europa Qëndrore dhe

Lindore, „Paketa e Gjelbër Junior“ është paraniku ynë, për herë të parë e zhvilluar në Maqedoni,

dhe ju, arsimtarë dhe nxënës të dashur e keni këtë privilegj të parët ta shfrytëzoni. Ajo pastaj

do të jetë bazë, të cilën do ta shfrytëzojnë edhe vendet tjera, përcaktimi i të cilave është

të investojnë në arsimimin e fëmijëve dhe në qëndrueshmërinë e jetesës në Planetin Tokë.

U përpoqëm që të bëjmë një mjet mësimor interesant me shumë lojëra, tregime, kuize dhe

eksperimente që do ta tërheqin vëmendjen tuaj dhe do të jenë interesante për nxënësit.

Sinqerisht shpresojmë se arritëm sukses në qëllimet dhe përpjekjet tona. Do t’ju jemi shumë

mirënjohës nëse i ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja lidhur me këtë paketë.

U drejtojmë falënderim të sinqertë donatorëve tanë të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim

(ADC), përmes njësisë së tyre operative Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA). Mirëkuptimi

dhe besimi i tyre në atë që e punojmë na shoqëruan dhe inkurajuan gjatë muajve të punës

së lodhshme për hartimin edhe të „Paketës së Gjelbër“ edhe të „Paketës së Gjelbër Junior“.

Pa mbështetjen e tyre financiare „tregimi i gjelbër“ nuk do të ishte i mundur.

Gjithashtu, falënderim të veçantë i drejtojmë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit

Hapësinor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për

mbështetjen e tyre të sinqertë dhe për financim të përbashkët të projektit, si dhe Byrosë

për Zhvillim të Arsimit të Republikës së Maqedonisë, e cila bëri çmos me resurse njerëzore

të pazëvendësueshme në hartimin e dy paketave multimediale „Paketës së Gjelbër“ dhe

„Paketës së Gjelbër Junior“.

Ekipi i projektit „Paketa e Gjelbër Junior“

4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!