30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Tregimi: Si u mësova të notojë

Fëmijërinë e kalova në një fshat të vogël të Prilepit që shtrihet në rrugët e pasme

me kthesa në Luginën e Pellagonisë. Para më shumë se dyzet vitesh, në vendin tim jetonin

rreth 500 buallica. Ato ishin kafshë të zeza të buta dhe të mrekullueshme që ishin një pjesë

e pandashme e fëmijërisë sime. Ende e ndiej shijen e qumështit të buallicës me të cilin jam

rritur, si dhe ilaçet nga gjalpa e buallicës, me të cilat më shëronte nëna ime nga kollitjet

dhe ftohjet e fuqishme. Me të vërtet ishin çudibërëse, sot i sëmurë, ndërsa nesër

i shëndoshë si dre! Herët në mëngjes, pronarët i lëshohin për të kullotur në kope

të mëdha, të cilat dalëngadalë shpërndaheshin nëpër kullota. Në njërën pjesë të rrugës

kishte një liqe, të cilin buallicat patjetër duhej ta kalojnë për të arritur deri te kullosat

e gjelbra dhe hijet e mëdha të shelgjeve. Buallicat ishin të pandashme nga lumenjt

dhe liqeni i vogël. Shpesh shkoja për t’i ruajtur. Ende mirë e kujtoj një ngjarje me to,

e cila gjithmonë më disponon.

Isha një djalë dhjetëvjeçar. Qëndroja pranë bregut të liqenit, shumë kisha dëshirë

që të notojë. Por, nuk dija të notojë. Në një moment kur afër meje kaloi një buallicë

që përgatitej të hyjë në ujë, trimëria më mbizotëroi. Vrapova dhe arrita që të ngjitem

në shpinën e saj. Në mënyrë të fuqishme u kapa për brirët e saj. Ajo filloi të notojë,

ndërsa unë u kënaqa në freskinë e ujit dhe ndjenjën që e kisha për fitore. Ishte gjithçka

për mrekulli deri në momentin kur ajo u zhyt nën ujë. U frikova, mendova se do të mbytem

në ujë. Fillova të lëviz me këmbë dhe duar. Menjëherë kuptova se po notoj, poashtu arrita

që të notojë vetë në breg. Duke i falënderuar mikes sime të re të zezë që nga ajo ditë

fillova të notojë.

Nuk mund të harrojë se rreth mbrëmjes, kur buallicat u kthyen në shtëpi, pronarët e tyre

i pritën me bukë në duar. Të kënaqur nga pamja e gjinjve të mbushur plotë me qumësht,

pronarët ledhatonin trupin e tyre të pastër dhe i çonin drejtë ahurit të tyre.

Sot mjerisht po zhduken buallicat nga fshati ynë. U zhduk liqeni, u zhdukën kullosat

e gjelbëra, u zvogëlua numri i buallicave të zeza nga fëmijëria ime. Natyra u ndryshua,

ndërsa me këtë edhe mundësia për mbijetesën e mikeve të mija të zeza që ishin shumë

të buta. Shpresoj se njerëzit do ta kuptojnë bukurinë e këtyre kafshëve dhe se do të

merren masa para se të jetë shumë vonë.

73

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!