2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Shumëllojshmëria biologjike FLETË PUNE Rëndësia e organizmave të gjallë Bimët janë organizma që nuk lëvizin dhe kanë klorofil, që është i rëndësishëm për procesin e krijimit të materieve ushqyese — fotosintezës. Të gjitha bimët marrin frymë, në mënyrë të pavarur ushqehen, mud të shumohen dhe nuk e ndërrojnë vendin e banimit. Shumica e bimëve kanë rrënjë, trung, dhe gjethe. Ekzistojnë shumë lloje të bimëve në Tokë. Ato kanë rol kryesor për jetën në vend, sepse lëshojnë oksigjen dhe prodhojnë ushqim për kafshët dhe njerëzit. Duke e shfrytëzuar energjinë e diellit, bimët krijojnë materie ushqyese, sepse luajnë rolin e prodhuesve në vendbanimet. Bimët e mbetura në tokë para miliona vitesh u bënë lëndë djegëse natyrore, që i përdorim si burim i energjisë. Kafshët janë organizma që kanë shumë shqisa të ndryshme, të afta janë për lëvizje të pavarur dhe mund të shumohen. Kafshët për dallim nga bimët janë të ndërtuara nga organe dhe sisteme organike (sistemi nervor, sistemi i gjakut etj.). Të gjitha kafshët varen nga materiet ushqyese që krijohen nga bimët, ndërsa këtë energji kafshët e marrin përmes ushqimit. Ushqimi i kafshëve varet nga bimët, sepse ata janë konsumues në kuadër të bashkësive jetësore. Ato marrin frymë duke thithë oksigjen nga mjedisi jetësor dhe pastaj lëshojnë dioksid karboni. Kërpudhat janë zbërthyes të trupit të bimëve dhe kafshëve të vdekura. Disa kërpudha zhvillohen përgjatë rrënjës së drunjve, ndërsa me këtë i ndihmojnë drurit që ta marrë ujin dhe kripërat minerale nga toka. Ekzistojnë shumë lloje të kërpudhave. Bakteret janë organizma të vegjël që nuk shihen me syrin e njeriut, poashtu, zbërthyes. Këto gjenden në të gjitha kontinentet, në ajër, ujë, tokë, bimë, kafshë, njerëz, prodhime të ushqimit dhe në gjësende. Ato marrin pjesë në krijimin dhe shkatërimin e mineraleve dhe xeheve, si dhe në përbërjen e pjellshmërisë së tokës. Ekzistojnë baktere që përdoren për prodhimin e ushqimit (kosit, djathit). Disa baktere shkaktojnë sëmundje te bimët, kafshët dhe njerëzit (p.sh. tuberkulozin, brucelozën). Mendohet se bakteret janë organizmat e parë që janë paraqitur në Tokë. Kërpudhat dhe bakteret kanë rëndësi plotësuese për botën e gjallë. Ato quhen zbërthyes, meqë i shtresojnë materiet ushqyese përmes i shndërrojnë në materie joorganike. Në këtë mënyrë, zinxhirët e ushqimit mbyllen dhe bimët e gjelbra mund t’i ti pranojnë materiet joorganike që të krijojnë sërish materie ushqyese. Zbërthyesit kon-tribuojnë për përmirësimin e plleshmërisë së tokës. 72

Shumëllojshmëria biologjike FLETË PUNE Tregimi: Si u mësova të notojë Fëmijërinë e kalova në një fshat të vogël të Prilepit që shtrihet në rrugët e pasme me kthesa në Luginën e Pellagonisë. Para më shumë se dyzet vitesh, në vendin tim jetonin rreth 500 buallica. Ato ishin kafshë të zeza të buta dhe të mrekullueshme që ishin një pjesë e pandashme e fëmijërisë sime. Ende e ndiej shijen e qumështit të buallicës me të cilin jam rritur, si dhe ilaçet nga gjalpa e buallicës, me të cilat më shëronte nëna ime nga kollitjet dhe ftohjet e fuqishme. Me të vërtet ishin çudibërëse, sot i sëmurë, ndërsa nesër i shëndoshë si dre! Herët në mëngjes, pronarët i lëshohin për të kullotur në kope të mëdha, të cilat dalëngadalë shpërndaheshin nëpër kullota. Në njërën pjesë të rrugës kishte një liqe, të cilin buallicat patjetër duhej ta kalojnë për të arritur deri te kullosat e gjelbra dhe hijet e mëdha të shelgjeve. Buallicat ishin të pandashme nga lumenjt dhe liqeni i vogël. Shpesh shkoja për t’i ruajtur. Ende mirë e kujtoj një ngjarje me to, e cila gjithmonë më disponon. Isha një djalë dhjetëvjeçar. Qëndroja pranë bregut të liqenit, shumë kisha dëshirë që të notojë. Por, nuk dija të notojë. Në një moment kur afër meje kaloi një buallicë që përgatitej të hyjë në ujë, trimëria më mbizotëroi. Vrapova dhe arrita që të ngjitem në shpinën e saj. Në mënyrë të fuqishme u kapa për brirët e saj. Ajo filloi të notojë, ndërsa unë u kënaqa në freskinë e ujit dhe ndjenjën që e kisha për fitore. Ishte gjithçka për mrekulli deri në momentin kur ajo u zhyt nën ujë. U frikova, mendova se do të mbytem në ujë. Fillova të lëviz me këmbë dhe duar. Menjëherë kuptova se po notoj, poashtu arrita që të notojë vetë në breg. Duke i falënderuar mikes sime të re të zezë që nga ajo ditë fillova të notojë. Nuk mund të harrojë se rreth mbrëmjes, kur buallicat u kthyen në shtëpi, pronarët e tyre i pritën me bukë në duar. Të kënaqur nga pamja e gjinjve të mbushur plotë me qumësht, pronarët ledhatonin trupin e tyre të pastër dhe i çonin drejtë ahurit të tyre. Sot mjerisht po zhduken buallicat nga fshati ynë. U zhduk liqeni, u zhdukën kullosat e gjelbëra, u zvogëlua numri i buallicave të zeza nga fëmijëria ime. Natyra u ndryshua, ndërsa me këtë edhe mundësia për mbijetesën e mikeve të mija të zeza që ishin shumë të buta. Shpresoj se njerëzit do ta kuptojnë bukurinë e këtyre kafshëve dhe se do të merren masa para se të jetë shumë vonë. 73

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Rëndësia e organizmave të gjallë

Bimët janë organizma që nuk lëvizin dhe kanë klorofil, që është

i rëndësishëm për procesin e krijimit të materieve ushqyese — fotosintezës.

Të gjitha bimët marrin frymë, në mënyrë të pavarur ushqehen, mud të

shumohen dhe nuk e ndërrojnë vendin e banimit. Shumica e bimëve kanë

rrënjë, trung, dhe gjethe. Ekzistojnë shumë lloje të bimëve në Tokë.

Ato kanë rol kryesor për jetën në vend, sepse lëshojnë oksigjen dhe

prodhojnë ushqim për kafshët dhe njerëzit. Duke e shfrytëzuar energjinë

e diellit, bimët krijojnë materie ushqyese, sepse luajnë rolin e prodhuesve në vendbanimet.

Bimët e mbetura në tokë para miliona vitesh u bënë lëndë djegëse natyrore, që i përdorim

si burim i energjisë.

Kafshët janë organizma që kanë shumë shqisa të ndryshme, të afta

janë për lëvizje të pavarur dhe mund të shumohen. Kafshët për dallim

nga bimët janë të ndërtuara nga organe dhe sisteme organike

(sistemi nervor, sistemi i gjakut etj.). Të gjitha kafshët varen nga materiet

ushqyese që krijohen nga bimët, ndërsa këtë energji kafshët e marrin

përmes ushqimit. Ushqimi i kafshëve varet nga bimët, sepse ata janë

konsumues në kuadër të bashkësive jetësore. Ato marrin frymë duke

thithë oksigjen nga mjedisi jetësor dhe pastaj lëshojnë dioksid karboni.

Kërpudhat janë zbërthyes të trupit të bimëve dhe kafshëve të vdekura.

Disa kërpudha zhvillohen përgjatë rrënjës së drunjve, ndërsa me këtë

i ndihmojnë drurit që ta marrë ujin dhe kripërat minerale nga toka.

Ekzistojnë shumë lloje të kërpudhave.

Bakteret janë organizma të vegjël që nuk shihen me syrin e njeriut,

poashtu, zbërthyes. Këto gjenden në të gjitha kontinentet, në ajër, ujë,

tokë, bimë, kafshë, njerëz, prodhime të ushqimit dhe në gjësende.

Ato marrin pjesë në krijimin dhe shkatërimin e mineraleve dhe xeheve,

si dhe në përbërjen e pjellshmërisë së tokës. Ekzistojnë baktere që

përdoren për prodhimin e ushqimit (kosit, djathit). Disa baktere shkaktojnë

sëmundje te bimët, kafshët dhe njerëzit (p.sh. tuberkulozin, brucelozën). Mendohet se

bakteret janë organizmat e parë që janë paraqitur në Tokë.

Kërpudhat dhe bakteret kanë rëndësi plotësuese për botën e gjallë. Ato quhen

zbërthyes, meqë i shtresojnë materiet ushqyese përmes i shndërrojnë në materie

joorganike. Në këtë mënyrë, zinxhirët e ushqimit mbyllen dhe bimët e gjelbra mund

t’i ti pranojnë materiet joorganike që të krijojnë sërish materie ushqyese. Zbërthyesit

kon-tribuojnë për përmirësimin e plleshmërisë së tokës.

72

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!