30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mënyrë financiare dhe me anë të resurseve njerëzore në hartimin e paketave multimediale për

arsimim për zhvillim të qëndrueshëm. Hartimi i „Paketës së Gjelbër Junior“ është i një rëndësie

të veçantë, sepse së bashku me „Paketën e Gjelbër“ tanimë të hartuar rrumbullakohet arsimimi

për zhvillim të qëndrueshëm në shkollat fillore nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Besoj se

„Paketa e Gjelbër Junior“ do të jetë një sfidë më e madhe edhe për arsimtarët dhe nxënësit,

por edhe për prindërit e tyre dhe do të kontribuojë për atë që të gjithë aktivisht të inkuadrohemi

drejt ndërtimit të një shoqërie të qëndrueshme, qëllimi i së cilës është që të ruhet trashëgimia

natyrore edhe atë jo vetëm për shkak nesh, por edhe për shkak të gjeneratave të ardhshme.

Abdilaqim Ademi

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

■ Prioriteti nacional i Republikës së Maqedonisë në fushën e arsimimit dhe edukimit të të rinjve

nga arsimi parashkollor, fillor dhe i mesëm përqëndrohet në krijimin e kushteve për realizimin

e të drejtës për arsimim cilësor të të gjithë të rinjve, duke pasur parasysh se arsimimi i rinisë

është një burim i pashtershëm për zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë.

Duke u përballur me sfidat e reja të krizës globale dhe hulumtimit të qasjeve të reja për zhvillim

të qëndrueshëm, arsimimi është parakusht thelbësor për përforcimin e shoqërisë sonë në këtë

drejtim. Vetë arsimi nuk mund t’i zgjidhë problemet, por megjithatë është një nga shtysat

kryesore të ndryshimeve që çojnë drejt tranzicionit në një të ardhme të qëndrueshme.

Në këtë kontekst, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zbaton dhe mbështet disa projekte në fushën

e arsimit për zhvillim të qëndrueshëm. Paketa Multimediale „Paketa e Gjelbër Junior“ është

një tjetër dëshmi për angazhimin e këtillë të Ministrisë, sidomos me hartimin tanimë të „Paketës

së Gjelbër“, të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë kanë mundësi që të njihen

me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, në një mënyrë shumë interesante dhe kreative .

Në shkolla punon një kuadër me arsimim përkatës, ekziston hapësirë përkatëse dhe pajisje

e pranueshme që mundëson shfrytëzim të plotë të përmbajtjeve të „Paketës së Gjelbër Junior“.

Besoj se risia e arsimtarit do të shkaktojë reagime shumë pozitive te nxënësit, të cilët përmes lojës

dhe argëtimit do të mësojnë që të jenë qytetarë të përgjegjshëm të Republikës së Maqedonisë.

Pançe Kralev

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

■ Qendra për edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm nga komuna e Bosillovës është njëra nga

dhjetë shoqatat e qytetarëve në Maqedoni, të cilës iu ofrua mundësia për t’i realizuar temat

e „Paketës së Gjelbër Junior“ në katërmbëdhjetë shkolla fillore të komunës. Përmes aktiviteteve

të projektit nuk u rrit vetëm vetëdija jonë, po u rritëm edhe ne si një ekip, sepse kemi punuar

me grupin më fisnik e këta janë fëmijët. Ishte e mrekullueshme të shihen ata fëmijë që me një

buzëqeshje të përhershme dhe kureshtje në sytë e tyre i prisnin obligimet reja dhe shpërblimet

për aktivitetet të realizuara me sukses.

Kur do ta shikojmë librin me ilustrime për shumëllojshmërinë biologjike në Monospitovsko Bllato

dhe librin me ilustrime për resurset ujore të komunës, të përpunuara nga duart e zellshme

të nxënësve, do ta kuptojmë se sa janë të pasura imagjinata dhe krativiteti i tyre.

Por „Junior“ nuk ishte vetëm sfidë për anëtarët e Shoqatës, por edhe për arsimtarët, të cilët ishin

të përfshirë në aktivitetet e projektit. Njëra prej arsimtareve u shpreh se nëpërmjet „Paketës së

Gjelbër Junior“ fitoi më shumë inspirim gjatë orës së saj mësimore .

Ajo theksoi: „Patjetër duhet të pranoj se para se të njoftohem me temat e paketës, ndonjëherë

ndodhte të më mungojë imagjinata që ta mbajë e vëmendjen nxënësve të mi me tema

të pazakonta dhe interesante nga fusha e ekologjisë. Sapo e mora materialin dhe me kujdes

e shikova, e kuptova se fitova një mjet të çmueshëm për leksionet e mia. Me të vërtetë është

e mrekullueshme kur fëmijët në fund të aktiviteteve janë të lumtur dhe të kënaqur dhe kur

vërejmë se ora kishte kaluar me shpejtësinë e dritës.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!