30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shumëllojshmëria biologjike

4

Për

5

Diskutoni

6

Nxënësve

nxënësit e klasave më të larta: lusni katër vullnetarë që ti prezentojnë informatat

nga fleta e punës „Rëndësia e organizmave të gjallë“. Diskutoni me nxënësit nëse mund

të gjenden bimë, kafshë, baktere dhe kërpudha në katër vendbanimet e përmendura.

Jepni emrat e katër grupeve të organizmave, nëse ato nuk janë përfshirë.

me nxënësit se çka ju nevojitet këtyre bimëve dhe kafshëve që të ekzistojnë

(ajër, ujë, dritë, ushqim, ngrohje, hapësirë, vendbanim). Shkruani propozimet në tabelë

ose letër. Nxirrni përfundim se vendbanimet janë të ndryshueshme.

u jepni më shumë informata për shumëllojshmërin biologjike dhe rëndësinë

e mbrojtjes së tyre. Informatat nga pjesa hyrëse mund të shfrytëzohen për këtë qëllim.

Pjesa II: Pse bimët dhe kafshët janë të rëndësishme?

1

Lusni nxënësit që të mendojnë për bimët dhe kafshët që i zgjodhën në aktivitetin

e mëparshëm dhe ta plotësojnë fletën e punës „Zgjedhja ime“.

2

Pastaj nxënësit le të vëzhgojnë përrreth dhe le të njohin gjësendet që rrjedhin nga bimët

ose nga kafshët (laps, letër, mobilie, veshëmbathje) dhe lusni që të mendojnë se çka kanë

ngrënë për kafjall dhe drekë. Pyesni se cilët bimë ose kafshë i ruajnë në shtëpi, pse dhe

ku shkojnë familjet e tyre në pushim ose uikend. Nxirrni rezultatet.

3

Diskutoni rreth pyetjes: nëse ekzistojnë bimë dhe kafshë të dëmshme në natyrë?

Përfundimi është se secili organizëm është i rëndësishëm në natyrë dhe se ata nuk

grupohen si të dobishëm dhe dëmshëm.

Pjesa III: Bima ime është...

1

Nxirrni nxënësit jashtë, në oborrin e shkollës ose në park dhe

lusni që të kërkojnë bimë — secili fëmijë duhet të kërkojë

bimën që e do më shumë. Pa e dëmtuar, nxënësi duhet ta

vëzhgojë kujdesshëm, ta prek ti marrë erë dhe pastaj të flasë

para grupit për të përmes përshkrimit të gjërave në vijim,

pa e treguar emrin e saj:

• Bima ime jeton në ...............................................................

• Bima ime është ...............................................................

(ndonjë karakteristikë të veçantë — lartësi, lule, fryt, aromë, lëvore etj.)

Nxënësi duhet të numërojë sa më shumë veçori.

• Bima ime është e rëndësishme, sepse ...............................................................

(bën hije, është e bukur, mund të hahet etj.)

2

Nxënësit tjerë qëllojnë se cila është ajo bimë sipas përshkrimit. Nëse ju duket e vështirë

kjo, mund të parashtrojnë pyetje po/jo.

Pjesa IV: Zinxhiri i ushqimit

1

Bashkësia jetësore është bashkësi e organizmave që ndikohen mes vete, por dhe me

mjedisin jetësor. Bashkësitë jetësore janë të ndryshueshme dhe në to ushqimi dhe energjia

janë në qarkullim të përhershëm mes organizmave të gjallë dhe natyrës së vdekur.

Shembuj për bashkësitë jetësore të përbashkëta janë malet, lumenjtë, detrat, livadhet,

fermat dhe qytetet.

2

Bimët quhen prodhues (bari, kaçuba, drunjtë, fryti), sepse prodhojnë ose (krijojnë) ushqim

nga materiet minerale dhe energjia e diellit në gjethe. Materiet ushqimore mbesin te bimët

deri sa nuk i hanë kafshët ose deri sa ato nuk vdesin dhe nuk shpërbëhen.

3

Organizmat shtazorë që ushqehen me bimët dhe kafshët tjera quhen konsumues

(lepuri, ketri, insektet, kaprolli, lopa, delja, dhia, kali). Gjithashtu, shtazët që ushqehen me

bimë ndihmojnë në lëvizjen qarkore të energjisë dhe materieve ushqimore. Bakteret dhe

kërpudhat, të cilat kanë rol të zbërthyesve, i zbërthejnë organizmat e vdekur dhe me këtë

ndonjëi kthejnë materiet në tokë, prej ku lëvizja qarkore mund përsëri të fillojë.

65

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!