2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Shumëllojshmëria biologjike Mbrojtja e shumëllojshmërisë biologjike është një kusht shumë i rëndësishëm për stabilitetin e sistemeve natyrore, sepse vetëm atëherë ato mund të ripërtërihen dhe të zhvillohen. Mbrojtja e shumëllojshmërisë biologjike është e rëndësishme për: • Sistemet natyrore, të cilat kanë aftësi vet të mirëmbahen, të mbrohen dhe të zhvillohen. Secili organizëm gjatë jetës së tij ushqehet dhe krijon materie organike (rritet). Ata marrin pjesë në të gjitha proceset e natyrës. Organizmat ujorë e pastrojnë ujin, grabitqarët sigurojnë kontroll natyror të dëmtuesëve, ndërsa insektet janë pjalmues kryesorë të botës bimore. • Njerëzit nga natyra shfrytëzojnë materie të ndryshme: ushqim, dru, pëlhurë, lëndë të para të ndryshme, kemikale dhe barëra, që ta ruajnë shëndetin dhe t’i plotësojnë nevojat e tyre. Në natyrë, zhdukja e llojeve është proces natyror. Hulumtimi i fosileve tregon se gjatë dy milionë viteve kanë vdekur me siguri prej një deri në tri lloje në vit. Vlerësimet bashkëkohore tregojnë se sot disa mija lloje të bimëve dhe kafshëve vdesin çdo vit, që është shkak për shqetësim serioz. Tri të katërtat e të gjitha llojeve të njohura të shpezëve dhe një e katërta e të gjitha llojeve të gjitarëve të njohur sot konsiderohet se rrezikohen nga zhdukja. Shkaqet më serioze për zhdukjen e shpejtë të llojeve janë: ndotja si pasojë e zhvillimit ekonomik, përdorimi i madh i tokës pjellore, zhvillimi i transportit dhe gjerësia e qyteteve. Sjellja e pakujdesshme e njeriut menjëherë dhe drejtpërdrejt ndikon në zvogëlimin e shumëllojshmërisë biologjike përmes shkatërrimit vetë llojeve të kafshëve dhe bimëve ose në mënyrë indirekte — përmes shkatërrimit të vendbanimeve të tyre. Përgatitja ditore: Bimët dhe kafshët rreth nesh Kohëzgjatja Koha vjetore Vendi Materialet Qëllimet Metodat 3-4 orë të mësimit Të gjitha stinët e vitit Në klasë, vend të hapur Tabelë vizatim në të cilin janë shënuar disa vendbanime, shkumës me ngjyra ose ngjyra, fleta të punës Nxënësit të: • kuptojnë rëndësinë dhe vlerën e llojllojshmërisë biologjike dhe rolin e tyre për njerëzit dhe natyrën • kuptojnë nocionet bashkësia jetësore dhe zinzhiri i ushqimit Asociacion, diskutim, lojë në vend të hapur Pjesa I: Shumëllojshmëria biologjike 1 Paraprakisht, në hamer ose tabelë vizatoni: pyje me disa drunj, livadh me bar, kaçuba, pellg ujor me lumenj ose liqen dhe shtëpi me oborr. 2 Ndani fletën e punës „Nëse do të isha bimë...“ dhe lusni nxënësit që ta plotësojnë në vazhdim: Sikur të isha bimë, do të isha ....................................., sepse ..................................... Sikur të isha kafshë, do të isha ....................................., sepse ..................................... Secili nxënës do të duhet të zgjedh një kafshë ose bimë të ujit ose tokës. 3 Tregoni vizatimet duke sqaruar se këto janë vendbanime të ndryshme. Secili nxënës tregon se cilën bimë ose kafshë e ka zgjedhur. Secili nxënës le ta lë fletën e vet të punës në vizatimin e vendbanimit përkatës. Pyesni nxënësit nëse dinë bimë ose kafshë tjera që jetojnë në këtë vendbanim dhe shtoni në vizatimet. 64

Shumëllojshmëria biologjike 4 Për 5 Diskutoni 6 Nxënësve nxënësit e klasave më të larta: lusni katër vullnetarë që ti prezentojnë informatat nga fleta e punës „Rëndësia e organizmave të gjallë“. Diskutoni me nxënësit nëse mund të gjenden bimë, kafshë, baktere dhe kërpudha në katër vendbanimet e përmendura. Jepni emrat e katër grupeve të organizmave, nëse ato nuk janë përfshirë. me nxënësit se çka ju nevojitet këtyre bimëve dhe kafshëve që të ekzistojnë (ajër, ujë, dritë, ushqim, ngrohje, hapësirë, vendbanim). Shkruani propozimet në tabelë ose letër. Nxirrni përfundim se vendbanimet janë të ndryshueshme. u jepni më shumë informata për shumëllojshmërin biologjike dhe rëndësinë e mbrojtjes së tyre. Informatat nga pjesa hyrëse mund të shfrytëzohen për këtë qëllim. Pjesa II: Pse bimët dhe kafshët janë të rëndësishme? 1 Lusni nxënësit që të mendojnë për bimët dhe kafshët që i zgjodhën në aktivitetin e mëparshëm dhe ta plotësojnë fletën e punës „Zgjedhja ime“. 2 Pastaj nxënësit le të vëzhgojnë përrreth dhe le të njohin gjësendet që rrjedhin nga bimët ose nga kafshët (laps, letër, mobilie, veshëmbathje) dhe lusni që të mendojnë se çka kanë ngrënë për kafjall dhe drekë. Pyesni se cilët bimë ose kafshë i ruajnë në shtëpi, pse dhe ku shkojnë familjet e tyre në pushim ose uikend. Nxirrni rezultatet. 3 Diskutoni rreth pyetjes: nëse ekzistojnë bimë dhe kafshë të dëmshme në natyrë? Përfundimi është se secili organizëm është i rëndësishëm në natyrë dhe se ata nuk grupohen si të dobishëm dhe dëmshëm. Pjesa III: Bima ime është... 1 Nxirrni nxënësit jashtë, në oborrin e shkollës ose në park dhe lusni që të kërkojnë bimë — secili fëmijë duhet të kërkojë bimën që e do më shumë. Pa e dëmtuar, nxënësi duhet ta vëzhgojë kujdesshëm, ta prek ti marrë erë dhe pastaj të flasë para grupit për të përmes përshkrimit të gjërave në vijim, pa e treguar emrin e saj: • Bima ime jeton në ............................................................... • Bima ime është ............................................................... (ndonjë karakteristikë të veçantë — lartësi, lule, fryt, aromë, lëvore etj.) Nxënësi duhet të numërojë sa më shumë veçori. • Bima ime është e rëndësishme, sepse ............................................................... (bën hije, është e bukur, mund të hahet etj.) 2 Nxënësit tjerë qëllojnë se cila është ajo bimë sipas përshkrimit. Nëse ju duket e vështirë kjo, mund të parashtrojnë pyetje po/jo. Pjesa IV: Zinxhiri i ushqimit 1 Bashkësia jetësore është bashkësi e organizmave që ndikohen mes vete, por dhe me mjedisin jetësor. Bashkësitë jetësore janë të ndryshueshme dhe në to ushqimi dhe energjia janë në qarkullim të përhershëm mes organizmave të gjallë dhe natyrës së vdekur. Shembuj për bashkësitë jetësore të përbashkëta janë malet, lumenjtë, detrat, livadhet, fermat dhe qytetet. 2 Bimët quhen prodhues (bari, kaçuba, drunjtë, fryti), sepse prodhojnë ose (krijojnë) ushqim nga materiet minerale dhe energjia e diellit në gjethe. Materiet ushqimore mbesin te bimët deri sa nuk i hanë kafshët ose deri sa ato nuk vdesin dhe nuk shpërbëhen. 3 Organizmat shtazorë që ushqehen me bimët dhe kafshët tjera quhen konsumues (lepuri, ketri, insektet, kaprolli, lopa, delja, dhia, kali). Gjithashtu, shtazët që ushqehen me bimë ndihmojnë në lëvizjen qarkore të energjisë dhe materieve ushqimore. Bakteret dhe kërpudhat, të cilat kanë rol të zbërthyesve, i zbërthejnë organizmat e vdekur dhe me këtë ndonjëi kthejnë materiet në tokë, prej ku lëvizja qarkore mund përsëri të fillojë. 65

Shumëllojshmëria biologjike

Mbrojtja e shumëllojshmërisë biologjike është një kusht shumë

i rëndësishëm për stabilitetin e sistemeve natyrore, sepse vetëm

atëherë ato mund të ripërtërihen dhe të zhvillohen. Mbrojtja

e shumëllojshmërisë biologjike është e rëndësishme për:

• Sistemet natyrore, të cilat kanë aftësi vet të mirëmbahen,

të mbrohen dhe të zhvillohen. Secili organizëm gjatë jetës së tij

ushqehet dhe krijon materie organike (rritet). Ata marrin pjesë

në të gjitha proceset e natyrës. Organizmat ujorë e pastrojnë

ujin, grabitqarët sigurojnë kontroll natyror të dëmtuesëve,

ndërsa insektet janë pjalmues kryesorë të botës bimore.

• Njerëzit nga natyra shfrytëzojnë materie të ndryshme: ushqim, dru, pëlhurë, lëndë të para

të ndryshme, kemikale dhe barëra, që ta ruajnë shëndetin dhe t’i plotësojnë nevojat e tyre.

Në natyrë, zhdukja e llojeve është proces natyror. Hulumtimi i fosileve tregon se gjatë

dy milionë viteve kanë vdekur me siguri prej një deri në tri lloje në vit. Vlerësimet bashkëkohore

tregojnë se sot disa mija lloje të bimëve dhe kafshëve vdesin çdo vit, që është shkak

për shqetësim serioz. Tri të katërtat e të gjitha llojeve të njohura të shpezëve dhe një e katërta

e të gjitha llojeve të gjitarëve të njohur sot konsiderohet se rrezikohen nga zhdukja.

Shkaqet më serioze për zhdukjen e shpejtë të llojeve janë: ndotja si pasojë e zhvillimit

ekonomik, përdorimi i madh i tokës pjellore, zhvillimi i transportit dhe gjerësia e qyteteve.

Sjellja e pakujdesshme e njeriut menjëherë dhe drejtpërdrejt ndikon në zvogëlimin

e shumëllojshmërisë biologjike përmes shkatërrimit vetë llojeve të kafshëve dhe bimëve

ose në mënyrë indirekte — përmes shkatërrimit të vendbanimeve të tyre.

Përgatitja ditore: Bimët dhe kafshët rreth nesh

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

3-4 orë të mësimit

Të gjitha stinët e vitit

Në klasë, vend të hapur

Tabelë vizatim në të cilin janë shënuar disa vendbanime,

shkumës me ngjyra ose ngjyra, fleta të punës

Nxënësit të:

• kuptojnë rëndësinë dhe vlerën e llojllojshmërisë biologjike

dhe rolin e tyre për njerëzit dhe natyrën

• kuptojnë nocionet bashkësia jetësore dhe zinzhiri i ushqimit

Asociacion, diskutim, lojë në vend të hapur

Pjesa I: Shumëllojshmëria biologjike

1

Paraprakisht, në hamer ose tabelë vizatoni: pyje me disa drunj, livadh me bar, kaçuba,

pellg ujor me lumenj ose liqen dhe shtëpi me oborr.

2

Ndani fletën e punës „Nëse do të isha bimë...“ dhe lusni nxënësit që ta plotësojnë në vazhdim:

Sikur të isha bimë, do të isha ....................................., sepse .....................................

Sikur të isha kafshë, do të isha ....................................., sepse .....................................

Secili nxënës do të duhet të zgjedh një kafshë ose bimë të ujit ose tokës.

3

Tregoni vizatimet duke sqaruar se këto janë vendbanime të ndryshme. Secili nxënës tregon

se cilën bimë ose kafshë e ka zgjedhur. Secili nxënës le ta lë fletën e vet të punës në vizatimin

e vendbanimit përkatës. Pyesni nxënësit nëse dinë bimë ose kafshë tjera që jetojnë në këtë

vendbanim dhe shtoni në vizatimet.

64

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!