30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shumëllojshmëria biologjike

Organizmat e gjallë të Tokës grupohen në lloje. Llojin e përbën një grup organizmash

që janë të ngjashëm sipas pamjes, mënyrës së jetesës dhe sjelljes. Deri në fund të shek.

shkencëtarët zbuluan një pjesë të vogël prej të gjitha llojeve të organizmave — rreth 1,5 milion

lloje. Sipas llogarive të disa shkencëtarëve, ekzistojnë prej katër deri në pesë miionë të llojeve

tjera, të cilat ende nuk janë zbuluar dhe përshkruar.

Njerëzit e ndajnë planetin me disa milionë lloje të bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave,

që së bashku quhen shumëllojshmëri biologjike ose biodiversitet.

Shumëllojshmëria biologjike është resurs natyror dhe përbëhet prej tri komponentëve:

• Shumëllojshmëria gjenetike. Të gjitha llojet e Tokës trashëgojnë informata gjenetike, sipas të

cilave adaptohen në kushtet e mjedisit jetësor. Në të ardhmen, njerëzit ndoshta do të kenë

mundësi të ripërtërijnë disa lloje të zhdukura nëse disponojnë me materialet e tyre gjenetike.

• Shumëllojshmëria e llojeve. Kushtet e ndryshme në mjedisin jetësor e kushtëzojnë

shumëllojshmërinë e madhe të formave. Llojet e reja janë krijuar gjatë milliona viteve, ndërsa

ato që nuk kanë arritur të adaptohen në kushtet që ndryshoheshin, kanë vdekur, Secili lloj

bimor ose shtazor ka mjedis jetësor të vetin, prej ku i merr të gjitha kushtet e domosdoshme

për jetë: ajër, ushqim, hapësirë jete dhe strehim. Kur vendbanimi i një organizmi do të

ndryshojë, ai adaptohet, shpërngulet ose zhduket.

• Shumëllojshmëria e ekosistemeve. Ekosistemi paraqet bashkim midis biobashkësive

dhe hapësirës së tyre të jetës. Ekosisteme janë malet, shkretëtirat, fushat, lumenjtë,

detrat dhe oqeanet. Banorët e një ekosistemi ndikohen mes vete, por ndikohen edhe

me mjedisin jetësor jo të gjallë. Ekosistemet ekzistojnë për shkak të numrit të madh

të llojeve. Secili lloj merr materie, energji dhe informacione nga vendbanimi.

Nocioni shumëllojshmëri biologjike zakonisht ka të bëjë me shumëllojshmërinë e llojeve,

por nuk duhet të harrohen edhe dy komponentët tjerë të tyre — shumëllojshmëria gjenetike dhe

shumëllojshmëria e ekosistemeve. Shtetet më të pasura me lloje janë Brazili, (pellgu i Amazonit),

Indonezia, SHBA, Rusia (Siberia), India dhe Kina.

63

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!