30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Parathënie

■ Qendra Rajonale e Mjedisit Jetësor e hartoi „Paketën e Gjelbër“ për herë të parë në vitin

2002 për nevojat e shkollave fillore në Poloni. Që atëherë REC-i me sukses e përhapi tregimin

për „Paketën e Gjelbër“ nëpër gjithë Europën Qendrore dhe Lindore. Duke iu falënderuar

përpjekjeve të përbashkëta të REC-it dhe partnerëve tanë të përkushtuar, bashkëpunëtorëve,

materialet edukative dhe mjetet mësimore nga „Paketa e Gjelbër“ deri tani janë adaptuar

për shfrytëzim në 16 gjuhë në 18 shtete. Arsimimin për mjedisin jetësor deri tani e afruam

deri te 3.5 milionë nxënës dhe 35.000 arsimtarë.

Ky material i ri arsimor hapi një kapitull të ri në përpjekjet tona që të zgjerohet grupi qëllimor

dhe t’u prezentohet „Paketa e Gjelbër“ fëmijëve përmes zhvillimit të një „Pakete të Gjelbër

Junior“. Besoj se paketa „Junior“ specifike në shumë gjëra dhe e zhvilluar për nevojat e arsimit

fillor në Maqedoni do të zbatohet edhe në vendet tjera. Versioni i „Paketës së Gjelbër Junior“

i Maqedonisë, i vetmi deri tani, përmbanë mjete plotësuese edukative, të zhvilluara si rezultat

i bashkëpunimit të përbashkët në mes të ekipit të REC-it dhe grupeve të arsimtarëve dhe

edukatorëve kompetentë nga shkollat fillore dhe institucionet në Maqedoni. Ky prodhim është

edhe një tjetër tregim i suksesshëm i lidhur me përpjekjet e REC-it për ngritjen e kapaciteteve

të arsimtarëve dhe trajnuesve aktual dhe të ardhshëm për mbështetje në zhvillimin

e institucioneve dhe programeve që e rrisin cilësinë e arsimit për mjedisin jetësor dhe zhvillimin

e qëndrueshëm në Europën Qendrore dhe Lindore.

„Paketa e Gjelbër Junior“ ndihmon në zhvillimin e vlerave të reja te nxënësit dhe një model

të ri të sjelljes në shkollë, shtëpi dhe në përgjithësi në shoqëri. Me këtë, fëmijët do të bëhen

ambasadorë të qëndrueshmërisë së një shoqërie dhe do t’ua transmetojnë njohuritë

dhe shprehitë e tyre të reja miqve dhe rrethit familjar.

Siç ju njoftuam gjatë „Rio +20“ – Konferencës së Kombeve të Bashkuara, ne i jemi përkushtuar

arsimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe e vazhdojmë partneritetin tonë me fëmijët, politikanët,

përfaqësuesit e sektorit të biznesit dhe me të gjithë shoqërinë në rajonin tonë dhe jasht tij.

Kjo paketë është rezultat konkret i përpjekjeve tona që të ndërtojmë komunitete të forta

për të tashmen dhe të ardhmen.

Dëshiroj t’ua shprehë mirënjohjen dhe falënderimin tim autorëve dhe pjesëmarrësve tjerë

në hartimin e këtij materiali të ri arsimor si dhe Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC),

Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

të Republikës së Maqedonisë për mbështetjen e tyre të sinqertë, e cila ishte shtysë kryesore

e jona gjatë hartimit të „Paketave të Gjelbra“ në Maqedoni që nga viti 2006.

Marta Szigeti Bonifert

Drejtore Ekzekutive

Qendra Rajonale e Mjedisit Jetësor për Europën Qendrore dhe Lindore (REC)

Zyra kryesore

■ Sot është e qartë se modeli i përhapur gjerësisht i zhvillimit shoqëror është i paqëndrueshëm.

Të gjithë ne si qytetarë ballafaqohemi me një nevojë urgjente të ndryshimit të mënyrës

së të jetuarit, me qëllim që të parandalohet përdorimi i paqëndrueshëm i pasurive natyrore

dhe degradimi i rrethinës dhe të sigurohet jetesë në përputhje me mundësitë e planetit tonë.

Arsimimi ka një rol tejet të rëndësishëm në rritjen e vetëdijes së një shoqërie dhe në përpjekjet

që qytetarët të kuptojnë se si parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të zbatohen në mënyrë

konkrete në jetën e përditshme. Arsimimi për zhvillimin e qëndrueshëm mundëson

që të zhvillohen kapacitetet e nevojshme për të menduarit kritik dhe sistematik në të ardhmen,

andaj përpjekjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë orientuar drejt

popullatës më të re.

Zhvillimi i shoqërisë së qëndrueshme duhet të shihet si një proces i kontinuar i të mësuarit dhe

ndryshimeve, në të cilin janë inkuadruar një varg aktorësh që sigurojnë drejtime për të menduar

dhe vepruar si në arsimimin formal, por edhe në atë joformal. Ky proces kërkon një angazhim

të vazhdueshëm nga edukatorët kompetent, arsimtarët dhe punëtorët arsimorë, por sigurisht

se nuk guxon të lihet pas dore edhe nevoja për librat dhe mjetet mësimore. Pikërisht për këtë,

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në mënyrë të kontinuar investon në

2

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!