30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Toka

Përgatitja ditore: Toka dhe njerëzit

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

3-4 orë të mësimit

Për eksperimentin: 10 minuta në ditë 2-3 mbledhje,

të ndjekura me diskutime nga 1 orë

Çfarëdo kohë vjetore

Për eksperimentin: sipas mundësisë, gjatë kohës më të nxehtë

të vitit

Klasë, laborator

Një mollë, thikë xhepi

Për eksperimentin: qese e plastikës, qelq zmadhues, termometër,

etiketa, pjesë të vogla të mbetjeve (metal, mbështjellëse

e çamçakëzit, gotë e plastikës, kanaçe e zbrazët e pijeve,

pjesë të rrobave të pambukut, copë prej qelqit, copë letre,

lëvore të bananes), pak dhe nga kopshti

Letra të punës për ngjyrosje

• Nxënësit të kuptojnë se sasia e tokës në botë është e kufizuar

• Nxënësit të kuptojnë se çka mund të ndahet në tokë natyrisht

Demonstrim, eksperiment, diskutim

Pjesa I: Sa lloje të tokës ekzistojnë në? (demonstrim)

1

Filloni aktivitetin duke përkujtuar rolin, të cilin toka e ka në ushqimin e bimëve, kafshëve,

njerëzve dhe për rëndësinë e pjellshmërisë së saj.

2

Pyesni nxënësit nëse ekziston tokë shumë pjellore në botë.

Pasi që ti dëgjoni mendimet e tyre, tregoni atyre një mollë.

Tregoni që ato të mendojnë se është një model i vogël i

Tokës. Sqaroni atyre se me demonistrimin e ardhshëm do t’u

tregoni se në botë ka më pak tokë pjellore se sa duket:

• E ndani mollën në katër pjesë të barabarta dhe tri pjesë

të tyre leni mënjanë. Sqaroni se tri të katërtat e sipërfaqes

së tokës i përfshijnë detrat dhe oqeanet.

• Ndani pjesën e katërt në dy gjysma dhe lejeni mënjanë

gjysmën. Sqaroni se këtë pjesë të Tokës e kanë

shkretëtirat, ku nuk mund të kultivohen prodhimet.

• Ndani pjesën e tetë të mbetur prej mollës në katër pjesë

dhe leni mënjanë tri prej tyre. Sqaroni se pjesët që i latë mënjanë paraqesin pjesë nga

sipëfaqja e tokës që e kanë shkëmbijtë dhe gurët — kjo pjesë nuk është pjellore.

• Tregoni nxënësve se pjesa tjetër paraqet 1/32 e sipërfaqes së Tokës — pjesë

që llogaritet si pjellore. Qëroni lëvoren e kësa pjese, duke u sqaruar se kjo është

në të vërtetë shtresa e sipërme — e tokës, që i ushqen bimët dhe prodhon ushqim

për të gjithë kafshët dhe njerëzit. Theksoni se ndërtimi i rrugëve, shtëpive dhe fabrikave

në tokë pjellore e zvogëlon sipërfaqen e tokës, të aftë për t’i mbajtur të mbjellat më tej.

45

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!