30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Toka

Dheu kryen shumë funksione të ndryshme:

• Ai është bazë për prodhimin e ushqimit për bimët,

kafshët dhe për njerëzit. Gjithashtu, shtresimi i bimëve

të vdekura dhe kafshëve bëhet në dhe.

• I pastron ujërat nëntokësore dhe ka rol të (filtrit) pastruesit

natyror.

• Shërben si vendbanim i bimëve dhe kafshëve.

• Shërben për marrjen e materialeve për ndërtim.

• Shërben si burim i ripërtritur i karburantit natyror

(p.sh, kashtë, torfë, mbetjet e drurit).

• Ai është mjedis historik, që e ruan vlerën e trashëgimisë historike dhe kulturore.

Shtresa e dheut është e holluar dhe në shumë vende cilësia e tij është përkeqësuar.

Duhet ta pengojmë procesin e shkatërrimit të dheut, me qëllim që t’i kryej funksionet e veta.

Problemet më serioze dhe kërcënimet e tokës janë shpërndarja e saj me ujë, ndotja,

acidimi dhe kripëzimi nga industria.

Rreth 75% të të gjithë tokës së planetit i është zvogëluar

pjellshmëria për shkak të lagështisë dhe ngrohjes

së pamjaftueshme. Njëri prej fakteve më shqetësues është se,

për shkak të menaxhimit jo të mirë, pjesa më e madhe nga toka

pjellore humbet çdo vit, që shkakton në kthimin e tokave

natyrore (livadheve, pyjeve dhe kullotave) në tokë ndërtimore.

Më shumë se më parë, shoqëria duhet t’i orientojë përpjekjet

e saj drejt mbrojtjes së tokës dhe ruajtjes së frytit. Ajo duhet t’i

zvogëlojë, sa më shumë që të jetë e mundur, efektet negative

të aktiviteteve të njeriut ndaj cilësisë së tokës.

Mbrojtja e tokës është shumë e rëndësishme. Ajo shumë lehtë

absorbon materie të dëmshme të lëshuara nga burime të ndryshme të ndotjes në mjedisin

jetësor. Periudha e dekompozimit të materieve të dëmshme në tokë është më e gjatë

në krahasim me ate të ajrit ose ujit.

Për dallim nga ajri dhe uji, toka mund të të jetë pronësi private, që e vështirëson mbrojtjen

e saj, sepse ajo varet nga vullneti i pronarëve.

Përgatitje ditore: Çka dimë për tokën?

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

2-3 orë të mësimit

Të gjitha kohët vjetore

Klasa, hapësirë e hapur

Tabelë, markerë, shkumës, fleta pune për ngjyrosje, kavanoz

i madh prej qelqi ose plastike, rërë e trashë, rërë, gjethet, krimbat

dhe insektet artificiale (mund të bëhen nga letra), uji, lugë e

madhe, qelq zmadhues, dhe i mbledhur nga vende të ndryshme,

3-4 qelqe laboratorike, letër, thikë, letër që thithë ose letër-filtër

Nxënësit të:

• njihen me tokën me funksionet themelore dhe karakteristikat

e saja

• kuptojnë se krijimi i tokës vazhdon gjatë kohë

Diskutim, eksperiment, punë e pavarur

42

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!