2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Uji FLETË PUNE Përroi dhe peshku i vogël Atë ditë përroi e pa peshkun e vogël se si po largohet nga ujërat e tij dhe i çuditur e pyeti: – Peshk i vogël, për ku je nisur? – Iki sa më larg nga ky ujë me argjil dhe i qelbur. – E pse? – u habit përroi. – Po nuk mund të gjejë më një shtëpi të qetë te ti. Nuk ka më barëra ku të fshihem, nuk janë më as krimbat, buburrecat, dhe gaforet me të cilat ushqehem... gjithnjë e më tepër jamë i uritur. Patjetër duhet të gjejë një zgjidhje, sepse edhe ajri i mungon ujit. Përroi u ofendua prej fjalëve të këtilla të peshkut të vogël dhe me buzëqeshje e pyeti: – Po ku do të shkosh? – Do të kërkoj një përrua më të pastër, atje lart në mal, ku nuk ka njerëz ta turbullojnë ujin e pastër burimor. – Por, peshk i vogël – u ankua përroi, duke u bërë xheloz ndaj ujit të pastër burimor... – prit, mos më braktis, të lutem, do të mundohem që ti pastroj ujërat e mija. – Por, si? – Një gjyshe plakë më ka treguar se nëse kaloj nëpër 40 gurë, do të bëhem i pastër si loti i saj. – Ha, ndërsa njerëzit përsëri do të ndotin – ia ktheu peshku i vogël duke mos i besuar. – Atëherë, nuk kam shpëtim. Dhe, kur të gjitha burimet do të bëhen si unë, njerëzit do të duhet patjetër ta pinë ujin e ndotur dhe të gjithë do të jemi në rrezik... 40

Toka Dheu është shtresa e sipërme e sipërfaqes së tokës. Ai është i banuar me organizma të gjallë të shumëllojshëm dhe është në proces të vazhdueshëm të krijimit dhe shkatërrimit. Toka ka veti të veçantë — pjellshmëri. Krijimi i tokës është proces i gjatë dhe i ndërlikuar, që është rezultat i qarkullimit të vazhdueshëm të materieve dhe energjisë në mes organizmave të gjallë (bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave) dhe natyrës jo të gjallë (gurëve dhe mineraleve). Meqë ky proces është shumë i gjatë toka mund të llogaritet si burim natyror që nuk ripërtërihet. Rreth 65% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me dhe. Nga kjo, më pak se një e treta mund të përdoret drejtpërdrejt për aktivitetete bujqësore: kullotat, livadhet dhe sipërfaqet e përpunuara. Faktorët në vijim ndikojnë në krijimin e tokës: organizmat e gjallë (bimët, kafshët, aktiviteti i njerëzve, mikroorganizmat), klima, vendpozita dhe koha. Toka përbëhet prej katër pjesëve: • Pjesa e ngurtë — mineralet dhe materiet organike; • Pjesa e lëngët — uji; • Pjesa e gaztë — ajri dhe • Pjesë me organizmat e gjallë — mikroorganizmat dhe insektet e tokës. Në shtresën e sipërme të tokës ka organizma, siç janë bakteret, kërpudhat, krimbat, dhe larvat. Organizmat — kërmijtë, minjtë dhe krimbat paraqesin prej 50 deri më 75% të organizmave të gjallë në tokën e punueshme. Rrënjët e bimëve dhe shtazët në tokë i kthejnë materiet organike në tokë pjellore — humus, që më vonë përzihet me materiet minerale. Përpos kësaj, krimbat e bëjnë dheun të butë, që është e rëndësishme për rrënjët e bimëve. 41

Toka

Dheu është shtresa e sipërme e sipërfaqes së tokës. Ai është i banuar me organizma të gjallë

të shumëllojshëm dhe është në proces të vazhdueshëm të krijimit dhe shkatërrimit. Toka ka veti

të veçantë — pjellshmëri.

Krijimi i tokës është proces i gjatë dhe i ndërlikuar, që është rezultat i qarkullimit

të vazhdueshëm të materieve dhe energjisë në mes organizmave të gjallë (bimëve, kafshëve

dhe mikroorganizmave) dhe natyrës jo të gjallë (gurëve dhe mineraleve). Meqë ky proces është

shumë i gjatë toka mund të llogaritet si burim natyror që nuk ripërtërihet. Rreth 65%

e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me dhe. Nga kjo, më pak se një e treta mund të përdoret

drejtpërdrejt për aktivitetete bujqësore: kullotat, livadhet dhe

sipërfaqet e përpunuara.

Faktorët në vijim ndikojnë në krijimin e tokës: organizmat

e gjallë (bimët, kafshët, aktiviteti i njerëzve, mikroorganizmat),

klima, vendpozita dhe koha.

Toka përbëhet prej katër pjesëve:

• Pjesa e ngurtë — mineralet dhe materiet organike;

• Pjesa e lëngët — uji;

• Pjesa e gaztë — ajri dhe

• Pjesë me organizmat e gjallë — mikroorganizmat dhe

insektet e tokës.

Në shtresën e sipërme të tokës ka organizma, siç janë bakteret, kërpudhat, krimbat, dhe larvat.

Organizmat — kërmijtë, minjtë dhe krimbat paraqesin prej 50 deri më 75% të organizmave

të gjallë në tokën e punueshme. Rrënjët e bimëve dhe shtazët në tokë i kthejnë materiet

organike në tokë pjellore — humus, që më vonë përzihet me materiet minerale. Përpos kësaj,

krimbat e bëjnë dheun të butë, që është e rëndësishme për rrënjët e bimëve.

41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!