30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Uji

Përgatitja ditore: Domosdoshmëria e ujit

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

1-2 orë të mësimit

Të gjitha kohët vjetore

Klasë

Fleta e punës për nxënësit „Qarkullimi i ujit“, tabelë, një gotë

e ujit për pije, një qelq i hollë, tas i mbushur me ujë, sfungjer,

lule e bardhë, ngjyrë

Nxënësit ti:

• zgjerojnë njohuritë për qarkullimin e ujit në natyrë

• të bëhen të vetëdijshëm për cilësitë e ujit dhe për rëndësinë

e tij për organizmat e gjallë

Demonstrim, ligjërim, diskutim, punë e pavarur,

zgjidhje e dyshimeve

Pjesa I: Qarkullimi i ujit

1

Merrni një gotë me ujë të pijshëm. Lusni ndonjë nga nxënësit që të pijë dhe të tregoj se çka

mendon, prej kur ekziston uji, dhe sa është i vjetër. Sqarojuni nxënësve se uji është i vjetër

përafërsisht 4,5 miliardë vite (njejtë sikur planeti ynë) dhe është në qarkullim të përhershëm

midis Tokës dhe ajrit. Dielli dhe era shkaktojnë avullim të ujit, nga Toka, gjethet e bimëve,

trupat e kafshëve dhe nga sipërfaqja e lumenjve, liqeneve dhe oqeaneve. Në këtë mënyrë,

uji shndërrohet në avull. Në kushte të caktuara, avullimi kalon në pika ujore dhe përsëri bie

në tokë në formë të shiut ose borës, shpesh duke i grumbulluar materiet tjera gjatë rënies.

Shiu dhe bora përsëri i mbushin lumenjtë dhe liqenet. Lumenjtë rrjedhin në oqeane.

Një pjesë e shiut rrjedh nëpër tokë dhe shndërrohet në ujëra nëntokësore.

2

Ndani fletën e punës „Qarkullimi i ujit“ dhe së bashku me nxënësit emërtoni fazat

e ndryshme të qarkullimit të ujit.

Pjesa II: Uji: komponent i vetëm në planetin tonë

Tregojuni nxënësve për disa cilësi të vetme të ujit dhe rëndësinë e tij për organizmat e gjalllë

përmes bisedës rreth pytejeve në vijim (përdorni informata nga fillimi i këtij kapitulli):

• Në çfarë gjendje të ndryshme mund të gjendet uji? Jepni shembuj.

• Pse krijohet akull në sipërfaqen e ujërave në lumenjt dhe liqenet? Cila është rëndësia e kësaj

cilësie për mirëmbajtjen e jetës në dimër?

• Uji mund të tretë shumë materie. Jepni shembuj.

• Materie të ndryshme të tretura në ujë e ulin temperaturën

e ngrirjes së saj. Pse detërat dhe oqeanet nuk ngrihen në dimër

në gjerësi të mesme gjeografike? Çka është tretur në të? Jepni

shembuj tjerë nga jeta e përditshme për parandalimin e ngrirjes.

• Uji mund të ruaj një sasi të madhe të energjisë (ngrohje).

Pse dimrat janë më të butë, ndërsa verërat më të freskëta në

afërsi të liqenit ose detit në krahasim me vendet më në brendi?

Jepni shembull nga planeti ynë.

• Pse në sipëfaqen e ujit krijohen valë?

• Demonstroni thithjen e ujit me një qelq të hollë adekuat, duke e mbledhur ujin me sfungjer

ose duke vendosur rrënj nga një bimë me lule të bardhë në ujë në të cilin ka ngjyrë

(për demonstrimin e dytë nevojitet më shumë kohë). Sqaroni rëndësinë e ujit për bimët.

Çka tjetër shkon lart së bashku me ujin?

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!