30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ajri

Pjesa II: Çka gjendet në ajër? (demonstrim dhe diskutim)

1

Filloni orën duke i pyetur nxënësit se sa gjatë mund të jetojë njeriu pa ajër.

Disa vullnetarë le të marrin frymë thellë dhe le ta ndalin ajrin, por jo më shumë se gjysmë

minuti. Lejonu atyre që t’u sqarojnë nxënësve tjerë se si janë ndjerë gjatë përpjekjes.

2

Tregojuni nxënësve për rolin dhe përbërjen e ajrit, duke i shfrytëzuar informatat nga fillimi

i këtij kapitulli.

• Cilët ndotës të ajrit mund ti citojnë nxënësit? (p.sh, tymi nga oxhaqet e fabrikave,

gazrat dalëse të automjetit, tymi nga zjarri).

• Si do të ndihen njerëzit dhe organizmat tjerë nëse ajri është i ndotur? Kur nxënësit

gjenden në një situatë të ngjashme? Inkurajoni nxënësit që t’i rrëfejnë tregimet e tyre para

nxënësve tjerë. Një shembull mund të jetë një dhomë e mbushur plot me tym duhani.

• Krahasoni këto tregime me përvojat dhe ndjenjat në lidhje me ajrin gjatë një shëtitje

në pyll, mal ose plazh. Inkurajoni nxënësit që ta përpunojnë temën.

3

Bëni që nxënësit të kuptojnë se e gjithë bota e gjallë — njerëzit, kafshët dhe bimët — kanë

nevojë për ajër të pastër për shëndet më të mirë dhe jetë cilësore.

Pjesa III: Rëndësia e ajrit për Tokën (diskutim)

1

Parashtroni pyetje se pse ajri është i rëndësishëm për Tokën

dhe organizmat e gjallë? Shkruani përgjigjet në tabelë.

Kompletoni përgjigjet e nxënësve, duke i shfrytëzuar tekstet

e pjesës hyrëse.

2

Përshkruani se si mund të jetë Toka pa ajër. Ndihmonu

nxënësve të kuptojnë se Toka pa ajër do të ndryshonte dhe

jeta do të ishte e pamundur (do të ishte shumë më ftohtë,

nuk do të kishte ajër për frymëmarrje, bimët nuk mund të

prodhonin ushqim, proceset e djegies do të jenë të

pamundura, do të kishte shumë ndryshime klimatike, nuk do të kishte tinguj ose aroma etj).

3

Ndani fletën e punës „Pse Tokës i nevojitet ajër“. Nxënësit le ti shkruajnë përgjigjet në vendet

zbrazëta.

Pjesa IV: Cilësia e ajrit në hapësirë të mbyllur (diskutim)

Sqarojuni nxënësve se shumë shpesh vëmendja e publikut është orientuar në drejtim të pastërtisë

së ajrit në vend të hapët, derisa cilësia e ajrit në vende të mbyllura nënvlerësohet ose neglizhohet.

Shkencëtarët potencojnë se disa herë ajri në vend të mbyllur mund të tregohet shumë

më i ndotur se sa ajri në vend të hapur, por dhe në qytetet industriale. Për shembull, edhe në

klasë edhe në shtëpi ka pluhur nga mobiliet dhe shtrojat e dyshemesë, avullimi nga preparatet

për pastrim, avullimi nga ngrohëset, lëshimi i dioksid karbonit nga frymëmarrja e njerëzve,

kafshëve dhe bimëve, avullimi parfumeve dhe preparateve të ndryshme higjienike etj.

Pjesa V: Lepuri-lavdërues

Lexoni tregimin „Lepuri-lavdërues“. Diskutoni për këtë.

• Lusni nxënësit që t’i tregojnë përshtypjet e tyre.

• Tregojuni nxënësve në fund se me sjelljen e tyre negative i prishin gjërat e bukura

që i rrethojnë dhe se nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë.

19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!