30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ajri

Në kohën e sotme djegia e karburantit, përpunimi

i mbeturinave, bujqësia intensive, komunikacioni dhe

aktivitetet tjera njerëzore e ndotin ajrin. Ajri i ndotur është

idëmshëm për shëndetin e njeriut, bimët, kafshët dhe

vendbanimet natyrore e poashtu, mund të kontribuojë

për ndryshimet e klimës. Gazrat dalëse të automjeteve, p.sh,

përmbajnë më shumë se 200 lloje të përbërjeve, shumica e

tyre të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor.

Varësisht nga kushtet, ndotësit kryesorë mund të mbeten

një kohë të gjatë në afërsi të vendit ku ato lirohen.

Shumica e grimcave të mëdha janë fundosur në afërsi

të drejtpërdrejt të burimit të ndotjes:Disa ndotës mund të ndikojnë jo vetëm në rrethinën

e drejtpërdrejtë por dhe më larg.

Materiet e dëmshme të ajrit janë ndotëse dhe, nëse janë

shumë, mund seriozisht ta dëmtojnë shëndetin e njeriut

dhe mjedisin jetësor.

Njëra prej dukurive më të rrezikshme është smogu, i cili

përbëhet nga avulli i ujit dhe gazrat e dëmshme, ndërsa krijohet

në qytetet ku ka trafik të dendur. Shumica e ndotësve të ajrit

janë të dëmshëm për shëndetin e njerëzve sepse shkaktojnë:

• Inflamacion (pezmatim) të syve dhe organeve

të frymëmarrjes;

• helmim;

• alergji dhe sëmundje tjera.

Përgatitja ditore: Pa ajër nuk mundemi

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

2-3 orë të mësimit

Të gjitha kohët vjetore

Në klasë

Letër, gërshërë dhe stilolaps me katër ngjyra (variantet: tabela dhe

shkumësat me katër ngjyra ose mozaik fëmijësh që përbëhet prej

pullave ose copëve me ngjyra të ndryshme)

Nxënësit të:

• mbajnë mend se cilët janë përbërësit kryesorë të ajrit

• kuptojnë rëndësinë e ajrit për Tokën

• kuptojnë se ajri duhet të jetë i pastër

Lojë asociacionesh, demonstrim, diskutim, zgjidhja e dilemës

Pjesa I: ajri mund të jetë … (loja me asocime)

Në tabelë vizatoni disa balona dhe filloni fjalinë: ajri mund të jetë... Lusni nxënësit që të mendojnë

fjalë dhe ta plotësojnë fjalinë. Shkruani përgjigjet e balonave: Ato mund të përfshijnë: pastër,

tejdukshëm, nxehtë, ndotës etj.

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!