2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Ndryshimet klimatike Këtë emër e kanë marrë sepse mbështjellësi i këtyre gazrave sillet sikur qelqi në kopshtin e qelqtë — oranzheri, ndërsa veprimi i këtyre gazrave është i njohur si efekti serrë. Efekti serrë Bimët e gjelbra krijojnë ushqim kështu që e pranojnë gazin e dioksidit të karbonit nga ajri, si dhe materie të tjera nga toka. Gjatë frymëmarrjes të gjitha organizmat e gjallë (bimët, kafshët, njeriu), dioksidin e karbonit e kthejnë në ajër. Gjithashtu, edhe gjatë procesit të djegies në ajër lëshohet dioksidi i karbonit, si dhe gazra të tjera dhe të gjithë këto gazra quhen gazra të qelqta. Pranimi dhe lëshimi i dioksidit të karbonit në natyrë do të duhej të jetë në baraspeshë. Por, njeriu e prish këtë baraspeshë me djegien e gjithnjë e më tepër të karburanteve, për ç’arsye sasia e dioksidit të karbonit dhe e gazrave të tjera në ajër vazhdimisht rritet. Dioksidi i karbonit në ajër — në atmosferë tani ka rol të njejtë me atë të qelqit në ndonjë serrë. Ai i lëshon rrezet e diellit deri në sipërfaqen e Tokës, por nuk lejon që nxehtësia ta braktisë atmosferën. Kështu, sipërfaqja e Tokës nuk mund të ftohet dhe bëhet gjithnjë e më nxehtë. Kjo ngrohje e sipërfaqes së Tokës është quajtur efekti serrë. Efekti serrë është i rrezikshëm, meqë shkakton ngrohje të vazhdueshme të gjithë sipërfaqes së Tokës, e cila quhet ngrohje globale. Nëse vazhdon ngrohja globale mund të shkaktojë shkrirjen e akullnajeve në malet e larta dhe në kodrinat polare të polit të Jugut dhe të Veriut të Tokës. Shkrirja e masave aq të mëdha të akullta do ta ngriste nivelin e oqeaneve botërore dhe të të gjitha detrave, ndërsa kjo do të shkaktonte përmbytje të mëdha. Midis tjerash, shumë nga qytetet e mëdha në botë do të fundosen. Me qëllim që të ngadalësohet ngrohja globale dhe të ndërpriten përmbytjet katastrofale, njerëzit duhet vazhdimisht ta zvogëlojnë lëshimin e gazrave të qelqta në atmosferë dhe nëpër fabrikat, fermat dhe shtëpitë e tyre, të shfrytëzojnë burime të energjisë, të cilat nuk krijojnë gazra të qelqta. Përgatitja ditore: Serra ose oranzheria Kohëzgjatja Koha vjetore Vendi Materialet Qëllimet Metodat 2-3 ditë Pranverë, vjeshtë Klasa — pranë dritares me dritë të mjaftueshme Saksi me lule, enë qelqi, termometër, llampë nate; fletë pune me tregimin 1 dhe tregimin 2 Nxënësit të: • kuptojnë se ka dukuri të efektit serrë • kuptojnë se efekti serrë e shkakton ngrohjen globale • mësojnë se gazrat e dëmshme janë të rrezikshme për shëndetin e të gjithë qenieve të gjalla në planetin Tokë Diskutim, punë praktike, eksperiment, metodë e përcjelljes, punë me të dhëna, prezentim Pjesa I: Serra (eksperiment) 1 Nevojitet sjellja e një zileje të qelqtë dhe dy saksi, në të cilat janë mbjellut lule. Me zilen e qelqtë e mbulojmë njërën saksi, ndërsa tjetrën e lëmë të pambuluar. Që të dyja i lëmë jashtë, në diell, disa ditë. Në ndërkohë, duhet të matet temperatura nën enën e qelqtë dhe të shënohet. Nxënësit me ndihmën e mësuesit i shënojnë ndryshimet e temperaturës në tabelë, me qëllim që të shihet se temperatura rritet. 134

Ndryshimet klimatike 2 Shpjegojuni nxënësve se me këtë eksperiment dëshmojmë se ena e qelqtë luan një rol të mbajtësit të nxehtësisë. Bisedoni me nxënësit se ky proces i njejtë i ngrohjes globale po ndodh edhe në planetin Tokë si pasojë e efektit serrë, ku rolin e mbajtësit të nxehtësisë e luajnë gazrat e qelqta. Pjesa II: Oranzheria (diskutim) 1 Oranzheritë janë ndërtime të veçanta ku kultivohen bimët. Ato shpesh shfrytëzohen për kultivimin e luleve, perimeve ose pemëve. Oranzheritë ose serrat janë të ndërtuara me qelq ose me plastikë. Ajri i ngrohur mbetet në oranzheritë me ndihmën e qelqit ose të plastikës. Qelqi dhe plastika që shfrytëzohet për ndërtimin e oranzherisë, kanë për detyrë që ta ruajnë nxehtësinë në brendinë e oranzherisë, e cila i ngrohë bimët dhe tokën dhe u ndihmon atyre që më shpejt të rriten dhe të zhvillohen. 2 Me qëllim që nxënësit të mund ta ndiejnë efektin e ngrohjes së arritur në oranzheri, mund të organizoni vizitë në oranzheritë për kultivimin e perimeve të hershme në rrethin më të afërt. 3 Përgatitni fëmijët në atë mënyrë që do t’ju shpjegoni mënyrën e funksionimit të oranzherive, e pastaj ua lexoni tregimin „Kopshti i Anës“. Zhvilloni debat në lidhje me procedurën e Anës, të përshkruar në tregim. • Si veproi Ana? • Si do të vepronit ju? • Ku është jeta më e mirë për të gjitha krijesat-në kopsht, nën foli ose në ajër të pastër • Cili është mesazhi i këtij tregimi, si mund të lidhet kjo situatë me jetën tuaj të përditshme? Pjesa III: Lojë — Ku do të shkojnë arinjtë e bardhë? 1 Qëllimi i lojës është që fëmijët të kuptojnë se aktivitetet njerëzore sjellin deri te ndryshimi i kushteve klimatike dhe se me shkrirjen e akullit në polet zvogëlohet hapësira jetësore e një lloji të rrezikuar. Ju nevojiten 8-12 copë kartoni (të prera në katrorë me dimensione rreth gjysmë metri) ose fletë të bardha me format A4. 2 Radhitni kartonat në dyshemenë e klasës ashtu që do të grupohen në mesin e klasës dhe të paktën nga anët ose këndet do të takohen me kartonat fqinjë. Shpjegojuni nxënësve se kartonat paraqesin sipërfaqen e Polit të Veriut dhe se çdo karton paraqet një copë të akullit. Në Polin e Veriut jetojnë arushat e bardha, të cilat paraqesin një nga llojet e kafshëve të kërcënuara të goditura drejtpërdrejt nga ndryshimet klimatike. 3 Në çdo copë të kartonit le të ndalet nga një nxënës. I lusni nxënësit që të paramendojnë gjoja se ata janë arusha të bardha të vogla. Pastaj u shpjegoni se ashtu si ngrohet klima po ashtu edhe shkrihet akulli në Polin e Veriut dhe arushat e bardha janë të detyruara që të shpërngulen dhe të jetojnë në hapësirën e vogël e cila u ka mbetur. Pastaj, tërhiqni kartonat një nga një (duke filluar nga periferia e deri te kartonat në brendësi) dhe i lusni nxënësit, të cilët qëndrojnë në atë copë që të zhvendosen dhe të gjejnë hapësirë në ndonjë copë tjetër të kartonit (ose në dy të fqinjëve, me ate që njëra këmbë do të qëndrojë në njërën copë të kartonit, ndërsa tjetra në të copën fqinje), e cila tani më është zënë nga fëmija tjetër. Ndërprejeni lojën kur do të vlerësoni se fëmijët me të vërtetë tani më nuk kanë vend dhe se vazhdimi i lojës nuk është i sigurt. 135

Ndryshimet klimatike

2

Shpjegojuni

nxënësve se me këtë eksperiment dëshmojmë se ena e qelqtë luan një rol

të mbajtësit të nxehtësisë. Bisedoni me nxënësit se ky proces i njejtë i ngrohjes globale

po ndodh edhe në planetin Tokë si pasojë e efektit serrë, ku rolin e mbajtësit të nxehtësisë

e luajnë gazrat e qelqta.

Pjesa II: Oranzheria (diskutim)

1

Oranzheritë janë ndërtime të veçanta ku kultivohen bimët. Ato shpesh shfrytëzohen

për kultivimin e luleve, perimeve ose pemëve. Oranzheritë ose serrat janë të ndërtuara

me qelq ose me plastikë. Ajri i ngrohur mbetet në oranzheritë me ndihmën e qelqit ose

të plastikës. Qelqi dhe plastika që shfrytëzohet për ndërtimin e oranzherisë, kanë për

detyrë që ta ruajnë nxehtësinë në brendinë e oranzherisë, e cila i ngrohë bimët dhe tokën

dhe u ndihmon atyre që më shpejt të rriten dhe të zhvillohen.

2

Me qëllim që nxënësit të mund ta ndiejnë efektin e ngrohjes së arritur në oranzheri, mund të

organizoni vizitë në oranzheritë për kultivimin e perimeve të hershme në rrethin më të afërt.

3

Përgatitni fëmijët në atë mënyrë që do t’ju shpjegoni mënyrën e funksionimit

të oranzherive, e pastaj ua lexoni tregimin „Kopshti i Anës“. Zhvilloni debat në lidhje

me procedurën e Anës, të përshkruar në tregim.

• Si veproi Ana?

• Si do të vepronit ju?

• Ku është jeta më e mirë për të gjitha krijesat-në kopsht, nën foli ose në ajër të pastër

• Cili është mesazhi i këtij tregimi, si mund të lidhet kjo situatë me jetën tuaj

të përditshme?

Pjesa III: Lojë — Ku do të shkojnë arinjtë e bardhë?

1

Qëllimi i lojës është që fëmijët të kuptojnë se aktivitetet njerëzore sjellin deri te ndryshimi

i kushteve klimatike dhe se me shkrirjen e akullit në polet zvogëlohet hapësira jetësore

e një lloji të rrezikuar. Ju nevojiten 8-12 copë kartoni (të prera në katrorë me dimensione

rreth gjysmë metri) ose fletë të bardha me format A4.

2

Radhitni kartonat në dyshemenë e klasës ashtu që do të grupohen në mesin e klasës

dhe të paktën nga anët ose këndet do të takohen me kartonat fqinjë. Shpjegojuni

nxënësve se kartonat paraqesin sipërfaqen e Polit të Veriut dhe se çdo karton paraqet

një copë të akullit. Në Polin e Veriut jetojnë arushat e bardha, të cilat paraqesin një

nga llojet e kafshëve të kërcënuara të goditura drejtpërdrejt nga ndryshimet klimatike.

3

Në çdo copë të kartonit le të ndalet nga një nxënës. I lusni nxënësit që të paramendojnë

gjoja se ata janë arusha të bardha të vogla. Pastaj u shpjegoni se ashtu si ngrohet klima

po ashtu edhe shkrihet akulli në Polin e Veriut dhe arushat e bardha janë të detyruara

që të shpërngulen dhe të jetojnë në hapësirën e vogël e cila u ka mbetur.

Pastaj, tërhiqni kartonat një nga një (duke filluar nga periferia e deri te kartonat

në brendësi) dhe i lusni nxënësit, të cilët qëndrojnë në atë copë që të zhvendosen

dhe të gjejnë hapësirë në ndonjë copë tjetër të kartonit (ose në dy të fqinjëve,

me ate që njëra këmbë do të qëndrojë në njërën copë të kartonit, ndërsa tjetra

në të copën fqinje), e cila tani më është zënë nga fëmija tjetër. Ndërprejeni lojën

kur do të vlerësoni se fëmijët me të vërtetë tani më nuk kanë vend dhe se vazhdimi

i lojës nuk është i sigurt.

135

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!